Home Opinion Vetmia dhe pleqëria, të burgosur pa gjyq!

Vetmia dhe pleqëria, të burgosur pa gjyq!

28
0
SHARE

click Ne, gjeneratat e kaluara, të moshuarit, zinin rolin e udhëheqësit në familje, ku njihesh autoriteti i tij, përvoja dhe mënçuria. I moshuarim pra më i vjetri i familjes, quhesh ”Zot shtëpie”. Ai drejtonte antarët e familjes duke i caktuar detyrat sejcilit në mbarëvajtjen familjare dhe disa nga vëllezërve dhe djemve u jepte detyrë; si psh njerit  për bunë bujqësie, tjetri për të punuar tokën për të siguruar bukën, një tjetri bari për të kullotur bagëtitë; grave e nuseve, më e moshuara zonjë shtëpie dhe të tjerat për të mbushur ujë tek burimi me boljera; dikujt për të siguruar drurë nga pylli, një tjetër do të shkonter në mulli  për të bluar misër apo grurë, me të vegjlit ruanin bagëtitë e imta, pra, çdo anëtar i familjes kishte detyrën e tij, prandaj dhe familja kishte harmoni të plotë.

go to site Por me ndërrimin e sistemeve, ndryshoi çdo gjë. Filozofi i madh K. Marksi thoshte: “në kapitalizëm brezat janë në kontraditëë jo antagoniste” por, fatkeqësisht tek ne 28 vitet e ashtuquajtura “demokraci”  ndodh e kundërta: nga joantagonizëm, është kthyer në antagonizëm të plotë, mungesë respekti për moshat deri në tragjedi. Në një thenie tjetër të Marksit thuhet: “motoja kapitaliste është paraja, gjithçka paraja dhe si pasojë nuk ka harmoni njerëzore mes të afërmeve të një gjaku”. Faktet ogurzeza po na tregojnë në kronikat e zeza kur vret vellai vëllanë, djali-babain. P.sh: më 27 Maj, në Ishullin Zakynothës të Greqisë, ku djali 26 vjeç vret tbabain e tij shqiptar 70 vjeç me armë gjahu. E sa e sa vrasje janë bërë këto 28 vjet deri dhe gratë e vajzat të ekzekutuara me prerje koke; shumë oficere policie në detyrë  të vrarë nga kriminelët e PD etj. etj.

Loading...

watch Por ka edhe më keq. Për një pëllëmbë tokë, babai vret djalin dhe e kundërta, apo për një gardh apo një rrugëc  shuhen jetë njerëzit. Të gjitha këto tragjedi vijnë nga shkaku se në filozofi thuhet: shkaku nxjerr pasoja. Shkaku është se janë ato drejtues shqiptar që hapën dyert e depovee të armatimit në mbarë Shqipërinë e askush deri më sot s’është gjykuar për këtë tragjedi ndaj  qindra e qindra shqiptarëve të pafajshëm të vrarë. Shkaktarët e këtyre tragjedive lë vizin të lirë, por drejtësia akoma nuk i ka kapur e dënuar fajtorët. Ishallah Vettingu, SHBA e BE na e sjellin drejtësinë.

Le të dalim tek tema që dua të trajtoj në këto rreshta: të moshuarit, pleqëria e vetmia. Eriksoni, Psikolog me përmasa Botërore thotë: “Dëshpërimi nuk është një component i domosdoshëm i kësaj faze të jetës, është strategjia parandaluese më e suksesshme”. Ja disa këshilla: 1.Angazhohuni në aktivitete vullnetare që ju bëjnë të ndjeheni të dobishëm ose ndonjë hobi tjetër; 2.shoqërohuni me të moshuarit e tjerë në hapësirat e dedikuara; 3.përpiquni të mësoni diçka të re për të mbajtur mendjen në lëvizje dhe për të shmangur stacionet e proceseve mendore; 4.Kërkoni një ekuilibër mes stilit të vjetër dhe të riut nëpërmjet veprimtarive që veprojnë si një urë midis dy fazave të jetës… Vetmia, psikologjia dhe pleqëria, (Erikson), tregojnë një shqetësim të ri, i cili me rritjen graduale të plakjes së popullsisë, po tenton të rritet. Keto tre komponentë tregojnë rrezikun e një humbje sociale dhe emocionale të moshës së vjetër, të moshuarit sidomos pas vdekjes së njerit nga bashkëshortët (siç më ka ndodhur edhe mua), ka të ngjarë të mbeten shumë të izoluar nga fëmijët, nga nipërit e mbesat dhe antarë të tjerë të familjes, shumë larg njeri—tjetrit nëë reale dhe emocionale (aktualisht po i provoj unë vetë)…

Por unë me plot gojën, do të thosha se pleqëria e vetmuar është “nje vdekje pa mort”. Plaku ose plaka, pra gjyshi ose gjyshja, për mendimin tim do të ishin të kënaqur nga fëmijët, nipat e mbesat edhe me një mirëmengjes ose si je sot me shëndet – një gjë që fatkeqësisht nuk aplikohet nga shumica e të rinjve e të rejave . Ne pleqve, (mosha e tretë) jo se jemi konservator, por nuk na vjen mirë për disa veprime e reflekse te të rinjtë, sidomos tek të rejat, adoleshente dhe deri lart në universitete përdorimi i celularëve tërë kohës  deri vonë dhe grisja e xhinseve thela-thela e zbulimi i gjymtyrëve. Si shkak, bien nga mësimet dhe japin figurë të keqe morale-shoqërore. Për këto veprime, unë fain ia hedh familjarëve dhe mësuesve në shkolla.

Më kujtohet jeta ime, e brezit tim nëpër shkolla. Para se të hynim në klasë, na kontrollonin deri thonjtë e duarve a i kishim prerëq apo jo. Nëse kishte ndonje të parregullt, te nesermen ai duhej t’i kishte kryer detyrat që i kishte ngarkuar mësuesja kujdestare. Ministria e Arsimit dhe drejtorët e shkollave deri në Universitete, duhet të zbatojnë rregullat ndaj nxënësve e studentëve në çdo aspekt të jetës me kulturë e moral të pastër….

Një këshillë për shokët e shoqet e moshës së tretë, moshës time: me kurajo e shpresë vereni orën 12.oo; merreni jetën sit ë vijë. Kam përjetuar një shprehje jo njerëzore nga nuset kur martoheshin kur e pyesnin njëra-tjetrën: “hë u martove; a e gjete Macen e maçokun gjallë”! (vjehrrën dhe vjehrrin). Koha ka ardhur që nuset komandojnë burrat… Të vetmuarit, pleqtë e mjerë. Mjerë ne!

Një nga shkaqet e ndarjeve familjare si në historinë e hershme shekullore e deri në ditët tona, kanë ndikuar kurbeti e së fundmi eksodet. Unë kam studjuar dhe krijuar bindjen e plotë se e gjithë bota “është mbjell” me shqiptar deri në Australinë e largët. Si emërtimet, gojëdhanat deri këngët popullore, tregojnë për kurbetin: “Lëndina e Lotëve” në Korçë, ku përcilleshin kurbetçijnjtë me lot; “Kënga e Vajtimit” e rapsodit të dëgjuar Haziz Ndreu, me këngën nga Liri Rasha “Oj fusha e korabit/ ti na erdhe hakut/na ndave nga shtrati, e mjera unë, o”. Eksodi në ambasada me 2 Korrik 1990, eksodi më 6 Mars 1991, ndër to dhe djemtë e mi e mijëra të tjerë, ikën duke lënë qindra ose mijëra familje shqiptare, vetëm pleqtë, nënën e babanë. Tashmë ata vijnë kur ju jepet mundësia në vendine  tyre të lindjes, ndoshta edhe kur mësojnë mandatin e vdekjes së prindërve, ashtu siç ju ndodhi edhe 2 djemve të mi në vitin 2009, kur nëna e tyre ndërroi jetë (shoqja ime e jetës). Janë qindra pleq e plaka me  duar ne gji, pa fëmijë të ikur në Europë e në Botë. Mjerë shqiptarët që s’i mban dot  Shqipëria, vendi i tyre i lindjes!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here