Home Opinion Një zonjë fisnike si Arta Marku, i duhet Shqipërisë!

Një zonjë fisnike si Arta Marku, i duhet Shqipërisë!

330
0

E dyta Kryeprokurore grua në këto 27 vjet pluralizëm Ina Rama dhe tashmë Arta Marku, nuk është aspak e çuditshme kur zgjidhen shoqe në detyra të larta. Shqipëria që në kohën Ilire, ka pasur Mbretëreshën Teuta dhe shumë gra e vajza edhe mbas Luftës së Dytë Botërore, dhjetra gra e vajza që ishin partizanë në Çlirimin e vendit, kryen detyra të rëndësishme në qeverisje, ushtri, arsim-kulturë, bujqësi e shumë detyra të rëndësishme, si Liri Belishova, Liri Gega, dyja gjenerale si Themie Thomai, minister bujqësie, Tefta Cami minister Arsimi etj. Edhe 6 ministret aktuale të Qeverisë Rama 2.

Zonja Arta Marku ka lindur më 18.08.1976 në Lezhë, ka mbaruar studimet e Mgjistraturës,  ka ushtruar funksionin e Prokurores në Shkodër dhe ka mbajtur postin e drejtueses së njesisë Task-Force pranë kësaj Prokurorie. Ajo është e martuar me  një oficer të policisë gjyqësore dhe ëshë nënë e dy fëmijëve. Në çdo detyrë, kjo zonjë ka shkëlqyer me profesionalizëm të lartë. Në seancën Parlamentare që u thirr me datën 18.12.2017 për të votuar 3 kandidatët për Prokurorin e Përgjithshëm provizor, me shumicë votash fitoi zonja Arta Marku (nga mazhoranca). Por dy partitë kryesore opozitare PD dhe LSI ndonëse hynë në sallën e Kuvendit, me përfaqësuesit e tyre, kryesisht kryebanditi Salih Karadiçi, Luli Vocërr dhe Kryemadhi, nuk diskutuan por më shumë shpifën dhe ofenduan  per mazhorancën dhe Kryeministrin Rama me fjalë rrugësh e banditësh kundër zgjedhjes së Prokurores.

Loading...

Një gjë më kujtohet nga historia e vitit 1920 kur u mblodh Kongresi i Lsuhnjes me porosi të organizatorëve Ahmet Zogu dhe Aqif Pash Elbasani etj, ngarkuan me detyrë trimin matjan nga Kami i Madh i Matit, Kros Skurën që të sillte 300 trima të armatosur që të rrethonin sallën e Kongresit  për ta ruajtur nga ndonjë keqbërës vendi ose i huaj. 111 ditë krosi eci në këmbë nga Mali i Zi, kosovë e Maqedoni e Shqipëri, mblodhi 300 trima të armatosur dhe i dërgoi në Lushnje në mbrojtje të punimeve të Kongresit. Faleminderit që mbrojtët Parlamentin opozitë!

Edhe më 18 Dhjetor 2017 “Trimat dhe trimëreshat” e PD dhe LSI rrethuan Parlamentin Shqiptar “për të mbrojtur” nga banditët pot ë këtyre forcave politike të kryesuar nga serbi Salih, Luli i Vocërr, Kukuvajka Kryemadhi e mendjevogla nga F. Noka e E. Paloka që u peshon nga 5 okë koka, diskutojnë fjalë të kota; Strazimiri e të tjerë të shkretë bëndit, hajdut, kriminel u lagën në shi nga frika e Vettingut e Drejtësisë që  s’do të vonojë dhe hekurat me vida të lajnë zollumet, krimet, shkatërrimin e Shqipërisë, shitjen e 35.000 km katrorë detë e çarë s’kanë bërë! Dhe Meta struket nga frika në dy drejtime: e para floriri dhe e dyta frika nga bashkëshortja e tij. Kur them nga bashkëshortja e tij Kryemadhi, kam në kujtesën time ngjarjen në Indi, kur djali i Indira Gandit, vrau nënën e  tij sepse ajo nxori ligjin që pas saj të mos kishte trashëgimtar, ndaj e vrau i biri dhe i zuri vendin?!

Ilir Meta si “gjoja” i Majtë, nuk do që të ketë trashëgimtar si Mbretërit! Mirëpo Kryemadhi u bë trashëgimtar, kryetar partie në vendin e Ilirit. -Larg o Zot ti thotë Iliri: hiqu si trashëgimtare e imja në parti.Atëherë mos e thëntë Zoti që Kryemadhi të marrë pistoletën e patriotit të saj Strazimiri, e të vrasë Ilirin dhe vetë të rri me poste sa më të larta. Tani e dinë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit se pa drejtësi nuk mund të ketë Shqipëri e rehati.

Vjen Kotiçi i gështenjave, poliagjent dhe shkatërroi Shqipërinë me themel e çati. Vrau e preu mijra shqiptarë në 97-ën. Shiti çdo gjë për skrap: uzina, fabrika, armë e municione deri dhe tanke e avionë dhe tani del e leh në Kuvend si qen stani se bashku me të tjerët si Luli, Flamuri, Paloka, Kryemadhi e Vasillaqis. Këta duhen dërguar para drejtësisë penalisht. Politikan, gjyqtar, prokuror të korruptuar, kriminel e hajdut, Vettingu t’i çojë në hekura  që të çlirohet Shqipëria. Kryeprokurorja Arta Marku në detyrë, të hapë dosjet e gjithë kriminelëve të këtyre 27 viteve të çmendura dhe t’i japë këtyre njerëzve dënimin që ata meritojnë. Mendoj se Arta Marku, është kandidatura me e përshtatshme për t’u rizgjedhur për 7 vitet si Prokurore e Përgjithshme e vendit.

Kam parasysh se Amerika dhe Europa do të ndihmojnë procesin e drejtësisë në Shqipëri. I bëj thirrje Europës: O plakë e thinjur, mere në gji Shqipërinë tim me halle shumë! Amanet moj Amerikë: mos na lër të vuajmë çdo ditë! Dhe në fund, uroj të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit:  Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2018! Uroj që ky vit të na gjejë më të qetë në çdo aspekt dhe me shëndet! Gëzuar!

IDRIZ PASHA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here