Kreu Sociale Duke humbur pyjet Shqipëria ka humbur 76% të tokës së saj!

Duke humbur pyjet Shqipëria ka humbur 76% të tokës së saj!

520
0

Megjithëse mënyra e organizmit dhe e reformave në pyje tanimë janë të qarta si drita e diellit po ua parashtroje dhe njëherë:

Së pari krijimi i Drejtorisë Qëndrore të Pyjeve e Kullotave pranë Ministrisë së Bujqësisë, si asistente e këshilluese e familjeve malësore që do e marrin në pronësi pyllin, siç e kanë patur tradicionalisht. Sepse toka pyjore dhe bujqësore kanë qenë binjake e në shërbim të njeriut qënë epokën primitive dhe kështu vazhdon të jenë në natyrë, në realen, e në gjithë globin ato i shërbejnë njëratjetrës, por edhe fshatarit, malësorit dhe jetojnë e bashkëveprojnë me shifra, fakte si shoqërime bimore, shtazore, si një ekosistem i tërë dinamik. Çdo fallsifikim i këtij realiteti, të natyrës, është në kundërshtim me ligjësitë natyrore e shoqërore. Dhe kjo shkelje e ligjshmërisë së natyrës dhe e ndarjes së njeriut nga natyra ku ka lindur është vërtetuar katërcipërisht me zhdukjen e pyjeve shqiptare brenda njëzetë e shtatë viteve.

Së dyti, krijim i një strukture organizative piramidale që nga qendra deri në bazë me ixhinierë dhe teknikë pyjesh, sipas normave të caktuara tashmë me ligjet e vendosura në legjislaturën e kaluar  të Kuvendit Popullor.

Së treti, krijimi i Policise Pyjore me status të veçantë, me pajisjet e nevojshme sipas bashkive, por të varur nga qendra s ikoordinuesja dhe kontrolluesja e zbatimit të ligjeve.

Së katërti, te kryhet urgjentisht Reforma mbi Pronësinë. Prandarja sipas kufijve të vjetër ose dhënia në pronësi të familjeve e sipërfaqeve pyjore, shkurrore, kullosore, reformë e cila duhej të ishte kryer në vitin 1992, njëkohësisht me atë të tokës bujqësore. Gabim shumë i madh që Shqipërisë i kushtoi në kthyerjen në shkretëtirë të 70% të ish sipërfaqes të mbuluar me pyje. Duke e vënë ekonominë shqiptare, ekosistemin pyjor shqiptar përpara një katastrofe mjedisore të pa ndodhur as në Zimbabve apo Sudan, Guinen Bisao të Afrikës etj.Pra pyjet ashtu si tokat bujqësore, vreshtat, pemtoret, ullishtet, duhet të shkojnë tek qeliza bazë familja, vetëmato do ta mbrojnë, shtojnë e qeverisin sipas rregullave e ligjeve, siç është vepruar që para një shekulli e veprohet në shtetet demokratike, evropiane etj. Nuk kanë asnjë vend të botës sistem kapitalist, pa tri llojet e pronave edhe në pyje, pra, private, komunale, shtetërore. Së pesti. Hartimi i një legjislacioni pyjor e kullosor perëndimor, përshtatur kushteve konkrete të pronësisë dhe shpërndarjes territorial të pyjeve në drejtim të mbrojtjes, shtimit, përmirësimit e shfrytëzimit të tyre. Kjo pasuri pyjore, toka mbi të cilën rritet përbën 76 përqind të territorit shqiptar, tashmë e katandisur vetëm në rrënjë e cungje, e varfëruar, sakatuar e dhunuar agresivisht nga sopata, motorsharra, djegjet e pa frenueshme, por me një potencial ekologjikpër t’u ngritur nëse vihet nënkujdestari, ka nevojë të domosdoshme për një organizim të forte që nga qendra deri në bazë me specialist pyjesh të aftë profesionalisht, të pa korruptueshëm, të hekurt në zbatimin e ligjeve, rregullave, disciplines në punë etj. Me sa duket një organizim të tillë i nderuar zv/ kryeministër, juve ose pak e keni njohur ose e keni lënë të copëtuar për të mos e marrë në Ministrinë tuaj të Bujqësisë, se kaqe në dhe është një kockë e fortë, e cila mosreformimi i saj ju rrezikonte karriken e Ministrit të Bujqësisë. Jeni juve dhe vetëm juve, modus vivendi i zgjidhjes së problemit madhor të së tashmes dhe të ardhmes së pylltarisë shqiptare edhe në kontaktet e drejtëpërdrejta me Kryeminstrin Edi Rama që ta zgjidhni siç e kërkon koha, e ardhmja e turizmit, e ekonomisë shqiptare dhe vetë popullit të malësive që tani bëjnë një jetë të mjerueshme, të varfër dhe së fundi po u digjen shtëpiat e toka nën këmbë, duke i detyruar kështu të ikin nga sytë këmbët, nga atdheu ose të shpërngulen në tokat bregdetare. Një hemoragji ku shkaqet e të cilave duhen kërkuar në shkretëzimin e pyjeve e kullotave si rrjedhojë e një politike krejtësisht të gabuar mbi qeverisjen e tyre sepse ato me gjithë prodhimet e tyre parësore e dytësore kanë qenë dhe janë burimi i vetëm për të jetuar në me smaleve, luginave, shpateve, pllajave buzë liqeneve etj.

Dr. Selman Meziu

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here