Home Aktualitet Transformim teknologjik në Spitalin Onkologjik

Transformim teknologjik në Spitalin Onkologjik

14
0
SHARE

source link Shërbimit të Radioterapisë në Spitalin Onkologjik në QSUT i është shtuar një akselerator i dytë linear, pajisje e teknologjisë bashkëkohore për trajtimin me lazer të pacientëve me sëmundje tumorale. Investimi prej rreth 1.2 milion eurosh i qeverisë shqiptare, në bashkëpunim me Agjencinë Atomike të Vjenës, do të mundësojë trajtimin e dyfishit të personave që luftojnë me këto sëmundje, por që deri më tani duhet të prisnin për një kohë të gjatë në radhë për seancat e kimioterapisë.

source site Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në repartin e Radioterapisë për të parë nga afër këtë transformim teknologjik të Spitalit Onkologjik. “Pas instalimit të akseleratorit të parë në shërbimin dhe njësinë e radioterapisë, sot kemi instalimin e akseleratorit të dytë. Kalimi i çiftit të akseleratorëve i hap rrugën përmirësimit të të gjithë sëmundjeve tumorale nëpërmjet akseleratorit linear. Tashmë ulen ndjeshëm radhët e pritjes, pasi me një akselerator, në momentin kur kishte mirëmbajtje duhet të ndërprisnim trajtimin, por vendosja e akseleratorit të dytë, një investim rreth 1.2 milion euro i qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Vjenës bëri të mundur dhe këtë pajisje e cila është e nivelit ta lartë terapeutik,” u shpreh ministrja Manastirliu.

Loading...

go site Edhe mjeku radioterapist pohoi se futja e dy akseleratorëve, që zëvendësuan përfundimisht epokën e trajtimit të tumoreve me pajisjen e kobaltit në QSUT është një tjetër hap përpara drejt standardeve ndërkombëtare. “Aktualisht njësia e radioterapisë tashmë ka potencialin për të bërë trajtime bashkëkohore. Me futjen e teknikave të reja, në kuptimin e softëare-ve, ne arrijmë në standarde europiane dhe bëjmë të mundur trajtimin në një precizion të lartë të tumorit, gjë që më përpara nuk e realizonim dot me aparaturat e vjetra,” tha ai.

Sipas ministres së Shëndetësisë, tashmë, me akseleratorin e dytë pritet që në Shërbimin e Radioterapisë të trajtohen afro 1200 pacientë në vit. “Një pajisje trajton 45 pacientë në ditë, kështu që, dy pajisje trajtojnë rreth 90 pacientë në ditë, ose rreth 1200 pacientë në vit do trajtohen në njësinë e radioterapisë në QSUT. Ky është me të vërtetë një standard shumë i mirë. Na fut ne në ato vende me trajtime shumë të mira të sëmundjeve onkologjike nëpërmjet radioterapisë,” shtoi Manastirliu.

Transformimi i Spitalit Onkologjik evidentohet tashmë qartazi edhe nga bluzat e bardha, të cilat shprehen se në kaq pak vite ndryshimi është shumë i madh. “Më bëjnë sytë mua, apo këtu është botë tjetër komplet nga c’ishte para 4 vjetësh?” – pyeti kryeministri Rama një prej mjekeve onkologe, e cila sivjet mbush plot 35 vite në këtë pavijon. “Sigurisht! As nuk diskutohet fare! Patjetër! Sidomos pjesa e radioterapisë është një ëndërr. Vërtetë që në shikojmë një ndryshim super të madh,” – pohon ajo. Sipas Kryeministrit Rama, jo më larg se 4 vite më parë ky spital ishte vërtet në gjendje mjaft të rënduar. “Këtu ishe një depresioni paparë. Kuptohet që gjërat nuk mund bëhen të gjitha përnjëherë, se ka akoma gjëra, por, të flasësh sot për Onkologjikun dhe për trajtimin dhe të harrosh që 4 vjet përpara këtu ishte një paradhomë e botës tjetër…!” deklaroi ndër të tjera Kryeministri.

Në këtë spital është zgjidhur përfundimisht edhe problemi i trajtimit me herceptinë, medikament i domosdoshëm për trajtimin e tumoreve të gjirit, i cili tashmë është përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme dhe jepet falas për pacientët. “Unë ciklet i kam bërë në Itali. E kam filluar herceptinën që në tetor dhe duhet ta vazhdoj për një vit. Herën e parë e kam bërë me venozë, kurse sot, në dac komoditeti këtu, në dac të gjitha, janë si në Itali,” shprehet një nga pacientet.

Shefja e Repartit të Kimioterapisë shprehet se tashmë pacientët e rretheve nuk kanë më nevojë të vijnë në QSUT, pasi herceptina do të ofrohet edhe në spitalet kryesore rajonale, gjë për të cilën po kryhet edhe një trajnim i mjekëve përkatës. “Jemi në një situatë shumë të favorshme, që nga rimbursimi i herceptinës. Kjo na e shtoi shumë lehtësinë në aplikimin për pacientët e Tiranës, por edhe të rretheve, sepse tashmë funksionojnë rregullisht kabinetet e rretheve të mëdha, ku kemi preferuar të çojmë pjesën më të madhe të herceptinës, duke qenë se rastet që ata kanë janë më të pakta dhe nuk ka mbetje të ilaçit që të shkojë dëm. Ndërkohë sot po bëjmë dhe trajnimin e mjekëve dhe personelit, kabinetit të rretheve për mënyrën e aplikimit,” shprehet ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here