Kreu Ditar 75-vjetori i Masakrës së 4 shkurtit 1944

75-vjetori i Masakrës së 4 shkurtit 1944

422
0

Sot përkujtohet 75-vjetori i Masakrës së 4 shkurtit 1944. Raprezalje e bastisje të befasishme të kryera nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij natën e 4 shkurtit 1944. Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve. Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit. Organizatorë dhe drejtues të kësaj masakre ishin bashkëpunëtorët e pushtuesit gjerman Xh. Deva, ministër i brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i xhandarmërisë së Tiranës. Masakra nuk arriti të ndalte luftën e qëndresën antifashiste të Shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.