Kreu Ditar 77 vjetori i formimit Shtabit të Përgjithshëm të UANÇL

77 vjetori i formimit Shtabit të Përgjithshëm të UANÇL

110
0

10 Korriku 1943, datë historike për ushtrinë tonë e për mbarë popullin shqiptar. Kjo datë ka hyrë në historinë e luftës së popullit tonë si një ditë mobilizimi, veprimi e organizimi, që ndryshoi rrjedhjen e ngjarjeve të luftës heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare. Historia e formimit të UANÇl është një rrugë sa e vështirë aq krenare dhe e lavdishme.  Pushtimi fashist, për shkak të tradhëtisë dhe të arratisjes së Ahmet Zogut , e gjeti popullin tonë si delet pa bari në mes të pyllit por trim e të pamposhtur. Rezistenca antifashiste u organizuan anë e mbanë Shqipërisë. Mbështetësit e Zogut nuk bënë asnjë përçapje për t’i bashkuar shqiptarët në një rezistencë të përgjithëshme. Interesi i atyre ishte mbrojtja e pronave dhe çifligjeve të tyre, prandaj ata jo vetëm që nuk kundërshtuan pushtimin por e mirëpritën atë. Fukaraja u bë raje, nuk kishte kush t’i dilte zot. Kaluan mbi dy vite. Komunistët shqiptarë të shpërndarë në grupe komuniste po përpiqeshin për të gjetur gjuhën e tyre të përbashkët për t’u unifikuar në një forcë të vetme politike për të bërë bashkimin e popullit e për t’i hedhur në një luftë të përgjithëshme të armatosur kundër pushtuesit fashist. Pas shumë debatesh e peripecish në mes tyre, komunistët më trima, më atdhetarë gjetën gjuhën e përbashkët dhe me 8 Nëntor 1941 në Tranën e kuqe formuan atë forcë politike revolucionare, që do t’i dilte zot popullit e Atdheut. Rezoluta e parë e PKSH në thelbin e saj përmbante thirrjen drejtuar mbarë popullit shqiptar pa dallim krahine, ideje e besimi  që të bashkohen rreth PKSH në luftë kundër pushtuesit fashist. Rrezoluta bashkë me thirrjen e saj u përhap si një rrufe anë e mbanë atdheut. Populli nuk kishte dëgjuar ndonjëherë tjetër një thirrje të tillë, prandaj daljen në skenë të PKSH dhe thirrjen e saj filloi t’i shoh e t’i kuptoj me besim e shpresë. Kur PKSH filloi që gjithçka të rezolutës ta shpreh me aksione e bëma konkrete, populli e mbarë rinia i dha besimin dhe filluan të grumbullohen rreth saj që t’i udhëhiqte në rrugën e lavdisë e të çlirimit shoqëror. Pushtuesi filloj ta ndjej veten të tronditur. Atentatorët që ishin komunistët më aktiv e trima, PKSH i hodhi në veprim. Veprimtaria heroike e tyre u shtri në mbarë vendin. Aktet e tyre heroike eleminuan oficer fashist e shërbëtor të pushtuesit.

Nuk mund të lë pa theksuar atentatorë më aktiv e më trima i pari Vasil Laçi. Atentati i tij ishte historik, sepse  shkrepi plumba mbi Viktor Emanuelin, i cili kishte ardhur në vendin tonë për të bekuar pushtimin. Më frymën e Vasilit, PKSH pregatiti shumë të tjerë. Ata janë  Kajo Karafili, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Misto Mame, Nazmi Rushiti, Shyqyri Ishmi, Zaho Koka, Mysim Keta, Shyqyri Alimerko etj. etj. PKSH  atentatorët filloi t’i grupojë në grupe- grupe e t’i shpërndajë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ato grupe formuan njësitet guerile, të cilat të përbëra nga komunistë e të udhëhequr nga celulat e partise, u bëne tmerr i vërtetë për armikun.  PKSH duke parë se njësitet guerile nuk mund të ishin ai formacion luftarak që mund t’i sillnin fitoren, urdhroi që njësitet guerile të formonin çetat partizane që përbënin një formacion  më të organizuar e më të fuqishem për luftën. Çeta e parë ishte ajo e Pezës me Komandantin legjendar Mysim Peza dhe pas saj nga viti 1942-‘43, përfundoi formimi i çetave partizane në të gjithë vendin. Formimi  i çetave partizane rriti efektivitetin e lufës por vuri dhe domosdoshmërinë e krijimit të një force drejtuse më operative, që të centralizonte gjithçka, të forconte lidhjet me bazat duke rritur komunikimet për veprim luftarak që do diktonte koha. Forca më efikase dhe që do ta çonte luftë nga fitorja në fitore do të ishte një shtab drejtues për të gjitha formacionet luftarake. PKSH, përsonalisht Komandanti i pergjithshem i saj, më 10 korrik 1943 në Labinot të Elbasonit, krijuan Shtabin e Përgjithëshim të UNAÇl. Në mbledhjen e parë formuese të atij shtabi, zgjidhet komisar politik, ndersa Spiro Moisiu komandant , kjo sepse komisarët loznin rolin kryesor në atë periudhë dhe si kryesore në atë periudhë lufte ishte ndergjegjësimi i të rinjve, i të rejave,  intelektualeve dhe  mbarë popullin për t’u bërë pjesmarrës aktiv në atë luftë e për të vënë në dispozicion të saj pasurinë, shtëpite e jetën për të rujatur nderin e nënave, motrave, grave shqiptare dhe të parëve tanë, që nuk iu nënshtruan asnjë lloj pushtuesi. Që në ditën e parë, që u formua shtabi i përgjithshëm nuk zgjodhi seli e vende rehatie për të drejtuar luftën por pa marrë parasysh  asnjë vështirësi  mësyu malet, luginat, shkrepat, majat e qafat në mes tyre për të qënë sa më afër betejave, sa më afër formacioneve luftarake, që drejtimi i tij të ishte sa më efikas. Shtabi i Përgjithshëm, në rrugën e tij nga Labinoti në Vithkuq të Korçës , kaloi nëpër fshatrat e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit e të Korçës. Kudo që kaloi, kudo që u përqëndrua e kudo që u vështirësua në veprimet luftarake, pati dyert e hapura dhe mbështetjen e mbarë popullit. Pas formimit të SHP ushtria NÇL drejtohej me komandë supreme. Çdo urdhër, çdo lëvizje, emërime, ngritje në përgjegjësi, ulje në detyrë, çdo veprim luftarak, pritë, atentat, lëvizje forcash, mësymje apo tërheqje, bëhej me urdhër dite. Nën drejtimin e atij shtabi , komisarit e më pas komandant i gjithë UANAÇl, ushtria dhe lufta morën fizionomi të re. U formuan brigatat, divizionet dhe korparmatat.  Lufta tani nuk ishte një shaka po  një flakë e ndezur anë e mbanë Shqipërisë, që vuri përpara hordhitë nazi-fashiste. Me urdhër të shtabit të përgjithëshëm, përsonalisht të Komandantit te Pergjithshem te saj, forcat e UNAÇL, zhvilluan beteja të ashpra në  Burrel, Dibër, Krujë, Vlorë, Berat, Skrapar, Fier, Korçë, Pogradec, Elbasan e kudo. Efektiviteti i atyre betejave qe i jashtzakonshëm. Pushtuesi pësoi humbje në njerëz e mjete luftarake.  Ashpërsia e atyre betejave, guximi, trimëria dhe vetmohimi i luftëtarëve partizan bëri që më 8 shtator 1943 të kapitullojë Italia fashiste.  Ajo ishte një fitore, që u arrit në saje të udhëheqjes së sigurtë dhe largpamës të PKSH dhe të SHUAFNAÇl.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 9 Shtator vendi u okupua nga Gjermania hitleriane. PKSH, shtabi i përgjithëshëm i ushtrisë sqaruan popullin e ushtrinë  se pushtuesi i ri është më gjakatar e gjakpirës se sa i pari, prandaj askush të mos gënjehej po të vazhdohet lufta edhe më me ashpërsi. Në ato kushte tepër të rënda dhe shumë të vështira për t’u orientuar PKSH dhe SHP lëshuan thirrjen, në të cilën thuhej: ”Rrembeni armët, i bini armikut me tërbim në fshatra, krahina, në qytete e kudo që ta gjeni, goditeni  për vdekje në rrugë, kazerma, hapni kampet e burgjet, shkatërrojeni makinën skllavruse, thyeni zinxhirët e robërisë”. Thirrja ngriti lartë moralin e partizanëve e të mbarë popullit. Pushtuesi gjerman e kuptoi se nuk ka të bëjë me një popull të vogël por me një armik  që lufton për jetë a vdekje prandaj organizoi e ndermori operacione të fuqishme me synim asgjësimin e ushtrisë e të shtabit të saj. Dy qenë operacine e pushtuesit gjerman. Në të parin angazhoi  5000 forca;  në të dytin angazhoi  4000 forca. Mësymjen e organizoi në të gjitha drejtimet por përqëndrimin më të madh e pati: në Pezë, Dibër, Martanesh,  Çermenikë, Shëngjergj,  Korçë, Berat, Gjirokastër, Kurvelesh, Salari, Mesaplik e gjetkë. Sulmi i forcave naziste në zonën Çermenikë –Shëngjergj –Martanesh  ku ishte i përqëndruar dhe SHP synonte të asgjësonte SHP dhe pastaj duke lënë ushtrinë pa shtab drejtues  të asgjesonte gjithë ushtinë.  Në atë situatë luftarake shumë të tensionuar një gabim i vogël kushtonte shumë.  Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe gjithë antarët e SHP nuk e humbën toruan. Duke qënë trima dhe gjakftohtë, forcuan lidhjet me popullin, i cili nuk i tregoi te fashistët por i strehoi, i ushqeu dhe ndihmoi duke gjetur rruge shtigje të panjohura dhe i nxori nga rrethimi. SHP nuk i humbën lidhjet me repartet dhe nënrepartet por gjatë gjithë asaj kohe të vështirë komunikuan me to duke u dhënë këshilla e urdhëra e duke marrë prej andej informacione për sukseset apo disfatat në luftimet e zhvilluara. Dalja nga rrethimi, njohja me teatrin luftarak si dhe me moralin e forcave partizane e gadishmërinë e tyre Shtabi i ushtrisë dhe komandanti i saj, hartuan planin operativ gjithpërfshirës për hëdhjen në mësymje të madhe për të arritur fitoren përfundimtare.

28 maj 1944, komandanti i SHP dhe i gjithë ushtrisë lëshon urdhërin e mësymjes së madhe. Urdhëri filloi të zbatohet me 26-të Qershor 1944 me hedhjen në sulm të divizionit të parë partizan. Divizioni i parë sulmin kundër forcave pushtuse e filloi në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut. Vendi i parë që u çlirua ishte Berati pastaj me radhë njëra pas tjetrës u çliruan qytetet e mbarë krahinat. 17 Nëntor 1944 çlirohet kryeqyteti i Shqipërisë Tirana. Ai sulm për çlirimin e Tiranës ishte i përcaktuar në planin e mësymjes së madhe. Pushtuesi gjerman për të shpartalluar ushtrinë mësymëse për çlirimin e Tiranës, futi në luftim forcat rezevë  që kishte në Elbasan. Ato i nisi në dy formacione, njëri në drejtim të Tiranës  dhe tjetri në drejtim të Durrësit. Formacioni  që u nis në drejtim të Tiranës në Mushqeta, u ndesh me forcat partizane. Lufta u zhvillua shumë e ashpër, forcat gjermane u shpartalluan plotësisht. Po kështu edhe famacioni  që ishte nisur në drejtim të Durrësit u shpartallua në Peqin. Qyteti i fundit që u çlirua me 29 nëntor ishte Shkodra . Për këtë datë është bërë shumë debat nga idhtarë të luftës e historian dhe s’është rënë në ujdi akoma edhe sot, prandaj dhe festa e çlirimit, si në asnjë vend tjetër në Botë festohet në dy data. “Me 28 Nëntor 1944, forcat gjermane ishin përqëndruar në Rus. Forcat partizane përfekturë-Parrucë- stadium, po prisnim sulmin goditës të partizaneve . Në mbrëmje kur po fillonte të binte nata, forcat gjermane në agoni të plotë nisën nga Rusi në drejtimin tonë tre motorçikleta, të cilat lëshuan një oshtimë shumë të fuqishme. Prisnim që pas këtyre motorçikletave të fillonte një kundërmësymje me këmbësori e artileri. Ajo nuk ndodhi. Për këtë u urdhëruam, që të prisnim gjerë sa të zbardhej dita. Të nesërmen, të bërë gati për sulm, mësuam se gjermanët ishin larguar dhe në të gdhirë të datës 29 Nëntor, ato kishin kaluar kufirin në Han të Hotit”.

Shumë baltë e vrerë është hedhur e vazhdon të hidhet mbi atë luftë, partizanët e drejtuesit e saj. Më kot, se gjithçka është e qartë. Ajo luftë është epopeja më lavdishme në gjithë historinë e popullit shqiptar.Lufta ANÇl mbetet epopeja më e lavdishme  sepse populli shqiptar si asnjëherë tjetër më pare, formoi një unitet monolit në mes tij e forcës politike që e drejtoi. Populli yne pati përball një armik shumë herë më të madh e më të fuqishëm se vetja. Në atë luftë morën pjesë të rinjtë e burrat, sepse në atë luftë, për herë të parë gratë dhe vajzat shqiptare luftonin për krah burrave; ajo luftë u fitua pa ndihmesën e drejtpërdrejtë të askujt. Shqipëria i dha luftes çlirimtare 28.110 Deshmore, 12.600 të plagosur, 1200 u internuan ne Itali e Gjermani. U shkatrruan 1850 qytete e fshatra dhe për dëmet ekonomike Shqipëria renditet në vendet më të dëmtuara përsa i përket numrit të popullsisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.