Home Aktualitet Projekte të reja transformuese për Durrësin

Projekte të reja transformuese për Durrësin

6
0
SHARE

buy cytotec online without prescription from canada http://jmservice.com/privacy-policy/ Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Durrës, gjatë prezantimit të projekteve të këtij qarku:

Përshëndetje të gjithëve!

Loading...

Sot jemi këtu në kuadrin e fushatës së llogaridhënies publike, një pjesë e të cilës është edhe paraqitja e projekteve për zbatim në periudhën 2018-2020. Përpara se sa të vinim këtu, ishim së bashku me kryetarin e Bashkisë dhe me deputetët në Panairin e Punës, në sheshin përpara teatrit, ku janë afishuar 1047 vende të lira pune të të gjitha kategorive me paga që variojnë nga 290 mijë lekë të vjetra deri në 700-800 mijë lekë të vjetra, me një sërë profilesh të sektorëve më vitalë të ekonomisë sonë dhe me një sërë problematikash të njohura që shfaqen në vijimësi, që lidhen me nevojën e madhe, gjithmonë në rritje të tregut të punës për të pasur punonjës të kualifikuar dhe për zanate ku kemi një mangësi të trashëguar dramatike për shkak të 25 viteve të kaluara pa asnjë sistem arsimi profesional, ku të gjithë u orientuan drejt universitetit dhe drejt një pjese të universitetit që ofronte diploma pa asnjë dije, por vetëm në këmbim të parasë.

Është një kthesë që ka nisur, sepse e shohim qartë që arsimi profesional ka filluar të japë ato rezultatet e para dhe e vërteta është se edhe në Panairin e Punës në Durrës, ne mund të konstatojmë që 80% e nxënësve që janë sot duke vazhduar arsimin profesional me një sistem të reformuar ku arsimi profesional zhvillohet pjesërisht në klasë dhe pjesërisht në kompani, janë të prenotuar nga kompanitë për të vazhduar të jenë të punësuar në kompani, madje dhe nxënës të viteve të para që sot kanë marrë garancitë nga kompanitë që do të thithen prej tyre dhe do të jenë punonjës të rregullt. Është një sfidë e madhe dhe është një detyrim në vazhdimësi që ne të rrisim volumin e aktivitetit të arsimit profesional dhe t’i orientojmë sa më shumë të rejat dhe të rinjtë drejt arsimit profesional, ku, jo vetëm kanë një mundësi më shumë për tu punësuar më shpejt, por mund të bëhen gjatë rrugës edhe sipërmarrës të vegjël edhe sipërmarrës të mëdhenj.

Përpara se sa të vinim në Durrës, dje doli edhe rezultati shumë pozitiv i uljes për herë të parë të papunësisë nën 13% pas 22 vitesh. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që kanë skepticizëm, mosbesim, që kanë edhe një lloj reagimi agresiv ndaj progresit që ne po bëjmë kundër papunësisë dhe për rritjen e punësimit, sepse është e vërtetë që ka disa aspekte të punës sot në Shqipëri që meritojnë një adresim të qartë në sensin e cilësisë së kontratave mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, në sensin e krijimit të kushteve sa më të mira të punës, në sensin e garancive që duam për punonjësit. Po ashtu, është e qartë që pagat e ulëta në Shqipëri janë ende shumë të ulëta, por kjo nuk është vetëm në Shqipëri, është në të gjithë rajonin dhe lidhet me produktivitetin e ekonomisë, lidhet me kapacitetin e burimeve tona njerëzore dhe lidhet me orientimin e ekonomisë drejt disa sektorëve, ose drejt disa aktiviteteve dhe veprimtarive që shfrytëzojnë pikërisht koston e ulët krahut të punës, duke qenë një krah pune me mangësi në aspektin e kualifikimeve.

Ama, nga ana tjetër, pa thënë në asnjë mënyrë se ekonomia është në lulëzim, duhet të themi, – nuk kuptoj pse një pjesë e njerëzve nuk duan ta pranojnë, – që ekonomia është në një kthesë, është një kthesë që ka nisur, është një kthesë e vështirë, është një kthesë e gjatë, por ekonomia është në një kthesë dhe këtë e dëshmojnë të gjithë parametrat me të cilat matet ekonomia. Faktikisht, shifra e re e papunësisë, që është një rekord historik pas 22 vitesh, pasqyron, as më shumë, as më pak, por raportin e mëparshëm të Bankës Botërore që nënvizon se në rajon, Shqipëria ka bërë progresin më të madh për sa i përket luftës kundër papunësisë dhe rritjes së punësimit.

Thënë të gjitha këto, ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm dhe ende të pashfrytëzuar në tërësinë e vet për çfarë mund të na sjellë në kuptimin e ekonomisë, të rritjes së të ardhurave dhe të rritjes së punësimit që është turizmi. Ishim së bashku me Blendi Klosin, me Vangjushin dhe me deputetët e Durrësit në çeljen e një tjetër strukture me 5 yje përpara disa ditësh dhe dje vizituam së bashku edhe tre struktura të reja shumë mbresëlënëse që janë shenja kuptimplota të kalimit të investimeve në turizëm dhe të kalimit të një niveli më lart, të ambicieve për turizmin, 3 struktura që janë ndërtuar së fundmi, një hotel shumë mbresëlënës këtu në fillim të plazhit, një hotel tjetër më thellë dhe pastaj edhe agroturizmi në “Kodrën e Kuajve” që ka marrë një zhvillim shumë mbresëlënës.

Janë shenja domethënëse për rritjen e punësimit dhe për rritjen e të ardhurave, sepse bëhet fjalë për struktura që ofrojnë akomodim për turistë të huaj, kryesisht turistë nga vendet nordike. Rritja e numrit të turistëve nga vendet nordike është një shenjë shumë inkurajuese për jo vetëm fuqinë atraktive që po fiton Shqipëria hap pas hapi, por edhe për një turizëm më cilësor, ku neve përsëri na duhet të punojmë shumë fort për të përgatitur njerëzit, sepse një turizëm më cilësor kërkon edhe shërbime më cilësore, kërkon edhe njerëz të kualifikuar në të gjithë zinxhirin, që nga recepsionistët deri në kuzhinë dhe deri tek menaxherët.

Politika e nxitjes së rritjes së fuqisë në pjesën e sipërme, duke u përpjekur të tërheqim investitorë për hotele me 4 dhe 5 yje që sjellin shumë më tepër para për një numër shumë më të vogël turistësh dhe që garantojnë një punësim me paga më të larta po fillon të japë rezultate. Jemi përditë në kontakte, kemi përditë interesime dhe në ditët në vijim, së bashku me Ministrinë e Turizmit kemi një aktivitet për të kontaktuar dhe për të prezantuar atë fashën e parë të të interesuarve që, tanimë kanë hyrë në një fazë të avancuar të projekteve dhe bëhet fjalë për emra të mëdhenj, për kompani që deri përpara pak vitesh as nuk mund të imagjinonim se mund të vinin në Shqipëri.

Sidoqoftë, ky është njëri aspekt. Aspekti tjetër është domosdoshmëria për të vazhduar përmirësimet në infrastrukturë.

Kemi nisur projektin e mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare. Më në fund, pas kaq shumë vitesh, kemi një projekt serioz mirëmbajtjeje dhe do të shikojmë që rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura në vijimësi, por rruga Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që thjesht meriton mirëmbajtje, është një rrugë që ka tanimë domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut, ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes, në aksin ekzistues me pagesë, ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi shumë të rëndësishëm dhe të degraduar në maksimum për kaq shumë vite, Tiranë-Ndroq-Plepa që hap dhe një perspektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit, ku aty ka disa shenja të para dhe ku ka peizazhe dhe potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin.

Po ashtu, standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhine, që ju e dini më mirë se unë, vazhdon të mbetet problematike, është një objektiv, siç është një objektiv, por një vepër për t’u realizuar, rehabilitimi i plotë i rrugës Durrës-Shijak, sistemimi i segmentit Fushë Krujë-Milot-Morinë, si dhe vendosja e një sërë mbikalimesh në aksin Thumanë-Milot, ku paralelisht do të nisë edhe projekti i shumëdiskutuar për shumë vite, Kashar-Thumanë. Si pjesë e paketës së rindërtimit të aksit në zonën Tiranë-Durrës do të jetë edhe rruga e re, tërësisht nga e para, Kashar-Rrogozhinë që do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit dhe do të krijojë një situatë krejt të re nga pikëpamja e infrastrukturës, ku përfshihet edhe rindërtimi dhe plotësimi me të gjithë veprat e artit të munguara për të garantuar lëvizshmëri të shpejtë dhe të sigurtë i aksit Rrogozhinë-Fier, bashkë me by-pass-in e Fierit që fillon, shpresoj, më në fund, për të përfunduar në shtator, deri përpara sezonit të ardhshëm turistik.

Foli zëvendësministri i infrastrukturës për hekurudhën. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin dhe me Rinasin, një linjë cilësore e standardeve europiane, një investim shumë i rëndësishëm që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturën hekurudhore me të cilën nuk është marrë kush për më shumë se çerek shekulli, për të rehabilituar linjën nga Durrësi në Pogradec dhe drejt Linit, duke fuqizuar shumë Portin e Durrësit, si një pikë fundore dhe duke bërë që të rritet ndjeshëm kapaciteti i Portit për të ndikuar në ekonomi.

Jemi në diskutime për sistemin e terminaleve të krocereve, sepse sot, edhe pse në Durrës vijnë e ndalojnë, në Sarandë vijnë e ndalojnë nuk kemi asnjë terminal për krocera, ndërkohë që interesimi për të vizituar Shqipërinë me krocera është i jashtëzakonshëm. Kështu që Durrësi është pika e parë ku do të ndërtohet dhe terminali i parë i standardeve europiane, njësoj si një terminal aeroporti, në kuptimin e funksioneve dhe të shërbimit të pasagjerëve.

Foli pak zëvendësministrja e Shëndetësisë për çka po bëjmë në aspektin e shërbimeve shëndetësore. Besoj që fillimi i punës për të ndryshuar më në fund situatën në Pediatrinë e Durrësit që është një skandal, do të na japë shumë shpejt një godinë tërësisht ndryshe dhe një shërbim tërësisht ndryshe për më të vegjlit në një pavijon Pediatrie model dhe në të njëjtën kohë, përveç furnizimit me një sërë aparaturash të munguara për kaq shumë vite, dua të sjell në vëmendje, se në spitalin e Durrësit tanimë është vendosur centrali i sterilizimit dhe është furnizuar spitali me të gjithë instrumentet kirurgjikalë të fjalës së fundit të teknologjisë që sjellin një garanci të re për të gjithë pacientët që kalojnë përmes sallave të operacioneve. Llogariteni, në Shqipëri bëhen afro 50 mijë operacione në vit dhe raporti i fundit që na shtyu të marrim dhe vendimin për të ndërtuar një partneritet Publik-Privat për instrumentet kirurgjikalë thoshte se, më shumë se gjysma e operacioneve përfundojnë me infeksione post operatore që nuk kanë lidhje fare me mjekun, por kanë lidhje me nivelin skandaloz të sterilizimit dhe të instrumenteve kirurgjikale të një moshe 30-40-vjecare dhe të një procesi sterilizimi po kaq të vjetër dhe tërësisht të papranueshëm.

Ripërtëritja e të gjithë sistemit të sterilizimit dhe të të gjithë instrumenteve kirurgjikalë do të sjellë uljen drastike të infeksioneve post operatore dhe aty ku ka ndodhur e ka sjellë tanimë këtë reduktim të këtyre infeksioneve.

U fol për Ujësjellësin. Jam shumë, shumë i kënaqur dhe më besoni që, fjala “i kënaqur” më vjen shumë rrallë, por jam shumë i kënaqur për faktin që më në fund, në maj të vitit të ardhshëm do të ketë mbaruar odiseja shumë-dhjetëvjeçare e këtij qyteti dhe e banorëve të gjithë kësaj zone për ujë të pijshëm. Durrësi do të ketë një sistem uji të pijshëm të ri, modern dhe me shërbim cilësor. Sikundër sot, më në fund, jemi në një fazë kur po ndahemi nga ujërat e zeza në det. Faktikisht, qysh nga zona pranë Shkëmbit të Kavajës dhe deri këtej nuk kemi më derdhje të ujërave të zeza në det. Të gjitha ujërat e zeza tanimë janë të kanalizuara dhe ndërkohë jemi në fazën e dytë të ndërtimit të kanalizimeve dhe që tani në këtë pjesë që thashë ka një ndryshim shumë të ndjeshëm të cilësisë së ujit, që me thënë të drejtën është shumë sekëlldisës kur mendon se me çfarë uji janë larë dhe kanë kaluar pushimet miliona e miliona njerëz në 20 e kusur vitet fundit.

Sidoqoftë, pa ju lodhur më shumë, dua të fokusohem edhe tek transformimi në Bashkinë e Durrësit. Shpresoj shumë që maskarada e organizuar politikisht dhe përmes disa sharlatanëve që vetëquhen mbrojtës të ambientit për të bllokuar një nga projektet, që jam i bindur, nesër kush e ka kundërshtuar do ta mohojë që e ka kundërshtuar dhe do të skuqet, – por për t’u skuqur jo xhanëm, se këta nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut – kur Veliera të jetë e përfunduar. Është një ndërhyrje nga ato ndërhyrje që transformojnë jo vetëm një zonë, por transformojnë imazhin e një qyteti të tërë where to buy Topiramate  dhe shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që jo vetëm është transformuar nga pikëpamja e ndotjes, nga pikëpamja e trafikut, nga pikëpamja e shëmtisë, por është kthyer edhe në një magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Më ven shumë keq për atë që ka ndodhur! Është i turpi i atyre që e kanë orkestruar, përfshirë edhe ata që janë bërë palë me ta në të ashtuquajturin sistem të drejtësisë, duke penguar, duke bllokuar, duke mos respektuar afatet, duke u përfshirë në një histori të turpshme, në një histori që është tipike, siç janë shumë histori, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera kur ka diçka të re dhe diçka që thyen marrëdhënien me të shkuarën dhe hap një dritare për të ardhmen dhe ngrihen njerëz, siç ngriheshin dikur në Tiranë për parkun e lodrave dhe sot vënë kapele, vënë gjyzlykë, sepse fëmijët i marrin për dore për t’i çuar te Parku.

Shkojnë te parku si diversantë që të mos duken që janë po ata që shkojnë atje për ta penguar ndërtimin e parkut të lodrave, siç do vijnë me kapele dhe me gjyzlykë në stadium që të mos i kuptojnë që janë po ata që kundërshtonin transformimin e stadiumit kombëtar nga një supermarket qenefesh kolektive, në një stadium të standardeve më të larta europiane dhe në një nga stadiumet më të bukur të Europës dhe të mos vazhdoj kështu me shembujt e tjerë.

Ne duam që të përfundojmë Velierën. Duam që të transformojmë shëtitoren bregdetare të Durrësit dhe ta bëjmë atë të të njëjtës cilësi dhe të njëjtit standard me shëtitoren bregdetare të Vlorës, apo të Himarës dhe është plotësisht e mundur të krijojmë një energji komplet të re midis Velierës këtu në hyrje, sfinksit në fund dhe pastaj edhe në drejtimin e detit me terminalin e pasagjerëve të kroçereve që do të kenë kartëvizitë Velierën e Durrësit.

Nëse Veliera do kishte përfunduar, Shqipëria nuk do kishte 3, por do kishte 4 finalistë për çmimin e madh europian për hapësirën më të bukur publike të vitit 2017. Kemi Sheshin Skënderbej, kemi Lungomaren e Vlorës, kemi shëtitoren bregdetare të Himarës. Duhet të kishim katër. Janë 470 qytete europiano – perëndimore dhe të vendeve të reja anëtare të Bashkimit Europian në konkurs dhe ne jemi vendi i vetëm që kemi 3 finalistë. Llogariteni që, të treja këto projekte, sheshi Skënderbej, Lungomarja e Vlorës, shëtitorja e Himarës kanë qenë që të treja të mallkuara nga këta që orkestrojnë këto maskaradat e mbrojtjes së identitetit dhe që flenë rehat kur shikojnë ujëra të zeza, kur shikojnë qenefe dhe kur shikojnë rrënoja apo thuajse rrënoja, ndërkohë që hidhen përpjetë dhe bëhen të gjithë bashkë sapo shfaqet një projekt i ri për të sjellë një transformim të rëndësishëm.

Po kështu, do të fillojmë një ndërhyrje këtë vit për një bllok në plazh, në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës që do ta transformojmë tërësisht si një model për t’u aplikuar përgjatë të gjithë vijës bregdetare të Durrësit, me rrugët e brendshme, me ndriçimin, me sistemin e pastërtisë e kështu me radhë.

Meqë jemi te pastërtia, dua ta mbyll me pastërtinë. Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Ka qenë një zonë e tillë historikisht, por ka qenë një zonë në një territor shumë larg vendeve të banuara, ndërkohë që sot është e rrethuar nga zona të banuara, sepse Durrësi është zgjeruar shumë dhe aty është tamam skena e në apokalipsi që do të mbyllet, besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, për t’u kthyer në një park të madh të qytetit për fëmijët, për të moshuarit dhe në të njëjtën kohë do të riorganizohemi që mbetjet e qytetit të Durrësit të trajtohen në impiantin e Tiranës dhe impianti i Tiranës praktikisht të trajtojë mbetjet e qarkut të Tiranës dhe të qarkut Durrës bashkërisht.

Sigurisht këtu ka një çështje llogarish dhe kostosh, por është më e rëndësishme kostoja që krijohet përditë në shëndet dhe në mjedis, sidoqoftë dhe që lidhet edhe me një element tjetër, me qeset plastike. Ne ishim aty sot dhe e vizituam atë skenën apokaliptike dhe është e tmerrshme të mendosh se çfarë po i bëjmë ne prej 20 e kusur vitesh këtij vendi që ia kemi borxh fëmijëve tanë, se kështu thotë një fjalë shumë e bukur, “atdheu është pasuria që e kemi marrë borxh nga fëmijët tanë”, pra, që nuk është në të drejtën e një gjenerate që ta trajtojë sikur është pasuri për t’u shfrytëzuar e për t’u bërë rrush e kumbulla pa menduar për ata që vijnë mbrapa.

Ne po studiojmë një vendim radikal për ta kthyer Shqipërinë në vendin e parë europian, por jo në botë, ku ndalohen rreptësisht qeset plastike të çdo lloji dhe ku jo vetëm nuk mund të përdoren së brendshmi, por nuk mund të hyjnë as nga jashtë, as me avion, as me rrugë tokësore, as me rrugë detare. Çdo pasagjer që hyn në Shqipëri duhet të mos fusë qese plastike. Është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm që e kanë marrë vende të varfra, e kanë marrë dhe vende të pasura. E kanë marrë dhe në Ruanda, pas një llahtarie gjenocidi dhe në kulmin e varfërisë dhe iu është kthyer në një rritje eksponenciale të turizmit, e ka marrë dhe Kanadaja, Kebeku (Québec). E ka marrë edhe Kenia e ka marrë edhe Los Angeles-i. Kjo është rruga besoj dhe ne do të marrim një vendim në javët në vijim, do ta bëjmë publik, do të lëmë një kohë që të gjithë të përgatiten për të ndërruar stil jete kur shkojnë nëpër dyqane. Qeset plastike duhet të zhduken njëherë e mirë nga ky vend, të paktën për një gjeneratë.

Ideja që do edukohemi, do sensibilizojmë, do bëjmë projekte me shoqërinë civile, do marrim lekë këtu, do marrim lekë atje, do harxhojmë lekë këtej, lekë andej për trajnime, për seminare, – se njerëzit këtu duhet ta kuptojnë më në fund që të jesh patriot është në radhë të parë të mos bësh pis vendin tënd kur del nga shtëpia dhe të paguash taksat dhe pastaj është që të marrësh flamurin dhe ta tundësh në stadium – nuk na ka çuar gjëkundi për 30 vjet dhe nuk besoj se do të na çojë gjëkundi edhe për 20 vjet të tjera nëse nuk ecim me shpejtësi dhe nuk e presim me shpatë këtë nyje gordiane që po i merr frymën fëmijëve tanë dhe rrezikon të degradojë vit pas viti dy pasuri të mëdha që ne kemi: ujin dhe tokën.

Helmet që prodhon ajo fushë plehrash atje, që t’i thuash fushë plehrash i bën një kompliment shumë të madh, se ajo as fushë plehrash nuk mund të quhet, është më keq, në ujërat nëntokësore dhe në të gjithë tokat rreth e rrotull ka një kosto të pallogaritshme.

Ne duhet ta bëjmë këtë gjë, sepse po nuk e bëmë ne, jo këtë, por po nuk i bëmë ne të gjitha këto nuk ka kush i bën tjetër në këtë vend. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne as nuk ka dhe as nuk ka për të pasur edhe për shumë vite me radhë.

Shumë faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here