Kreu Ditar 39 vjeçari Agron Malaj, i duhet Matit!

39 vjeçari Agron Malaj, i duhet Matit!

121
0

Portret

Agron Malaj, një kuadër universal në disa shkolla e Akademi, me një përgatitje të admirueshme nga ana profesionale. Ai ka lindur ne Burrel më 16 Gusht 1980. Shkollën fillore, unike e gjimnazin i ka kryer në qytetin e Burrelit dhe më pas vazhdoi: Saga e tij studimore përfshin Akademinë Ushtarake (200-2003), Akademinë Sportive 2003-2007, studimet për master në marrëdhenje Ndërkombëtare (2007-2009); në vitin 2012 ka kryer kursin themelor të oficerit të shtabit. Mbrojtja dhe siguria janë pjesë e pandarë e karrierës së tij, gjë e cila e ka ndihmuar edhe në mbrojtjen e tezës së Doktoraturës në fushën e strategjisë dhe sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”.

Në vitin 2003, bëhet pjesë e Forcave të Armatosura në Regjimentin Komando, bashkë me vitet e eksperiencës, rritet edhe shkalla e tij e profesionalizmit duke u bërë në vitin 2007 e në vazhdim, pjesë e Gardës së Republikës në Repartin e njesisë speciale.Detyrat e caktuara janë nga më të ndryshmet, do të përmendja: Komandant grupi, zv/komandant seksioni – komandant seksioni etj. Agroni u ka shërbyer për mbrojtje dhe sigurim edhe personaliteteve të larta të Shtetit, presidentëve të Republikës, kryeministrave, kryetarëve të parlamentit, personaliteteve në rajon e të tjera funksione të ndryshme, të cilat i ka kryer me sukses.

Spikatjet e tij të larta në këtë fushë, e kanë drejtuar edhe në sektorin privat ku prej afër një dekade ka qenë drejtor për sigurinë dhe menaxhimin e kompanisë “Rozafa”. Dëshirën për punë dhe profesionalizëm, e ka shfaqur më së miri në SHRSF “Global Security” ku është edhe drejtues që prej vitit 2005. Ky trim e intelektual i mirëfilltë, ka pranuar me dëshirë kandidaturën për kryetar Bashkie në vendlindjen e tij në Qytetin e Burrelit, Mat. Eshtë një nder i madh për qytetarët matjanë të votojnë më 30 Qershor 2019, një figurë të tillë universal,  Agron Malajn, djalin e një Oficeri Madhor (Rifat Malaj), kimist i përkryer në profesion dhe udhëheqës i apasionuar si ushtarak ku ka gëzuar respekt të plotë si njeri me reputacion edhe tani, në pension, gëzon dhe e nderojnë qytetarët e Burrelit e Matit dhe kushdo që e ka njohur si ushtarak  karrierës dhe si familje e shkëlqyer, Lizdanë e Matjanë.

Pak histori për Matin: Në lashtësi kjo trevë, ka patur shtrirje gjeografike nga Selaniku deri në Gjakovë me emrin Emathia, prejardhja nga Pellazgo-Ilir. Këtë e vërtetojnë autorët antik, Homeri, Hesiadi, Hekateu, Herodoti etj. Këta autor antikë e të tjerë studiues, gjuhën Pellazge e quajnë barbare, dmth jo greke. Këta studiues kanë përcaktuar se shqiptarët janë vazhdues i pellazgëve, tek Ilirët e Arbërit janë marrë në konsideratë edhe të dhënat gjuhësore. Një argument bindës nga monografia thuhet: “Kurora Mbretërore shqiptare është më e lashta në Europë. Rrënjët e mbretërisë që në shekullin e IV p.e.r me Lekën e Madh, është dëshmuar për herët të parë si Kurorë Mbretërore  me simbolin e lashtë Pellazgo-Ilir të hyjnisë së lashtë të Dhis Almate dhe, na sjell një dëshmi të albanologut të njohur me përmasa botërore Hahm (Albanische studien. Vjenë, 1853) ku vendlindja e Lekës së Madh në një hartë që disponohesh në studimet e Hahmit, shënohesh me gërma të mëdha Vendlindja e Lekës së Madh, Fshat i Matit. Pra, Kurorën   mbretërore me brirët e Dhis Almate e ka vënë në kokë Aleksandri i madh, biri i Matit në moshën 20 vjeçare për mbarësi lufte si udhëqeqës e Mbret! Pas Lekës së Madh, Kurorën e vuri Mbreti Piro i Epirit. Më pas e vendosi i biri i Gjon Kastriotit – Gjergji (Skënderbeu, lindur në fshatin Shqefën të Matit, Hero Kombëtar). Këtë Kurorë e vuri pak kohë edhe Ahmet Zogu. Pra, tre mbretër, djem matjanë… Disa tradhëtar shqiptar, ia vunë në kokë Viktor Emanuelit të tretë, por disa trima ia hoqën dhe kjo Përkrenare ndodhet në muzeumin Botëror të Mbretërve në Vjenë…

I shkruajta këto tregime që të orientohen patriotët e mi matjanë me 30 Qershor 2019 që të votojnë birin matjan Agron Malajn për Kryetar Bashkie të qytetit të Burrelit, sepse ku intelektual i mirëfillte imiton tre mbretërit e sipërpërmendur me zotësinë e tij në çdo degë jetësore për ta bërë Matin e Burrelin  siç e dëshirojnë matjanët në çdo hall e nevojë. Votues matjanë! Votoni, votoni më 30 Qershor 2910 “Mbretin e Katërt të Matit” Agron Malën, sepse do t’ia shihni hajrin ju për mirë.

Mirë që “gomari ngordhi (Saliu), por s’na lanë mizat rehat”, thotë Nastradini! Disa nga televizorët e gazeta si psh NJEWS 24, “Klani”, gazeta “Panorama”, “Telegraf” etj. të mirëpaguar nga opozita (Saliut dhe Monikës) na nxjerrin në ekrane do burgaxhi si F. Lubonja, i biri i T. Lubonjës, ish sekretar i parë i KQ të Rinisë në monizëm dhe antar i Pleniumit KQ të PPSH! Ky zotëria, na kujton gabinat elektrike (Rrezik vdekje)… Do gazetarë të “mençur” si Y. Rakipi, A. Zhei e disa të tjerë, në veçanti në këtë televizion tek emisioni “Koha për t’u zgjuar” i drejtuar nga gazetari B. Hoxha, i cili është angazhuar të “zgjidhë” të gjitha hallet e popullit duke iu kundërvënë Qeverisë së Edi Ramës! Por ai na kujton filmin “Skënderbeu” ku plaku spiun i turqve kur fitonin ata hidheshe përpjetë i gëzuar ndërsa kur humbinin turqit, mblidhej si iriqi. Kështu vepron edhe gazetari i këtij televizioni, i cili drejton kete emision, kur telefonuesit lavdërojnë opozitën, Saliun, Lulin e Monikën qesh e gëzohet, por kur shajnë opozitën dhe kritikojnë rrugaçët, ai rrudhet si iriqi në ferr.

Të gjithë këto emra dhe të tjerë, të cilët shpifin dhe gënjejnë si psh sekretari i PD Gazmend Bardhi, prototip (pederast), që së bashku me Salih Karagjiçin planifikuan martesat Gey, gjë e cila u kundërshtuan me forcë nga populli. Gjithashtu edhe Luli, Noka, Paloka, Duma, Tabaku, Çupi e Vokshi dhe aleatët gjenerali i Gërdecit Mehdiu, plaku i Vitit të Ri, Dash Shehi, P. Vasili “zë bilbili”, Tritani i aksidentit me presh në Lushnje, nën komandën e “marshall Saliut” që imiton patriotin e tij Marshall Titon kundër Shqipërisë e shqiptarëve. S’lanë marrëzi, krim e shkatërrim pa bërë për 29 vite tranzicion. Nga frika e drejtësisë që po afron me hekura për t’i penguar duart e tyre shpejt, po i bie Europa e SHBA. Po, po, po tmerrohen, kur morën vesh planifikimin e Edi Ramës që emëroi për Kryetar Bashkie të Burrelit, trimin e intelektualin universal, matjanin Agron Malajn, i mori frika dhe kurdisën shpifje, shpifje. Ata paguan këto papagallët e lartpërmendur në gazeta e televizione, të cilët s’pushojnë duke lehur kundër të nderuarit Agron Malaj! Por populli thotë: “Qentë e zagarët që lehin shumë, nuk të hanë” sepse sa shohin e dëgjojnë emrin e “ujkut” Agron, ikin me bisht në shalë nga tmerri. Keta kriminelë, hajdut e tradhëtar, pro serb e rus, të drejtuar nga Salih Karragjiçi e Ilir Floriri e lakejt që janë pranë tyre, s’e kanë të gjatë. Ata do të japin llogari për bëmat e tyre shumë shpejt.

Si matjanë u bëj thirrje votuesve, matjanë e burrelas: votoni më 30 Qershor Agron Malën. Kriminelët që vranë 4 qytetarë pranë Kryeministrisë, Sala e Luli duan t’ia faturojnë Agronit, i cili s’ka as një presje në atë përgjakje. Po këta të çmendur si Sala, i cili disa muaj i shoqëruar nga Neurologu Ylvi Vehbiu u kurua  në Psikiatri, në Vjentë të Austrisë! Ai jua ka ngjitur çmendurinë atyre që e rrethojnë këtë plak kotiç  gështenjash. Agron Malasit, i marshin të keqen! Ai do të fitojë, kriminelët do t’i tmerroj; Burrelin e Matin do ta lulëzojë, opozitarët me gisht në gojë do të mbeten dhe helmi do t’u kullojë nga buzët e helmuara.

IDRIZ PASHA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.