Kreu Ditar 75- vjetori i kongresit historik të Përmetit

75- vjetori i kongresit historik të Përmetit

331
0

-24 Maj 1944 – 24 Maj 2019-

Në Kongresin Historik të Përmetit, nën udhëheqjen e PKSH, populli ynë shkonte me një bilanc të pasur fitoresh kundër fashistëve Italian, të cilët kapitulluan me 8 Shtator 1943, duke e dobësuar frontinb nazifashist. Lufta heroike e forcave partizane me brigadat e krijuara partizane, i bëri ballë me sukses operacioneve armike nazisto-balliste si të dimrit dhe të pranverës të vitit 1944. Ushtria NAÇShqiptare doli më luftarake, më e organizuar dhe me moral më të lartë. Numri i partizanëve dhe i partizaneve nga brigadat sulmuese partizane, kaluan në një organizim më të lartë ushtarak në divizione. Shumë krahina ishin çliruar, armiku po strukej nëpër qytet. Në arenën ndërkombëtare kishin ndodhur ndryshime të mëdha në luftën e frontit antifashist. BS dhe ushtria e Kuqe, e kishte vënë përpara bishën naziste dhe po e ndiqte drejt strofkës sëe saj, berlinit. Në këtë atmosferë lufte e fitoresh, po përgatitej Kongresi Historik i përmetit, i cili me vendimet që mori po e çonte vendin drejt fitores së madhe kundër pushtuesve nazisto-gjerman dhe reaksionit ballisto-zogist që bashkëpunoi me armikun kundër popullit dhe Frontit NAÇl dhe Ushtrisë NAÇl.

Për këtë ngjarje të madhe, Babë Myslimi kujtonte: “Nga Grosi kaluam në Gjyzsulkanie, bëheshim 40 delegatë të shoqëruar prej 30 partizanëve të Pezës. Do të përshkonim male e lumenj për të arritur në vendin që ishte caktuar për mbledhje. Ne u nisëm për në Garunjë, kurse Maliq Muçon me batalionin e parë, e nisëm përpata në Kazie. Batalioni i parë do të tërhiqte vemëndjen e spiunëve të rmikut, ndërkohë që ne do të na duhej të kalonim Shkumbinin. Gjatë natës së 9 Majit, kaluam Shkumbinin dhe u shtrimë për të pushuar në një korie me plepa. Në të error u nisëm drejt Jugut. Mbas shtatë ditësh e netësh, arritëm në Helmës të Skraparit, Belshi e Sulova, Tomorrica e Skrapari, na pritën e na përcollën  me dashuri e me aq kujdes, si të ishim djemtë e tyre.

Vazhduam rrugën drejt Përmetit, qyteti ku do të mbahej Kongresi. Kaluam shpate e qafa malesh derisa arritëm në luginën e bukur të Vjosës ku ngrihej qyteti i vogël por i përvëluar i Përmetit. Ne u zbritëm kuajve dhe hymë në qytet ku populli na priste me përshëndetje e brohoritje të zjarrta. Urra! Urra! Në drekën e të nesermes u njohëm me shokë të tjerë të Luftës e ndër ta, me të paharruarin H. Kapo. Foli bukur për rolin udhëheqës të Partisë e të Komandantit të përgjithshëm të Luftës NAÇl. Pas tij foli edhe H. Lleshi, i cili shprehu përkrahjen e popullit të Dibrës për LANÇl dhe besimin e paluajtur në fitoren e armëve tona. Folën gjithashtu edhe mjaft delegatë nga Ushtria, krahina, rinia, gruaja etj. Gogo Nushi e shokë të tjerë, kishin dëshirë që të flisja edhe unë disa fjalë. Unë e kam patur shumë zor të flisja.Por aty u ngrita dhe thashë: “Unë kam luftue fashizmin e tradhëtarët, kam ba luftën e drejtë të popullit. Kam qenë e do të jem besnik i popullit e i luftës së tij, prandaj dhe partizanët më thërrasin Babë”. Salla shpërtheu në duartrokitje të forta dhe unë e pashë se s’ishte nevoja të flisja më gjatë.

Të nesermen, më 24 Maj, salla ku do të mbahej Kongresi furgulloi nga duartrokitjet e brohoritjet e furishme për Komandantin e Përgjithshëm. Me brohoritje e duartrokitje, u miratua rendi i punimeve të Kongresit. Himni i Flamurit, himni i luftëtarëve e fitoreve tona na e mbushi shpirtin gjithë me gëzim. Drejtuesi i punimeve të Kongresit Omer Nishani, ia dha fjalën  Komandantit të Përgjithshëm. Duartrokitjet e brohoritjet e shoqëruan fjalën e komandantit. Duartrokitjet e brohoritjet e shoqëruan fjalën e mbajtur. Kongresi historic i Përmetit, në emër të popullit kryengritës, mori vendimin e njohur që pushteti t’i jepet popullit, që Zogut t’i ndalohej njëherë e përgjithmonë hyrja në Shqipëri. Kishte ardhur koha të merreshin vendimet e dëshiruara prej kohësh: “Të ndërtojmë Shqipërinë e re demokratike popullore! Të mos njihej asnjë qeveri tjetër që mund të formohej brenda ose jashtë Shqipërisë! Kongresi duhej të hidhte themelet e shëndosha të shtetit të ri shqiptar.

Mbasdite e morën fjalën shumë veta, një ditë e gjysëm rresht. Në të vërtetë duheshin ditë të tëra për t’i thënë të gjitha ato që ndienim e dëshironim, por koha nuk priste. Shokët tanë të grupeve, brigadave e batalioneve, po vazhdonin përleshjet me armikun. Delegatët floën thjeshtë e me guxim. Ata kërkuan të mos përsëritej më e kaluara e hidhur, të kapeshin e të dënoheshin kriminelët dhe armiqtë e popullit, të vazhdohej pa ndërprerje lufta për çlirimin e plotë të vendit dhe vendosjen përfundimtare të pushtetit popullor të dalë nga Lufta NÇl.

Më pas u paraqitën kandidatët për në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar. I pashlyeshëm ka mbetur në kujtesë, formimi nga ai Këshill i Komitetit Antifashist me atributet e qeverisë së përkohëshme popullore dhe shpallja e emrit të Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Kryetar i Komitetit. Në postin e zv/kryetarit të Komitetit Antifashist, u dëgjua emri i një fshatari të thjeshtë që dinte të shkruante e të lexonte fare pak, emri i Heroit të Popullit Myslim Peza. Ai falenderoi Komandantin dhe pjesmarresit e Kongresit për të caktimin e tij në postin e zv/kryetarit dhe gradën e Kolonelit! Me premtimin e tij se do të ishte gjithnjë besnik deri në vdekje i kësaj rruge që kishin nisur së bashku me shokët e tij. Kush jep besën, nuk lyp pjesë, ishin fjalët e Babë Myslimit.

Vendimet e Kongresit të përmetit, luftën NAÇl e futën  në një etapë të re, në atë për Çlirimin e plotë të vendit nga okupatorët dhe vendosjen e pushtetit Demokratik Popullor, të zgjeroheshin dhe të forcoheshin politikisht themelet e këtij pushteti. Këshillat NAÇl si në fshat dhe në qytet. Vendimet  e Kongresit çuan në forcimin e organizatës së Rinisë Komuniste, antifashiste, po kështu edhe organizata e Gruas antifashiste do të forconte radhët e saj me luftëtarë trima që kontribuan me gjithe shpirt për çlirimin dhe demokratizimin e vendit tonë.

Në përputhje me vendimet e Kongresit të Përmetit për të vazhduar luftën e armatosur deri në Çlirimin e plotë të vendit me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl. U formua Divizioni I-rë Sulmues i UNÇl që përfshinte Brigadën e parë Sulmuese, të 4-t S. dhe të 5-të Sulmuese me komandant Deli Ndreun dhe Komisar politik Tuk Jakovën. Më 10 Qershor 1944, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇl, i jep urdhër për të kaluar në mësymje kundër gjermanëve, kuislingëve, ballistëve dhe zogistëve për çlirimin e Shqipërisë së mesme dhe të Veriut.

Vendimet e Kongresit Historik të Përmetit na japin mesazhin e qartë për forcimin demokratik të Shtetit të së drejtës dhe përparimin e vendit për të hyrë në BE. Forcat tona të armatosura të inkuadruara në Aleancën e Atlantikut Verior-NATO, duhet të rrisin gatishmërinë në mbrojtje të sigurisë tonë kombëtare dhe në gatishmëri për të marrë pjesë në emisionet paqeruajtese në vende të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.