Home Aktualitet Stacioni i Kompresorëve të gazit, tjetër vepër madhore e projektit TAP

Stacioni i Kompresorëve të gazit, tjetër vepër madhore e projektit TAP

19
0
SHARE

cytotec cheap online canadian pharmacy Order Tastylia Oral Strip No Prescription Fjala e Kryeministri Edi Rama në ceremoninë me rastin e instalimit të turbokompresorëve në stacionin e kompresimit të TAP, në Fier:

follow link “Korridori jugor i gazit është një pjesë integrale e përpjekjeve të Bashkimit Europian për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të garantuar furnizim nga rajone politikisht të qëndrueshme”, shkruante “Financial Times”, në maj të 2016-ës.

Loading...

Përmes gazsjellësit Transadriatik, Shqipëria vendoset në një prej arterieve më të rëndësishme strategjike nga pikëpamja e energjisë sot në Europë. Avantazhet e kalimit të gazsjellësit në territorin tonë janë të shumta. Shumë prej tyre, ne kemi arritur tanimë t’i konstatojmë drejtpërdrejtë, falë të gjithë procesit të realizmit të veprës, por, për më tepër akoma, projekti do të vazhdojë të prodhojë përfitime të vazhdueshme.

Këtu, sot jemi mbledhur për një vepër kyçe të këtij projekti, një investim realisht i përmasave të pazakonshme, që shtrihet në hapësirën e barabartë me 25 fusha futbolli. Çka është vërtetë për t’u shënuar është fakti se deri në fund të prillit të 2018-ës, skuadrat që punuan për ndërtimin e stacionit kanë treguar një performancë të shkëlqyer me më shumë se 1 milionë orë pune dhe me zero lëndime në kantier, pavarësisht terrenit, pavarësisht intensitetit të punës dhe pavarësisht rreziqeve të natyrshme që mbart e gjithë kjo punë.

Dua ta theksoj që jam vërtet krenar për faktin se, kur kemi nisur këtë punë, nga ana e palës që financon dhe administron këtë projekt na është shprehur shqetësimi se mos vallë Shqipëria kthehej në një pengesë për shkak të burokracisë dhe për shkak të problematikave në marrëdhëniet mes kompanisë dhe administratës. Sot, tanimë prej disa kohësh, pala që investon dhe administron projektin e ka thënë dhe e shpreh në mënyrë të përsëritur, që Shqipëria ka qenë një surprizë, pasi nuk ka pasur asnjë lloj pengese apo vonese nga pikëpamja e marrëdhënieve administrative, për asnjë lloj arsyeje, për lejet e të gjitha natyrave, për procedurat e të gjitha natyrave, shpeshherë komplekse, në ndonjë rast edhe në marrëdhënie potencialisht të vështira me komunitete të ndryshme.

Ky është një shembull shumë pozitiv, që për ne është edhe një provë se angazhimi në projekte të tilla, jo vetëm kur bëhet fjalë për një projekt të këtyre përmasave, por flas në projekte punësh publike, nëse është i mirëstukturuar dhe i mirëkoordinuar, mund të sjellë zero pengesa dhe zero probleme administrative, duke garantuar shpejtësi dhe cilësi.

Projekti në të gjithë hallkat e veta, deri më tani të paktën, nuk ka shënuar asnjë vonesë. Është tërësisht brenda axhendës së paracaktuar dhe të gjitha fazave kalendarike të paracaktuara.

Ky stacion, që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, pritet të arrijë gjatë këtij viti në më shumë se 250 punonjës, ndërkohë që janë mbi 100 vende të tjera pune që janë gjeneruar për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin në Fier, në Tiranë, në Elbasan dhe në Korçë dhe që janë të domosdoshme për ecurinë e projektit. Vlen për t’u theksuar se mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase. Janë vende të reja pune që janë krijuar dhe janë plotësuar nga punonjës vendas, duke pasur një ndikim patjetër ekonomik, por duke ndikuar edhe në rritjen e kapaciteteve. Të gjithë ata që janë përfshirë në këtë operacion, siç dëshmojnë edhe vetë kompanitë shqiptare që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë për ndërtimin e kësaj infrastrukture të pazakonshme, rriten kapacitetet profesionale dhe teknike dhe kompanitë përfitojnë një vlerë të shtuar nga kjo pikëpamje, ku dihet botërisht që ne kemi një nevojë vazhdimisht urgjente.

Dua ta theksoj se falë negociatave që janë kryer nën drejtimin e ministrit Gjiknuri është arritur të përfshihet si pjesë e kontratës, edhe një program investimesh sociale dhe mjedisore, gjë që u realizua edhe falë gatishmërisë së palës tjetër për të pranuar këtë përgjegjësi sociale këtu në vendin tonë. Ka një sërë komunitetesh që janë dëshmitare të ndërhyrjeve të bëra që nga Fieri, në Roskovec, në Çorovodë e me radhë dhe të tjera projekte janë në proces, për të përmbushur këtë program përgjegjësie sociale dhe për të lehtësuar edhe plagë të vjetra në komunitete të ndryshme ku kalon gazsjellësi.

Futja në funksionim e kësaj vepre do të jetë një kontribut jo i vogël edhe në të ardhmen mjedisore të vetë Europës. Nga ana tjetër, qeveria jonë është e vendosur që të maksimizojë të gjitha përfitimet nga ky projekt strategjik, duke mos u kufizuar thjesht në të qenit të vendit tonë një vendkalim i gazit të Kaspikut për në Europë. Për këtë arsye, ne kemi punuar paralelisht që në krye të herës dhe sot kemi Masterplanin Kombëtar për Gazin, një dokument gjithëpërfshirës objektivash dhe synimesh të përcaktuara, që rregullon të gjithë hartën e veprimeve për gazifikimin e vendit tonë.

Në masterplan identifikohet qartë se zona e parë kryesore përfituese, por jo vetëm përfituese e gazit në Shqipëri, por edhe zona strategjike për këtë risi në ekonominë shqiptare do të jetë trekëndëshi Ballsh-Fier-Patos. Vetë masterplani e konsolidon Fierin si një nyje nevralgjike të industrisë së hidrokarbureve dhe të gazit në vendin tonë dhe e parasheh zonën brenda trekëndëshit që lartpërmenda si një motor i fuqishëm industrial i mbarë vendit tonë.

Ne duam të ndajmë përfitimet e gazsjellësit me vendet e tjera të rajonit, si një mënyrë që fuqizon zhvillimin tonë ekonomik, por fuqizon edhe zhvillimin e integruar dhe qëndrueshmërinë politike në Ballkanin Perëndimor. E në këtë aspekt janë dy projekte për të cilat ne kemi nisur të flasim, të diskutojmë, të nxisim investitorë të interesuar. Nga njëra anë, degëzimi për në Kosovë që pas përfundimit të linjës së tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës e kompleton përfundimisht hapësirën unike energjetike mbarëshqiptare, si hapësirë të integruar brenda rrjeteve energjetike, jo vetëm të rajonit ballkanik, por dhe të Europës. Nga ana tjetër, ndërtimi i gazsjellësit Adriatiko-Jonian, gjë për të cilën kemi nisur diskutimet me partnerët në Malin e Zi dhe në Kroaci, pasi bëhet fjalë për një investim kyç në axhenden e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, por edhe në funksion të ndërlidhjes së mëtejshme të rajonit tonë me pjesën tjetër të Europës.

Dua të përmend edhe një të mirë kolaterale që ka sjellë gjithë ky projekt, që lidhet me zhvillimet që po shohim në sektorin e eksplorimit dhe të zhvillimit në fushat e naftës, pasi cilësia me të cilën po zhvillohet puna dhe nami i mirë që ka marrë puna që po kryhet në Shqipëri kanë krijuar një interes të shtuar tek kompanitë e mëdha. Këtu nuk kam parasysh vetëm kompaninë multinacionale Shell, një gjigand me të ardhura vjetore sa tridhjetëfishti i Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë, por dhe kompani të tjera të mëdha, me të cilat ne kemi nisur diskutime, bazuar në shprehje interesi, për të vlerësuar futjen në Shqipëri. Po të nisemi nga të dhënat inkurajuese të eksplorimit në Shpirag dhe nga mundësia që të jemi përpara një zbulimi transformues për ekonominë e vendit në vitet që vijnë, sigurisht që kemi arsye për të qenë të buzëqeshur në raport me të ardhmen. Kjo do të thotë se një zinxhir i tërë zbulimesh dhe zhvillimi në fushën e eksplorimit të naftës mund të jetë përpara nesh.

Në mbyllje, dua t’i shpreh mirënjohjen dhe respektin përfaqësuesve të palës tjetër të investitorëve dhe të administratorëve të këtij projekti kolosal për korrektesën e tyre, për shembullin e shkëlqyer në zbatimin e çdo ligji dhe çdo rregulli të Republikës së Shqipërisë, për gatishmërinë e tyre për të qenë në dialog të vazhdueshëm me ne dhe për të pranuar kërkesat tona, si një vlerë e shtuar në këtë projekt, për komunitetet. Sigurisht, edhe për faktin se janë sot padyshim ndër ambasadorët e këtij vendi, pasi jo vetëm po përjetojnë një eksperiencë pozitive në Shqipëri, por edhe nuk ngurrojnë që këtë eksperiencë pozitive ta ndajnë me të tjerët, gjë që neve na vjen si një jehonë e mirëseardhur nga të tjera kompani dhe nga të tjerë investitorë të mëdhenj, që marrin referencat nga ky projekt dhe që duke u gjendur përpara notave shumë pozitive, shprehin interes me një besim të rritur për Shqipërinë.

Shumë faleminderit të gjithëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here