Kreu Ditar 28 nëntor 1912 – 29 nëntor 1944, data të pavdekësisë së përjetshme

28 nëntor 1912 – 29 nëntor 1944, data të pavdekësisë së përjetshme

405
0

28 nëntor 1912 – 29 nëntor 1944, data të pavdekesisë së përjetshme

ZEF RROZHANI

Kur marrim përsipër të shkruajmë për të kaluarën “gërmojmë” me aq sa mundemi që t’i vemë në vendin që u takon, ngjarjeve që bënë histori dhe u shënuan me gërma të arta. Populli shqiptar ka një histori të mrekullueshme, sa të lavdishme aq dhe të paharrueshme.

A mund të shlyhen luftrat çerekshekullore të Heroit Legjendar Gjergj Kastrioti (Skenderbeut) që mbrojti të paprekshëm truallin shqiptar. Ishte Ai që bëri beteja të paimagjinueshme kundër pushtuesve osmanë, ku gjithmonë doli fitues kundër asaj ushtrie qindra mijshe me asqerë që vinin nga Anadolli. Vetëm gurët, bedena të atyre kalave të pamposhtura pot ë kenë gojë mund të tregojnë. Ato luftime të përgjakshme që bijet e shqipes e lanë me gjakun e tyre këtë truall. Dhe heroika ka vetëm një emër ku martiret e lirisë e shkruar me jetën e tyre. Oh sa jetë u shuan për këtë truall të bekuar që ka emrin Shqipëri. Pesë shekuj nën robëri osmane, asimilim i pabesueshëm – shtypje barbare, por qëndresë e pabesueshme. Dhe shqiptari nuk u shua si komb e rracë. Vendi i shqiponjave do luftonte kudo dhe kurdo për liri. Eshtë folur dhe shkruar për bijt e këtij trualli që dhanë jetën për këtë tokë, për amanetin e stërgjyshërbe.

Sejcili i njeh me emër ato që luftuan me pushkë dhe penë që u martirizuan për atdheun e tyre. Asnjë këmbë shqiptari nuk e kaloi “cakun” e vet për të pushtuar të tjerët, por për të mbrojtur vatanin po. Zëri i Atdheut ishte i fuqishëm.

Viti 2018 -28 Nëntor – 106 vjet Pavarësi. – Ismail Bej Vlora ngriti Flamurin me shkabën dykrenare. Ishte kjo një ngjarje Historike dhe Heroike. Shqipëria u shpall e Pavarur, kjo ishte një ëndërr shekullore që u bë realitet. E kush nuk u gëzua. Ai flamur i qendisur nga duart e Marigosë, u shpalos krenar.

Tani Shqipëria kishte në krye Ismail Qemalin, Dom Nikoll Kaçorrin, Luigj Gurakuqin e gjithë ata patriot – pa dallim feje. Oh ç’farë oliazhi intelektual dhe politik – çfarë dashurie për Atdhe me njerëz. Po, po, njerëz që i thonë popull që u bëri ballë vuajtje-sakrificave të pafundme, por kurrë nuk u dorëzuan. Kishte një oqean me lot gëzimi në atë ditë. Kishte një prush të pashuar dashurie dhe patriotizmi. Kishte edhe një betim që nuk do harrohej për brezat që do të vinin.

Por armiqtë e shumtë do i turreshin pa mëshirë këtij trualli. Nuk ishte më Ismail Qemali por ishte amaneti i Tij. Ndaj bijtë e shqipes nuk e harruan këtë amanet. Lufta e parë Botërore zgjoi edhe më shumë përpjekjet e shqiptarëve. Fuqitë e mëdha filluan të kafshojnë si ujqërit trupin e bukur të Nënës Shqipëri. Përsëri luftë dhe përpjekje. Trimat që nënshkruan pavdekësinë punuan dhe luftuan për të mbrojtur pavarësinë që u nënshkrua më 28 Nëntor 1912. Luftë pas lufte deri sa filloi lufta e Dytë Botërore.

Europa në flakë dhe sigurisht, Shqipëria në ofshama të tmerrshme. Pushtuesi Italian që ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri. Ishte viti 1939. Mbreti Zog ia mbathi atë 9 Prill duke marrë me vehte thesarin e mbretërisë. Tani lufta kishte marrë përmasa të paimagjinueshme. Pushtuesve italalianë do t’ia zinin vendin ato gjermanë. Sahanlëpirësit e pa skrupullt do të prisnin pushtuesit e rinj si ato të parët me nderime. Këto kolaboracionistë do bëheshin udhërrëfyesit dhe spiunët e tyre. Sigurisht pas një shpërblimi të madh. Dhe nuk ishin pak porn ë grupimet “Legalist” “Ballist” e soj e sorollop që u bënë shërbëtor të fëlliqur të pushtuesve. Por bijtë e popullit u radhitën në krah të Luftës Nacional Çlirimtare. Malet u mbushën me partizanë. Filloi një luftë e egër dhe e pabarabartë, gjermanët të paisur me topa e mitrolozë dhe me një ushtri të paisur me një egërsi dhe ambicie për të pushtuar Botën.

Por bijtë e Nënave Shqiptare, nuk e duronin nënshtrimin, pushtimin nga gjakatarët. Ato i la në vetmi ish mbreti i tyre duke i lënë edhe në varfëri totale dhe injorancë. Por Partia Komuniste e krijuar në kushte tepër të vështira, do e udhëhiqte popullin në beteja legjendare.

Ra Qemal Stafa e pas kësaj dora gjakatare do bënte punën e vet, por radhët e çlirimtarëve do shtoheshin ditë e natë. Lufta e tyre u bë më e organizuar dhe me një detyrë e një qëllim – detyra për të luftuar deri në fund dhe qëllimi për të fituar. Ishte kjo një luftë legjendare e pabesueshme, ku ky truall u la me gjakun e këtyre martirëve. Ishtin ato bij dhe bija që me luftën e tyre sollën 29 Nëntorin e vitit 1944. Shqipëria u bë zot i fateve të tija. Nga drita e pishës tek elektriku. U ndërtuan uzina e kombinate – e çfarë nuk u bë. U hapën në çdo fshat shkolla fillore e të mesme. U rrit një armatë e tërë intelektualësh. Eshtë e pamundur të përmenden gjithë ato.

28 Nëntori i Pavarësisë, është i pavdekshëm – ashtu siç është 29 Nëntori i Çlirimit 1944 që u vadit me gjakun e atyre që dhanë jetën për liri.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here