Kreu Aktualitet FOTO/Përmeti, i urtë, i but dhe mikpritës për festat e fundvitit

FOTO/Përmeti, i urtë, i but dhe mikpritës për festat e fundvitit

289
0

Bashkia e Përmetit, ka marrë të gjitha masat që ndërrimi i viteve, ta gjejë qytetin pa shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike apo të ujit të pijshëm.

Nënkryetari i Bashkisë, Llazar Thanasi, konfirmoi për ATSH-në se “janë marrë të gjitha masat që festat e fundvitit ta gjejnë qytetin tonë pa mungesa serioze të furnizimit me energji apo ujë të pijshëm”.

“Qyteti është zbukuruar si për festë dhe objektet social-kulturore janë në aktivitet të përditshëm. Po kështu dhe subjektet private kanë marr detyrimin për t’u shërbyer sa më mirë edhe vizitorëve të fundvitit”, u shpreh Thanasi.

Përmeti është një qytet ku kremtimi i festave të Krishtlindjes dhe i ndërrimit të viteve, merr një rëndësi festive për komunitetin e atjeshëm.

Ata shquhen për humanizmin ndaj njeri-tjetrit, mikpritjen dhe festimin në mënyrë të përbashkët.

Më tej Nënkryetari i Bashkisë thotë se “gjatë këtyre ditëve të kremtimit të Krishtlindjeve dhe  të  ndërrimit të viteve, bashkia shpërndau pako me ushqime për 150 familje që konsiderohen me nivel të ulët ekonomik dhe individë pa mbështetje, me qëllim që këto familje dhe individ të gëzojnë si të tjerët  këto ditë feste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here