Home Aktualitet Tirana pret ndërrimin e viteve me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”

Tirana pret ndërrimin e viteve me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”

161
0

Tirana do të presë ndërrimin e viteve me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”.

Ashtu siç është bërë edhe traditë tashmë, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët në koncertin festiv me rastin e mbylljes së vitit 2017 në Sheshin “Skënderbej”, në 31 dhjetor, duke filluar nga ora 22:30 deri në 01:00 pas mesnate.

Loading...

Mijëra fishekzjarre do të shoqërojnë countdownin që do presë Vitin e Ri 2018.

Në koncertin e madh për ndërrimin e viteve do të performojnë këngëtarët më në zë të skenës shqiptare Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati etj.

“Ndaj nuk ka arsye që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ta kalosh në shtëpi. Por eja në shesh të festojmë”, është ftesa e Bashkisë së Tiranës për qytetarët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here