Kreu Aktualitet 8 vjet nga 21 Janari, lot, heshtje dhe dhimbje për Dëshmorët e...

8 vjet nga 21 Janari, lot, heshtje dhe dhimbje për Dëshmorët e Atdheut

164
0

Për të tetin vit radhazi, familjarë, miq dhe të afërm të viktimave të 21 Janarit u mblodhën sërish së bashku për të përkujtuar të dashurit e tyre që humbën jetën në mënyrën më tragjike, gjatë protestës që do të mbahet mend gjatë në historinë e demokracisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama kishte rezervuar një pritje të posaçme për familjarët e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt të cilët u vranë 8 vite më parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me lot në sy dhe lule në duar ata iu drejtuan të gjithë së bashku Bulevardit ku sot mund të zbresësh lirisht përmes shkallëve të Kryeministrisë.

Në heshtje të plotë dhe me dhimbje ende të pashuar, të afërmit e të vrarëve së bashku me Kryeministrin Rama marshuan drejt pllakatave të vendosura në nderim të të vrarëve, ku u shoqëruan edhe nga mjaft qytetarë të pranishëm në këtë ditë të trishtë dhe të paharruar, jo vetëm për këto familje, por për mbarë kombin shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here