Kreu Aktualitet 40 shërbime falas dhe me tarifa të reduktuara për studentët

40 shërbime falas dhe me tarifa të reduktuara për studentët

67
0

Rreth 3 mijë familje në Bashkinë e Tiranës do të përfitojnë ndihmë ekonomike. Këshilli Bashkiak miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin janar, nga ku në total përfitojnë 2924 familje. Sipas projektvendimit 2470 familje janë familje me vështirësi ekonomike, 283 prej tyre janë persona me statusin e jetimit, 5 persona që janë viktima të trafikimit, 93 janë viktima të dhunës në familje, 22 janë familje që kanë binjakë, trinjakë dhe katërnjakë dhe 48 janë fëmijë në kujdestari.

Gjithashtu u miratuan edhe disa vendime të tjera me karakter social, që i vijnë në ndihmë shumë shtresave në nevojë, siç është pagesa për PAK dhe invalidët e punës, rimbursimi i pagesës së energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe pensionistë, si dhe vendimin për trajtimin me bonus qiraje të disa familjeve që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut.

Këshilli Bashkiak miratoi edhe dy vendime në mbështetje të nxënësve dhe studentëve më të mirë të Tiranës. Më konkretisht, u votua lista e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursa për vitin shkollor 2018-2019 dhe lista e studentëve në institucionet e arsimit të lartë publik, që përfitojnë bursë shteti për vitin akademik 2018- 2019”. Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se krahas këtyre vendimeve, Bashkia e Tiranës ofron rreth 40 shërbime falas ose me tarifa tejet të reduktuara për studentët, duke theksuar se lidhur me kartën e studentëve, ajo aktualisht duhet të prodhohet nga universitetet.

“Kur kandiduam për Bashkinë e Tiranës, nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, ato kanë qenë shtetërore. Por, me ligjin e ri, përgjegjësia për prodhimin e kartës studentore është e universitetit. Kam ofruar gatishmërinë time dhe me Ministrinë e Arsimit, që nëse universitetet nuk e prodhojnë dot, të na i kalojnë ne kompetencën dhe rikthehemi te plani fillestar, ku i bën bashkia për një javë”, tha Veliaj, ndërsa listoi edhe shërbimet falas ose me tarifa të redukturara që studentët i përfitojnë edhe sot.

Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe vendimi “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”. Me anë të këtij vendimi bëhet e mundur që përveç dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking, pagesa të bëhet edhe nëpërmjet alternativave të tjera siç janë pajisjet vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme. Kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij hodhi poshtë akuzat e opozitës rreth këtij vendimi, duke sqaruar se qëllimi i vetëm i saj është lehtësimi i qytetarëve.

“Kam dëgjuar aq shumë çudira, që qartazi vijnë nga njerëz që nuk e kanë lexuar relacionin. Nuk e japim me konçesion se nuk jemi çmendur që të japim me konçesion një agjenci që mezi e krijuam, e cila po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e Tirana Parking. Por kemi pasur raste, si ai i ambasadorit tonë në Turqi, i cili thotë me të drejtë se me numrin tim turk nuk e paguaj dot parkimin me sms në Tiranës, edhe pse është shumë mirë kjo që e keni bërë me pagesë. Shumë njerëz, sidomos turistë, na kanë kërkuar që të ketë automate. Pra, thjesht kemi shtuar gamën e pagesave, siç e kemi bërë fundja me ujin dhe energjinë”, theksoi Veliaj.

Në fjalën e tij para këshilltarëve, kryebashkiaku bëri dhe një prezantim të punëve publike dhe projekteve madhore që do të nisin të realizohen këtë vit, duke filluar nga projekti i 17 shkollave të reja. “Besoj që më në fund do të shikojmë frytet e para të projektit të 17 shkollave të reja. Hartën e dini dhe besoj për shumë prej komuniteteve që keni përfaqësuar në këtë Këshill, keni mundësi që pavarësisht partive politike që përfaqësoni, të mund të ktheheni me kokën lart dhe të themi që të paktën për çështjen e shkollave nuk do bëjmë më debat, tani që kanë filluar shkollat e reja”, u shpreh Veliaj.

Një tjetër projekt që u evidentua nga Veliaj është edhe ai për Bulevardin e Ri dhe Bregun e Lumit. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur për faktin që rikuperuam në kaq pak kohë një projekt që kishte nisur prej vitesh. Jemi në bisedime për dizajnin e sheshit final, që segmenti nga sheshi ceremonial “Nënë Tereza” deri në sheshin tjetër ceremonial jetë tek prerja mes lumit dhe mes Bulevardit, të jetë po ashtu një hapësirë dinjitoze. Pra, për t’i parë segmentet nga fillimi në fund dhe sigurisht për të filluar balancimin e Tiranës nga ish-Stacioni i Trenit, deri tek Bregu i Lumit”, shtoi kryebashkiaku.

Kreu i bashkisë theksoi edhe nisjen e punës për katër projekte të tjera. “Nis shumë shpejt puna për terminalet e Farkës dhe i kthesës së Kamzës. Tek terminali i kthesës së Kamzës jemi në diskutime me Ministrinë që të inkorporojmë brenda terminalit autobusë të bashkisë, edhe Stacionin e Trenit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sot kemi pasur një takim teknik, por prapë mbetet një nga projektet strategjike që do ta fillojmë këtë vit”, deklaroi Veliaj.

Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli Bashkiak miratoi gjithashtu vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.59, datë 30.12.2015, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar”; vendim “Për vendosjen e një memoriali në Tiranë, në nderim të dëshmorëve të 4 Shkurtit”; vendimin “Për emërtimin e shkollës së mesme Kasallë në Zall Herr” dhe vendim “Për vendosjen e pllakatës në nderim të piktorit Qamil Grezda, në banesën ku ka jetuar”.

Shërbimet që ofrohen falas ose me tarifa të reduktuara për studentët

  • 40 Shërbimet që përfitojnë studentët me ose pa kartë studenti:
  • TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)
  • MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);
  • GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS;
  • QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);
  • TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)
  • Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë)
  • Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)
  • APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë
  • SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

○ Qendra Multifunksionale TEN salla falas;

○ Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.

○ Sheshet Publike –  Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here