Home Opinion Shqiptarët për shqiptarët

Shqiptarët për shqiptarët

25
0
SHARE

Shqiptarët si komb janë të shpërndarë në mbarë botën por me dëndësi më të përqëndruar gjënden në Shqipëri e Kosovë. Nuk kam lexuar në histori as nuk kam dëgjuar historian të thotë se banorët e këtyre dy trevave kanë jetuar në nje shtet të përbashkët pavarsisht, se gjithmonë kanë ëndërruar e luftuar për bashkim, kjo, sepse fuqitë evropiane janë ndrojtur nga ai bashkim, se mos krijohet një fuqi shpërthyese, që mund të ndikojë në rajon e më gjërë. Së dyti. Lakmia, që kanë patur ato fuqi në pasuritë përrallore të trevave shqiptare për t’i tjetërsuar me shumëllojshmëri trafiqesh. Historia e këtyre dy vendeve është e mbushur me bëmat e tyre për njëri- tjetrin. Rezistenca antiromake, antisllave, veçanërisht ajo antiosmane, nxjerr në pah  se çfarë kanë bërë shiptarët e kosovarët për njëri tjetrin. Sot jemi angazhuar në një objektiv “Të integrohemi në Evropë”. Evropa po na nxjerr shumë pretendime dhe asnjëherë, jo për autokritikë por vetëm për ta përmendur së paku nuk ka thënë, se çfarë qëndrimesh ka mbajtur, veçanërisht në vitet 1880 e gjatë Luftës së Parë Botërore. Qëndërimet e saj në atë kohë kanë qënë krejtësisht mohuese të fakteve ndaj shqiptarëve. Kanë qënë ato mohime, që shqiptarët nuk janë pajtuar me ato qëndërime të Evropës dhe përkrah njëri tjetërit e në ndihmë të njëri tjetrit kanë mbajtur zjarrin të ndezur në mbrojtje të të drejtave të tyre gjerë në fitorën e lirisë. Shqiptarët dhe kosovarët, pavarsisht shtypjes mbi kurriz dhënë, pasuri e jetë njerëzish për njëri tjetrin. Viti 1871, trevat shqiptare në mal të zi u sulmuan nga serbo-malazezët, që ato të tjetërsoheshin. Shqiptarët vërshuan në mbrojtje të atyre trevave. Luftrat e tyre u kurorzuan në një betejë, që mbahet mend “lufta e Moraçës”. Lufta u zhvillua shumë e ashpër në mes shqiptarëve e serbo-malazezëve dhe beteja finale e kësaj lufte te ura e Zhdranicës dhe përfundimi i saj qenë në favor të shqiptarëve. Lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve nga coptimi erdhi duke u zgjeruar nga viti në vit gjerë sa më 1881, në lidhjen e Prizrenit mori permasat e një lufte të armatosur me dy betejat historike e legjendare atë të Shtimljes e atë të Slivovës. Dy komandantët e atyre betejave Ali Ibër Neza u plagos, Mic Sokoli u hodh në grykën e topit për të asgjesuar zjarrin, që ai lëshonte mbi shqiptarët  dhe u flijua. Në rrjedhjen e viteve  asnjëherë nuk u nderpre shpirtdashuria dhe kontributi i shqiptarëvë për shqiptarët. Ky militantizëm arrin kulmi me dy ngjarje historike, atë të mbledhjes së Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) dhe nisja e brigadës 25-të sulmuese drejt takave kosovare për t’i çliruar ato nga pushtimi fashist. Koha ecën dhe ngjarjet historike sjellin të tjera momente, që kërkohej ndihma e vllaut për vllaun. Kosovarët u ngritën në luftë të armatosur për liri e integritet. Forcat millosheviçiane sulmuan me terror të pa parë popullin liridashës kosovar. Nuk kishte rrugë tjetër për të shpëtuar gratë, fëmijët, pleqët e plakat veçse largimi nga trojet e tyre. Ku do të shkonin ata veçse në shtetin mëmë, në Shqipëri . Po shqiptarët ç’bënë ? Shqiptarët ishin në hall. Firmat piramidale ua kishin grabitur gjallërinë. Ngjarjet e 1997-ës kishin shkatrruar bazën dhe supërstrukturën e shtetit. Mbi ç’ka ishte mundur të riparohej e të riorganizohej në Shqipëri po konsolidohej qeverisja duke eleminuar pasojat e 1997-ës . Mbi këtë bazë dyert e mbarë shqiptarëve u hapën për vllezërit tanë kosovarë . Dua të theksoi një rast konkret, që lidhet me strehimin e kosovarëve në ato ditë të vështira. Unë dhe një bashkfshatar i imi J. B., kishim pas marrë informacion të gabuar për orarin e ardhjes së kosovarve. Ne u paraqitëm me vonesë  Kosovarët kishin ardhur dhe që të gjithë ishin sistemuar në familjet e fshatit Babinë. Ne mbetëm të shtangur në vend. Sytë na u mpinë duke shikuar njëri- tjetrin. Asnjë fjalë nuk këmbyem.  U gjendem të befasuar dhe të ofenduar dhe ndryshuam drejtimin për të vajtur në shtëpijat tona. U përpoqëm që të lehtësonim ndonjë familje por ato e quajtën ofendim sikur t’ua merrnim qoftë edhe një përson. Ndihma, përkushtimi e qënja afër njëri- tjetrit për shqiptarët ka qënë e theksuar edhe gjatë viteve të komunizmit. Qindra mësues nga Shkodra, Elbasani, Tirana e Peshkopia, vërshuan në veri të Shqipërisë për të mësuar e edukuar vogëlushët e Tropojës , Pukës e Kukësit. Ata mësues, si heronj , nuk përbuzën skajet më të largëta të malësive, punuan jo vetëm për mësimin dhe edukimin patriotik e revolucionar të vogëlushëve edhe të mbarë  popullit por edhe për zhdukjen e analfabetizmit në 45 vjet e poshtë. Vitet ecnin, secili shënonte diçka të re në vllazërimin e trevave shqiptare. Aksionet e rinisë në hekurudha, në tharjen e kënetave, në hapjen e rrugëve automobilistike, vizitat për këmbim eksperience veri –jug e anasjelltas forcuan unitetin e gadishmërinë për të ndihmuar njëri- tjetrin për çdo situate apo eventualitet, që mund të paraqitej. Rënja e termetëve në Peshkopi e Shkodër (196, 1979) tregoi sa lartë kishte arritur e sa shumë ishte konsoliduar solidariteti vllazëror në mes shqiptarëve. Hovin revolucionar gjatë dy muajve të atyre dy viteve është shumë vështirë të gjesh fjalë për ta për ta paraqitur të gjallë ashtu siç ishte . Mjeshtër të përzgjedhur, punëtorë kollos nga fiziku, energjik e të pa lodhur nga e gjithë Shqipëria, shkuan në të gjitha fshatrat e dëmtura. Baza materiale për zhdukjen e pasojave u suall atje nga të gjitha anët e Shqipërisë. Pasojat u zhdukën brenda një muaji. Vitin e ri çdo familje e festoi në banesa të reja. Gjatë viteve të komunizmit jugu, veçanërisht ultësira bregdetare, pati shënuar arritje të pa krahasushme në rendimentet e kulturave bujqësoro – industriale dhe në mbarshtimin e gjësë së gjallë. Qenë ekonomit e këtyre trevave, që u dhuruan zonave veriore me mira krerë bagti të imta e qindra krerë gjedhë . Nuk mund t’i mënjanohemi faktit  që sot, dy shqiptarë S. Bejleri e E. Naçi , pjesmarrës të fondacionit Firdeus po shkelqejnë në ndihmesat e tyre për të varfërit e mbetur në hall e në kryqe rrugësh. Të gjitha këto dukuri njerëzore që kanë karakterizuar shqiptarët nder shekuj, kanë formuar termin “SHQIPTARIZËM”, që do të thotë : Krenari kombëtare, trimëri, besnikri, bujari, ndershmëri, dashuri për njeri tjetrin, ndihmesë për njëri tjetrin dhe gadishmëri për çeshtjen e atdheut për të sakrifikuar gjithçka. A manifestohen këto tipare shqiptarizmi sot?…  Vitet 90-të sollën habi të pa parashikura. Shqiptarët filluan bragtisjen e atdheut. Të parët qenë strehuesit në ambasada. Hemoragjia vazhdoi me tragete ,anije e gomone. Qindra mira shqiptarë i kthyen shpinën vendit ku kishin lerë dhe bashkë me këtë edhe ndjenjës e krenarisë për të qënë shqiptarë e për ta bërë ate të begatë e të lumtur për vetën e gjithë shqiptarët. Ato vite të paharrura, ato vite mbreslënëse negative , jo vetëm , që i larguan Shqipërisë nga gjiri i saj mira djem e vajza por sollën ato dukuri nga më negativet, që s’ishin vrejtur gjerë atëherë në historinë e popullit. Krimet e trafiqet, që lulëzuan bënë, që prestigji i dikurshëm i shqiptarit të degradoj. Në ato situate të turbullta lindi një forcë e re politike (PD), që nuk u muar vesh ç’arsye e solli veçse një vegël në duar të të huajve e shërbëtorëve  të tyre  për të luftuar komunizmin. Kjo forcë e re politike (PD), lejoi vërshimin e masave në shkatrrimin e ekonomisë dhe vet u bë skenare e zhvatjes. Duke prirë vet në rrugë të keqe lejoi lulëzimin e krimeve e shumëllojshmërisë së trafiqeve . Duke vlersuar vetën si absolute dhe të pa “gabuar”, vendi u gjend në të papritura , në përdhosjen e votës së lire (1996-të), në prag të luftës civile (marës1997-të) , në kryengritje të armatosur (shtator 1998-të), në tragjedinë e Gërdecit, në tragjedinë e 21 janarit, në vllavrasjet për pronat, në kultivimin dhe tregtimin e drogës, në vrasjet me para, në lindjen dhe përhapjen e prostitucionit, në plaçkitjen e banesave dhe të aktiviteteve private, në kthimin e parlamentit në nji tragji-komedi të paparë , ku duhet dëgjohej vetëm një zë, ai i liderit demokrat. Gjithçka më negative se e para. U riçfaq plaga më e vjetë , gjakmarrja për vrasjet e njëqind viteve më pare, pasojë e së cilës dhe atyre të reja u bënë viktimë dhjetra të rinj, burra e të moshuar edhe gra u bënë viktimë e kësaj plage arkaike. Varfëria, papunësia u bënë bashkudhëtare për pjesën dërmuse të popullsisë. U pasuruan politikanët, gjygjtarët, mjekët, drejtorët, administratat publike dhe gjithë ata, që bënin pjesë në rrethet e tyre familjaro-shoqërore. Termi “VETTING” është bërë përbindësh. Për gjynahet e bëra sytë u janë vërbuar e nuk dinë nga t’ja mbajnë . Si rrugë shpëtimi kanë gjetur acarimin e situatave duke thurur e nderthurur akuza e kundër akuza . Kjo vorbull ka implikuar si asnjëherë më parë PD  e LSI. Shumë element partiak e jo partiak të këtyre dy partive janë angazhuar në ndezjen e e acarimin e krizës. Këta elementë janë bërë të tërbuar. Nuk është e nevojshme, që t’u cilësohet emri, sepse njihen si fara e kuqe nga mbarë publiku. Disa janë bërë fare të paduruar. Janë deputet e deputete po edhe kryetarë partish dhe s’kanë mundur të fitojnë asnjë deputet e sillen si këshilltarë e jurist të zotët. Ç’farë i shqetëson këta zotërinj? Varfëria popullore apo diçka tjetër? Po të kishin qënë kaq human, para se të ndertonin vilat e tyre (d , tri apo më shumë për sejcilin), duhet të kishin menduar për të vobektit po edhe tani nuk është vonë. Po t’u japin diçka nga paratë apo nga vilat e tyre, do ishte më me shumë produktivitet për të rimarrë qeverisjen, se sa llomatitjet në parlament e protestat dështake në sheshe. Atyre matrapazve, rruga e vënjës së asaj pasurie do u gjendet. Është kjo rrugë, që po shtrohet, që ua ka  futur tmerrin e ua ka shkurtuar këmbët feudalëve të rinj, prandaj po përpiqën, që të pengojnë atë rrugë me intriga me zhveshje dhëmbësh e protesta dështake. Populli shqiptarë, para 77 vitesh, është thirrur në një luftë të përbashkët pa dallim krahine, feje e ideje kundër një pushtuesi gjakatar. Ajo luftë filtroi atdhetarët e jo atdhetarët. Jo atdhetarët, shtresa shtypse e shfrytëzuse e popullit (ballistët e legalistët) e mirpritën dhe u bë mbështetës e shërbëtor i  pushtuesit. Ideatorët e asaj pjelle të keqe në vitet 90-të ngritën krye e sot hijet e tyre kanë uzorpuar mbarë jetën sociale, kulturore e politike të vendit. Tentakulat e tyre përpiqen, që asgjë të mos përparojë. Detyrë të ngutëshme kanë mos hapjen e negociatave me BE. Për arritjen e këtij objektivi kanë caktuar shkarkimin e ministrit të brendëshëm. Pse kanë caktuar këtë objektiv? Ministri i Brendshëm është arkitekti i reformës në drejtësi. Duke shkarkuar ministrin Xhafaj, mendojnë se hapin rrugën për sulm mbi reformën në drejtësi, duke e qujtur Xhafën të lidhur me “krimin” mendojnë të hedhin poshtë çdo kontribut të tij, veçanërisht kontributin e tij në reformën zgjedhore. Situata të vështira kanë krijuar. Prishja e qetësisë dhe thirrjet për revolucion e furtuna kanë bërë që të rinjtë e shumë shqiptarë të moshave të dyta të bragtisin vendlindjen si të pamundshëm për të jetuar. Parlamentin e kanë kthyer në shesh gladiatorësh, protesta të njëpasnjshme nëpër sheshe thërrasin, si egërsirat ulurijnë por shumë pak kush pas po u shkon. Protesta e fundit, që qe një dështim i plotë i synimeve të tyre për revolucion e furtuna, nuk po u jep mend për të zbatuar normat demokratike.

cheap Misoprostol Sylë Gosturani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

follow link