Kreu Ditar U panë sy më sy

U panë sy më sy

275
0

Ajet Xhindole lindi në Suk të Roskovecit në vitin 1922. Vazhdoi studimet në gjimnazin e Shkodrës, ku përqafoi idetë revolucionare dhe merr pjesë në luftë kundër pushtuesve. Ajeti u bë figurë e njohur e luftës në Berat. Ai zgjidhet sekretar politik i rinisë… në vitin 1943, Ajeti emërohet komisar i batalionit partizan “Margarita Tutulani”.

Që në fëmijëri, Ai dallohej për zgjuarsinë e tij, për karakterin e qëndrueshëm që kishte, për dëshirën e tij të madhe për të lexuar literaturën artistike përparimtare. Pushtimi fashist Italian ishte një plagë e rëndë për Ajetin. Në luftën kundër fashizmit, atë e gjeje gjithnjë në ballë, atje ku situate ishte më e vështirë, atje ku zjarri ishte më i dendur.

Loading...

E paharruar mbetet në kujtesën e bashkëluftëtarëve të tij ngjarja e vitit 1943 në Lubesh të Beratit. Forca të shumta armike rrethuan një pjesë të shtabit të qarkut. Jeta e shokëve ishte në rrezik. Flakët po rrëmbenin pyllin, ku ishin mbyllur si në unazë shokët. Pritej nga çasti në çast që partizanët të dorëzonin armët, ose… të vdisnin. Koha s’priste. Duhej shpejtuar. Minutat qenë shumë të vlefshme. Ajeti e shpjegoi shkurt po qartë situatën para batalionit që u mblodh aty për aty: “Duhen 40 veta, në radhë të parë partizanët me automatikë”. Dhe menjëherë, nga radhët e batalionit u shkëputën si një bllok i vetëm grupi i automatikësve.

Dhe shokët u nisën, u nisën pa vonesë. Në krye të tyre shkonte komisari, Ajet Xhindoli. Kjo i ngriti peshë zemrat e partizanëve. Duke manovruar me shpejtësi, duke lëvizur në rrugët më të fshehta, ata iu afruan armikut nën hundë dhe, pa u diktuar, i hapën zjarr të furishëm nga krahët. Të kapur në befasi, kundërshtarët lanë shtigjet e rrethimit dhe kaluan në pozicione të tjera, për të përballuar me veprimet mbrojtëse këtë stuhi të rreptë e të papritur.

Ndeshja ishte aq e fortë dhe të dy palët ndodheshin aq pranë njëra-tjetrës, sa që dhe vetë komisarit, Ajetit, i takoi të kacafytej me një nga kundërshtarët që shtinte papushim me mitroloz dhe pengonte së tepërmi përparimin e partizanëve. Ai ia diktoi pozicionin dhe u zvarrit rrëshanthi. Iu afrua pranë, fare pranë. U panë sy në sy. U sulën kundër njeri-tjetrit. Të dy kërkonin jetën e njeri-tjetrit. Komisari u zmbraps, manovroi dhe, duke fituar pozicionin më të mirë, iu vërvit si shqiponjë dhe ia nguli thikën mu në fyt. Pastaj, mori mitrolozin e tij dhe filloi të shtjerë duke i vënë armiqtë në gjendje të vështirë dhe duke shpëtuar shokët nga rrethimi.

***

“Më 18 Dhjetor 1943, batalioni “Margarita Tutulani” u ndodh i vetmuar para kundërshtarëve që synonin ta përpinin të gjallë e ta mbytnin në mallet e Skraparit të mbuluara më dëbora. Duhej gjetur rrugëdalje. Cila ishte kjo? Si duhej vepruar?

Dhe njeriu, që mundi të gjente fillin për t’u orinetuar me saktësu në një situatë të tillë të ndërlikuar, ishte komisari politik i batalionit, Ajet Xhindoli. Ai nuk kishte akademi. Atë e kishte përgatitur dhe farketuar lufta. Komisari u tërhoqi vëmendjen partizanëve duke u thënë se në një vend, ku vepronin 10 partizanëve, lypsej të bëhej një zjarr aq i furishëm e i shpejtë, sat ë kujtonte kundërshtari se ishin 100. Ai tha se duhej të lëviznin në fshehtësi e t’i jepnin armikut përshtypjen se ishin me qindra, ta lodhnin e t’ia shpërndanin vëmendjen, që të mos kishte mundësi t’I bllokonte.

Pa humbur kohë, filluan veprimet praktike, të shpejta, të befasishme, të dendura, në grupe të voglqa, pa hyrë në luftim me formacion të plotë dhe pa qëndruar asnjëherë në mbrojtje. Qëllim ishte të bëhej çdo përpjekje, që armiku të mos i rrethonte, ta nxirrnin batalionin kompakt nga një situatë e tillë dhe të kapnin Tendën e Qypit, e cila ishte  një pikë nevralgjike që në duart e armikut, nxirrte shumë telashe për forcat partizane. Kjo ide e komisarit, u bë ideja e gjithë batalionit.

-E dëgjove? –Me forca më të pakta do të luftojmë kundër një armiku më të madh” – kështu ka thënë shoku Ajet, – i thoshin njeri-tjetrit partizanët.

Më shpirtin e lartë sulmues, me veprime të guximshme dhe plot iniciativë, batalioni luftoi në shkallë të pabarabartë me armiqtë,. i gjakosi keq ata dhe fitoi. Duke dhënë shëmbullin personal, komisari politik u lëshua i papërmbajtur mbi grupin armik që mbante Tendën e Qypit, u përlesh me ta gjoks për gjoks dhe i shkuli nga ajo kuotë dominuese me rëndësi. Mirëpo këtu, në një çast tepër kritik, ndërsa malet ishin mbuluar nga errësira, u zhvillua në mënyrë të padukshme drama më e hidhur e batalionit.

Befas u zhduk komisari. Shokët e pritën me ankth atë natë. Dikush doli përmes errësirës, një njeri që i ngjante atij dhe njëri thirri: “Komisair”! Të gjithë brofën më këmbë. Por…s’ishtre ai! Ishte një tjetër. Komisari nuk u kthye më! Ç’kish ndodhur? Ndërsa kishin marrë tendën e Qypit dhe situate po normalizohej, Ajeti duke kontrolluar forcat, hyri pa vetëdije në një grup ballistësh, të cilët i mori për partizanë.

…E rrahën, e torturuan. Ajeti e mbante gjithnjë kokën lart. Edhe në çastet e fundit të jetës së tij, ai nuk e ndjente veten të dobët dhe ende luftonte me gjuhën e tij prej oratori, u fliste njerëzve që ishin të mashtruar, duke demaskuar veprimet shtazarake të kriminelëve.

Shumë dokumente të armikut, ndriçojnë qëndrimine papërkulur të komisarit hero, Ajet Xhindole.

Ajet Xhindole do të kishte një fund dramatik. Ai vdiq më 18 Dhjetor 1943, nga torturat e egra që përdorën armiqtë në trupin e tij.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here