Kreu Sociale Nis rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët diabetikë

Nis rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët diabetikë

196
0

Nisi sot rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët diabetikë, pas vendimit të Qeverisë për ofrimin falas të fishave për fëmijët 0-18 vjeç që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu pa nga afër procedurën e marrjes së fishave falas në farmacinë e rimbursimit të QSUT-së, ku deklaroi se rimbursimi i fishave falas për fëmijët diabetikë jo vetëm mundëson mbajtjen nën kontrollës të sëmundjes, por lehtëson familjet nga një pagesë e konsiderueshme mujore.

Loading...

“Si Damiana, të gjithë fëmijët diabetikë përfitojnë tashmë falas fishat e diabetit, duke i kursyer buxheteve familjare 1.2 milion lekë të vjetra në vit. Do të rimbursohen falas 4 fisha në ditë por kemi menduar për procedurë sa më lehtësuese për marrjen e tyre, në mënyrë që pacientët mos të vijnë të gjithë në Tiranë, por të kenë mundësi ti marrin pranë vendbanimeve të tyre”, tha Ministrja Manastirliu.

Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj, sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do të tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku i familjes, pranë farmacive të spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake, pranë vendbanimeve të tyre.

“E kemi shpallur, ky do të jetë viti i fëmijëve, ndaj e kemi nisur vitin me një premtim të mbajtur që lehtëson fëmijët diabetikë dhe familjet e tyre”, tha Ministrja Manastirliu.

“Në emër të të gjithë prindërve të fëmijëve me diabet, falenderoj Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që na e mundësoi më në fund këtë kërkesë tonën sepse ishte pagesë e lartë, e papërballueshme për ne”, u shpreh Bashkim Bakiu, i ati i Damianës, 12 vjeçares që vuan nga diabeti.

“Pa fishat është njësoj si të ecësh në një pyll pa busull, me fisha është si ta kesh rrugën në pëllëmbë të dorës, ndaj ky është një vendim shumë I rëndësishëm që na ndihmon ne si mjekë në monitorimin më të mirë të sëmundjes dhe për pasojë në trajtimin më të mirë të fëmijëve diabetikë”, tha dr. Agim Gjikopulli, endokrinolog pediatër.

“Kjo është një ëndërr për të cilën kemi luftuar shumë dhe më në fund e shohim të realizohet”, u shpreh Asim Toro, kryetar i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here