Kreu Ditar 75-vjetori i rënies dëshmor të Sulejman Jonuz Ymerit

75-vjetori i rënies dëshmor të Sulejman Jonuz Ymerit

876
0

-Me rastin e 75 vjetorit të luftës së Ramushit të Vrapit, të çetës së Myslim Pezës kundër xhandarmërisë fashiste – 22 Qershor 1941-22 Qershor 2016

Pas betejës së 16 Marsit 1941, Myslim Peza u hodh përtej Erzenit në fshatrat e Ndroqit dhe të Shijakut, fashistët dhe tradhëtarët mobilizuan xhandarmërinë dhe milicinë fashiste për ta asgjesuar njëherë e mirë, që aq telashe po i nxirrte fashistëve dhe qeverisë kuislingë të Tiranë po edhe në këto fshatra dështuan duke lënë të vrarë e të plagosur. Nga Shijaku Çeta kaloi përsëri në Pezë, Mlik, Okshtun dhe arriti në Çermë të Lushnjës. Nga Çerma, Çeta nuk mund të qëndronte gjatë jashtë Zonës së Pezës; prandaj u nisën duke kaluar natën Shkumbinin, shkojnë në Garunjë te miku i Babë Myslimit, Cen Bahushi, i cili e priti çetën shumë përzemërsisht, pasi pushuan pak për t’u çlodhur. Çeta vazhdoi rrugën tek shtëpia e Qazim Bardhit shtrëpia e tij ishte një nga bazat më të rëndësishme të luftës në Gjuz-Sulkone. Të nesermen pqs darke vonë, Çeta u nis nga Gjuz-Sulkonja te shtëpia e Sul Ramushit në Shpat të Vrapit. Shokët ishin shumë të lodhur nga rruga dhe donin të flinin. Komoandant M. Peza para se të flinte, kërkoi që 506 shokë të dilnin vullnetarisht dhe të flinin jashtë në pyll. Ndër këta dolën: Avdi Kasalli, Kajo Karafili, Ymer Kurti, Shkurt Rexha, Lul Brahja, Zyber Peza, Elez Zgura etj. Në të gdhirë milicia fashiste kishte rrethuar shtëpinë e Sul Ramushit dhe i kërkuan të hapte derën, pa ditur që në atë shtëpi strehohesh çeta. Shokët që ishin duke fjetur u ngritën me të shpejtë dhe zunë pozicione luftimi në katin e parë dhe të dytë të shtëpisë. Lufta u ndez e ashpër kundër forcave armike më të mëdha në numër. Njesiti që ishtë përjashta, luajti rol të madh, mbasi spastroi krahun nga forcat fashiste dhe lehtësoi veprimtarinë e shokëve që ishin në shtëpinë dykatëshe. Ndersa shokët që kishin zënë të dy katet luftonin me trimëri në katër drejtimet. Milicët duke përfituar nga terreni i përshtatshëm, zunë pozicione të sigurta dhe luftonin si të tërbuar kundër Çetës. Ata kishin 3 muaj që bridhnin e kërkonin çetën dhe ja sot u takuan me të, menduan se do ta shpartallonin me siguri. Ëndërronin për shpërblimet dhe dekoratat që u kishte premtuar Shefqet bej Vërlaci me fashistët italian. Nga jashtë Kajo Karafili, Avdi Kasalli, Ymer Kurti, Lul Brahja, Zyber Peza dhe Elez Zgura me luftën e tyre të guximshme bën që milicët të sprapseshin dhe hapën një vend të lirë. Nga ana tjetër, lufta e ashpër dhe heroike që bënte Babë Myslimi dhe shokët e tyre brenda në shtëpi, i tmerroi milicët, të cilët ranë nën breshërinë e plumbave dhe të bombave dhe nuk gjenin vend ku të futeshin.

Mbas një lufte të gjatë prej trembëdhjetë orësh, i pari nga shtëpia doli Shaban Rexha dhe mbas tij filluan të dilnin një e nga një edhe të tjerët dhe shkonin e bashkoheshin me shokët e tyre jashtë. Për t’u bashkuar me shokët, fill pas të vëllait Shkurt Jonuzit doli edhe Sulejman Jonuzi, mirepo atë e goditi për vdekje një plumb i armikut. Dëshpërimi për vrasjen e Sulejman Jonuzit qe shumë i madh. Ai ishte një djalë i ri me shumë perspektivë dhe trim i madh, i dalluart në luftën e Pezës. Babë Myslimi u dëshpërua shumë për vrasjen e tij; Kajo, Shaba, Hamdiu, Avdiu e të tjerë trima që nuk ju trembesh syri nga pushka e armikut, qanin si fëmijë për humbjen e këtij shoku që e donin aq shumë.

Çeta u tërhoq e u fut në pyllin që ishte afërt shtëpisë së Sul Ramushit. Forcat e reja armike që erdhën më vonë, me qindra milicë po i afrpheshin shtëpisë gërmadh të Tij, por nga shuplakat që kishin marrë duke lënë pesë të vrarë e tre të plagosur, nuk kishin guxim të bënin edhe një hap drejt shtëpisë. Çeta për t’ju shmangur luftimit me grupe të mëdha milicësh, të grumbulluar në katund, por sa u errësua u largua dhe shkoi në katundin Gjuz-Sulkonaj dhe vendosi të pushoi dhe të çlodhej. Çeta nuk u turbullua aspak, kur në rrugën afër pyllit ku ishte ajo, kaluan kolona milicësh. Në atë përleshje të madhe asnjë nga fëmijët e Sul Ramushit nuk u dëmtua. Të nesermen Atë e arrestuan dhe e burgosën.

Fashistët filluan të demoralizoheshin dhe të trembeshin nga qëndrimi herok i luftëtareve të Çetës së Pezës dhe nga përkrahja pa rezerva e popullit bujar dhe trim, që megjithë reprezaljet e fashistëve, qëndronte i patundur. Radhët e milicëve filluan të shthureshin. Mbas luftës së Ramushit 60 milicë e karabinierë dhanë dorëheqjen dhe u larguan nga radhët e fashistëve.

Ketë ngjarje të rëndësishme të LANÇ-it, populli e bëri këngë, e cila edhe sot këndohet me nostalgji:

M’u aty në Ramush,/çile derën o Sul Ramushi,/s’un e çel moj milici,/se kam Babën Brenda në shtëpi./N’alu pak moj qeveri,/s’at bohet Baba gati,/s’at ç’oj gru e fëmi,/t’I hudh bumjet një nga një./Mun aty te tulla posit,/bej gajret mor Sula Nuzit./Ti mor Sul, a je gjallë,/sat ë çoj Baba Shul në kal./Mun aty ke Zalli,/boj gajret Avdi Kasalli./Mun aty ke shegu,/boj gajret o Shaban Rexha.

XHEVDET ÇELMETA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.