Kreu Aktualitet Logoja e ”Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në çdo shkresë zyrtare

Logoja e ”Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në çdo shkresë zyrtare

397
0

Në çdo shkresë zyrtare të administratës shtetërore për vitin 2018 do të vendoset logoja e ”Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi dje, me vendimin nr. 12, modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare.

Loading...

Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA (Këshilli i Lartë i Arkivave) e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.

VITI 2018 ,”Viti Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

Qeveria shqiptare në mbledhjen e parë të datës 13 shtator 2017, vendosi që periudha 28 nëntor 2017-28 nëntor 2018 shpallet “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Arsyeja për këtë vendim është fakti se viti 2018 përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kujtojmë se Skënderbeu ka vdekur më janar të vitit 1468 në Lezhë e vitin e ardhshëm bëhen plot 5 shekuj e gjysëm nga ikja e tij.

Datat madhore që përmbledh ,”Viti Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”:

28 Nëntor 2017 – 105- vjetori i shpalljes së Pavarësisë (574 vjetori i hyrjes së Skënderbeut në Krujë)

17 Janar 2018 – 550- vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

10 Qershor 2018- 140- vjetori i Themelimit të Lidhjes së Prizrenit

14-22 Nëntor 2018 -110-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe përcaktimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here