Kreu Ditar Shqiptarët nuk duan luftë, po drejtësi e paqe!

Shqiptarët nuk duan luftë, po drejtësi e paqe!

315
0

-O plak-kotiç! O Lulash. O kukuvajka, K.M. O çakall Vasillaq!-

Për sqarim: Kotiç i thonë gështenjave të vjetra që gërryhen nga brenda trungut të tyre dhe formohet si shpellë. Kështu dhe Plaku Sali, është bërë kotiç! Djali i vogël i tij politik, Luli i Vocërr që kur e dëgjoj Babain politik në foltore të Kuvendit që u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të armatosur dhe të bëjnë Revolucion kundër Qeverisë Rama, Luli i Vocerr lëshoi kushtrimin nga çadra e komitëve, kriminel me forcë (të formojnë Qeverinë e Re-Republikën e Re?!) Zollumet, krimet, vjedhjet, shitjen e Detit, aplikimin e dosjeve të oficerëve të UÇK-së bashkë me Argitën, duke shpifur në këto dosje se oficerët e UÇK-së janë kriminel lufte, Lulashi i Vocërr me Argitën, vajzën e serbit e serbes, për tre vite kanë marrë miliona para nga Beogradi. Për të gjitha këto marrëzi, krime, vjedhje, shpifje, Luli i Vocërr, çiirret natë e ditë duke uluritur brenda e jashtë Atdheut, si në Bruksel e deri në Amerikë duke ia faturuar mazhorancës socialiste e Kryeministrit Edi Rama…

Luli i Vocërr së bashku me “Kotiçin” serb së kanë lënë gjë pa shkatërruar në Shqipëri, të cilat ishin ndërtuar nga brezi i tretë prej mëse 45 vite me gjakun dhe djersën e tyre, si industrinë, bujqësinë, hidrocentrale, arsim, kulturë, blegtori, pemtari e parqe kombëtare. Këta vandalë na i shitën dhe i dogjën duke e çuar vendin në kuotën zero. Lulashi vodhi 230 milion Euro në rrugën e Kombit. Kujt i thotë hajdut, ky hajdut me damkë, i cili loboi në Amerikë duke i shitur 35.000 km katrore Greqisë dhe mori miliardat, vend i cili është i pasur me naftë. Po Lulashi dhe “Kotiçi” serb i vunë vulën! Por a ka kriminele me të mëdhenj se Sala dhe Luli, të cilët ditën për diell, në mes të bulevardit, vranë 4 qytetarë të thjeshtë. Po “kukuvajka” Kryemadhi e mendjevogël i bëri thirrje të gjitha vajzave e grave shqiptare të ngrihen ne revolucion e me dhunë të përmbysin Qeverinë “Rama 2”. Ajo vajti edhe në Amerikë duke shpifur kundër Qeverisë, e cila për mëse katër vite e mbajti në pëllëmbë të dorës “Qeveria 1” e Ramës. Por meqenëse me 25 Qershor, partia e saj ra në humnerë, pra LSI, tani çirret e bërtet si “kukuvajkë”.

Gjithashtu edhe Vasillaqi kërcënon se do të përsërisim ’97-ën, “luftë” e cila u përgatit dhe u realizua nga “Kotiçi” serb. Ndaj si mjek e koleg i Saliut, Vasillaqi thotë: “do të përsërisim ’97-ën-2. Po ku ishte fshehur në 1997-ën e parë Ai? Populli thotë: “Mos thuaj të vras e të pres, së pushka e ka krismën vetë”, z.Vasillaqis. Ti po të dëgjosh një krisme, të bien menderet nga frika dhe mbyllesh si iriqi, o shpifës dhe gënjeshtar. Kujdes! Opozitës në përgjithësi i kanë hyrë krimbat në trurin e vogël dhe megjithëse kanë shumë doktor dhe mjek mes tyre, s’po gjejnë derman si dhe pse i duhet Shqipërisë i pari i tyre.

Plakushi “Kotiç gështenjë”, para se të hynte në Partinë e Punës, u regjistrua tek drejtori i sigurimit E. Hoxha si agjent sigurimi me pseudonimin “Penecilina” dhe me Agjenturën serbe duke qenë me gjak serbi, u fut në agjenturën e UDB-së me pseudonimin  “Bisturi” kur erdhi në pushtet e futi në burg Zef Loken, drejtorin e Sigurimit të Hoxhës. Kam mendimin se Vettingu herën e parë duhet të hapë Dosjet e peshqve të mëdhenj “Peshkaqenëve” që deri në brryla i kanë lyer duart me gjak dhe janë bërë miliarderë në kurriz të shqiptarëve të mjerë. Mazhoranca e Partisë Socialiste po ecën rrugës përsëmbari, duke shëruar plagët e shumta dhe varfërinë e shqiptarëve, që i lanë dhe e plagosën rëndë Qeveria e Berishës së bashku me të tjerët.

Qeveria Rama-2, po bën shumë reforma në çdo drejtim me moton: “Ta nxjerrim Shqipërinë nga humnera dhe bataku ku e futi Qeveria e Partisë Demokratike. Ndryshimet nuk po i shohim vetëm ne shqiptarët, por e gjithë Bota, veças Europa e Amerika, prandaj dhe ata kanë mendimin: “qentë le të lehin dhe kukuvajkat që vajtojnë, t’u vihet hunerezë që të mos lehin e të mos kafshojnë, sidomos të parin Lulin e Vocërr, pastaj Kryemadhin dhe t’i pritet sqepi “kukuvajkës”; Vasillaqit, hunereza dhe hallkat e qenit të stanit. Dhe në fund, për “kotiçin” serb i lënë lirë, të cilit i janë shkulur dhëmbet e s’kafshon dot.

Një gjë më habit dhe më vjen për të qeshur: janë mbledhur bashkë “çakejt, baldosat e kukuvajkat” dhe kanë lidhur besën për të sulmuar “luanin”, pra “gjigandin 2 metrosh”, sportistin  Edi Rama. Ato trima e trimëresha që lehin e kakarisin e kërcënojnë Kryeministrin, po ua mbajti prapanica, le të dalin në fushën e mejdanit të “ndeshen” me Kryeministrin. Duke qene se Ai ka qenë basketbollist dhe me përvojë, me njërën dorë i hedh këta çakej, baldosa e kukuvajka në kosh, por jo në koshin e basketbollit, por në koshin e plehrave! Prandaj mos u merrni shumë me gjigandin Edi Rama “Luan” sepse nuk pyet për pleshta e tartabiqe Ai. Bota, Kryeministrit Edi Rama i ka vënë notën 10!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here