Kreu Aktualitet 28 vjet FRESSH, Balla: Mision, anëtarësimi në BE

28 vjet FRESSH, Balla: Mision, anëtarësimi në BE

173
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot djemtë dhe vajzat e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESSH) me rastin e 28-vjetorit të krijimit të këtij forumi.

Balla u shpreh se “misioni i FRESSH ishte dhe mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Nuk është aspak e rastësishme që ky orientim i spikatur i të rinjve eurosocialistë shqiptarë, u gdhend edhe në simbolin e parë të FRESSH: një lulëkuqe kuq e zi (simboli i parë i Partisë Socialiste) përkrah 12 yjeve të Bashkimit Europian”.

Sipas Ballës, “FRESSH nuk ishte dhe nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste dhe të politikës shqiptare”.

“Më 15 janar 1992 me nismën e disa djemve, vajzave, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, lindi organizata më madhe politike rinore në Shqipëri, Forumi i Rinisë Eurosocialiste”, tha Balla.

Balla tha se “sot, FRESSH është një pjesë e rëndësishme e strukturës së Partisë Socialiste në çdo qytet e fshat të Shqipërisë”. Vajza dhe djem freshistë janë çdo ditë të angazhuar në shumë iniciativa rinore e plot nisma sociale për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë apo si vullnetarë të palodhur të Shqipërisë solidare”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.