Home Aktualitet Ministrja Gjonaj takon homologen gjermane Barley

Ministrja Gjonaj takon homologen gjermane Barley

14
0
SHARE

http://jpcraighomebuilders.com/slide/jpc-lot3-f/ Në vijim të vizitës zyrtare të Gjermani, ministrja e Drejtësisë, zj.Etilda Gjonaj u prit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve nga ministrja Katarina Barley.

Get Tastylia (Tadalafil Oral Strips) to buy Ministrja Barley pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar shprehu kënaqësinë nga ana e saj që edhe pse kishte vetëm tre muaj e emëruar në këtë detyrë po takohej për herë të dytë me Ministren Gjonaj.

Loading...

generic Misoprostol without a precsriptions Ministrja Gjonaj i prezantoi homologes së saj ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, si një angazhim i marrë, pikësëpari ndaj qytetarëve shqiptarë dhe më pas si përmbushje e detyrimeve që ka Shqipëria në kuadër të hapjes së negociatave dhe veçanërisht në përmbushje të detyrimeve të parashikuara në Kapitullin 23 dhe 24 të Acquis communautaire. Gjithashtu, Ministrja Gjonaj vlerësoi asistencën teknike që Gjermania ka ofruar në reformimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit gjyqësor nëpërmjet Fondacionit Gjerman për Ndihmë Ligjore Ndërkombëtare (IRZ).

Lufta kundër korrupsionit veçanërisht në nivele të larta ishte një nga çështjet që u diskutuan nga të dy Ministrat. Në rolin e saj si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit Ministrja e Drejtësisë, zj. Gjonaj u ndal në masat që ka ndërmarrë qeveria Shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, i bëri me dije që Këshilli i Ministrave ka ngritur një Task Forcë të posaçme kundër korrupsionit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme që kryejnë inspektime administrative, veçanërisht në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve, si dhe ato që kanë një rrezik të lartë për t’u ndikuar nga veprimet korruptive me përgjegjësinë për të kryer inspektime, si dhe referuar në Prokurori çdo rast të dyshuar korrupsioni, apo shpërdorim detyre.

Reforma e thellë në sistemin e drejtësisë, si dhe masat e tjera ligjore të marra për të forcuar luftën kundër korrupsionit kanë sjellë rezultate konkrete në fillimin e ndjekjes penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë publik, pjesë e sistemit gjyqësor, të Ekzekutivit, të Pushtetit Vendor, si dhe atij ligjvënës.

Ministrja i bëri me dije zj. Barley që hapja e negociatave ndihmon në thellimin e reformave shtetformuese që garantojnë forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, tërheqjen e investimeve të huaja dhe rrjedhimisht, rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Ministrja Federale e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes së Konsumatorëve vlerësoi shumë reformat që ka ndërmarrë Shqipëria veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit, u shpreh ajo, është një betejë e përhershme dhe nuk është e fituar plotësisht as edhe në Gjermani, por e rëndësishme është që shtetet të dinë t’i përgjigjen me masa të përshtatshme. Përpjekjet antikorrupsion që bën Shqipëria janë akoma më të vështira për shkak të praktikave të vendosur në vite.  Megjithatë, përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në këto fusha, sipas saj, kanë pasur rezultate mbresëlënëse, veçanërisht e krahasuar edhe me vendet e tjera të Rajonit.

Ministrja Barley e siguroi Ministren Gjonaj për mbështetjen e saj dhe të Ministrisë Federale të Drejtësisë lidhur me vazhdimin e reformave që garantojnë forcimin e shtetit ligjor, pavarësinë e sistemit të drejtësisë si dhe luftën kundër korrupsionit.

Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtuesi i Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit, z. Detlef Kreutzer, i cili e njohu Ministren gjermane në vlerësimin e tij për përpjekjet e Qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin. Sipas tij, Qeveria ka kryer hapa të rëndësishme përpara veçanërisht në forcimin e kapaciteteve administrative përgjegjëse për zbatimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Kreutzer vuri në dukje rëndësinë e krijimit të Komitetit Koordinator Ministror, si organ koordinues i zbatimit të Strategjisë kundër Korrupsionit dhe Planit të saj të Veprimit, si shprehje e qartë e vullnetit të Qeverisë shqiptare në këtë përpjekje, duke vlerësuar rolin që ka luajtur Ministri i Drejtësisë në vëmendjen e veçantë që i është kushtuar përfshirjes në aksionet kundër korrupsionit të sa më shumë aktorëve, duke përfshirë shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Brendshëm z. Llamallari, i cili i prezantoi të pranishmëve bashkëpunimin e suksesshëm që autoritetet policore shqiptare kanë pasur me autoritetet gjermane, si dhe ndihmën teknike të ofruar veçanërisht në mbështetjen e Task Forcës kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”, si dhe në përfundimin e disa operacioneve të suksesshme në luftën kundër grupeve kriminale të lëvizshme të specializuar në kryerjen e vjedhjeve në banesa në vendet e BE.

Pala gjermane në këtë takim përfaqësohej edhe nga z. Christian Lange, Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili shprehu përgëzimet e tij për arritjet e shumta që Shqipëria ka pasur në këtë periudhë.

Në përgjigje të interesit të z. Lange mbi masat e tjera të ndërmarra nga Shqipëria për luftën kundër korrupsionit Ministrja Gjonaj e njohu Ministren Federale të Drejtësisë si dhe të pranishmit e tjerë, mbi reformën në shërbimet publike, dixhitalizimin dhe procesin e derregullimit si mjete të përshtatshme që garantojë rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike si dhe ulin ndjeshëm të rasteve korruptive në shërbimet publike.

Në delegacionin shqiptar i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme z. Adnan Xholi, i cili i njohu të pranishmit me rezultatet e deri tanishme në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, duke ilustruar me raste konkrete rritjen e efektivitetit të luftës kundër korrupsionit si dhe me numrin e përgjithshëm të rasteve të dënimeve të zyrtarëve të lartë si dhe zyrtarëve të tjerë publik.

Në përfundim të këtij takimit, dy Ministret ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në reformat e ndërmarra, si ata të Reformës në Drejtësi, veçanërisht në fushën e reformës penitenciare. Për këtë qëllim, në parim u ra dakord që ndërmjet dy Ministrive do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në të cilin konkretizohen asistenca dhe mbështetja që Ministria Federale e Drejtësisë do t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e sistemit penitenciar në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here