Kreu Ditar Një breshëri automatiku!…

Një breshëri automatiku!…

238
0

-Me rastin e 74 vjetorit te rënies-

Kozma Naska lindi në qytetin e Beratit më 14 Prill 1921 në Berat në një familje patriote me armë në lëvizjen e çetave atdhetare për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Në qytetin e lindjes, Ai kreu shkollën fillore dhe më pas shkollën e mesme në Elbasan.

Loading...

Bir i një luftëtari të vendosur për çështjen e Atdheut, Kozmai bashkë me mësimet shkollore për çdo ditë, thithte edhe urrejtjen që zjente në shpirtin e shqiptarëve të ndershëm. Ai bëri tre klasë të Normales dhe iu bë krah të atit si marangoz. Por nuk u shkëput nga shoqëria shkollore, nuk u nda nga bisedat e normalistëve revolucionarë, të cilët qenë përgatitur shpirtërisht që të hidheshin në luftë kundër armikut pushtues dhe veglave qorre të tij, tradhtarëve të shitur.

Kozmai në vitet e luftës, u përfshi në veprimtari revolucionare, në veçanti punoi me të rinjtë punëtorë të qytetit.Puna me të rinjtë ishte shkolla ku zë fillin aktiviteti i Tij. Ai u zgjodh në organet drejtuese të rinisë së qytetit. Mori pjesë në demostratën e bukës, duke u vënë në ballë të saj. Fashistët e arrestuan dhe e torturuan çnjerëzisht. Nën drejtimin e njesitit guerril kreu shumë atentate. E suksesshme ishte puna e tij për ngritjen e këshillave Nacionalçlirimtare. Në Nëntor të vitit 1943, u kuadrua në Brigadën II-të Sulmuese me detyrë komisar batalioni.

Kozmai, duke qenë shok i ngushtë me Tomorr Sinanin dhe Alqi Kondin, që në fillim u bë drejtues i rinisë punëtore në qytetin e Elbasanit. Mbrëmjeve në dyqanin e tij bëheshin mbledhje. E ndërkaq, jashtë shkëmbeheshin patrullat armike, rendnin tërë zhurmë makinat e milicisë, çirrej në çdo udhëkryq roja fashiste: “Alt, chi va la?!”. Atje, të ulur mbi arka e trungje, rinia antifashiste përpilonte planet e aksioneve. Kozmai ishte në krye të shokëve, Në Mars të vitit 1942, pa marrë parasysh asnjë rrezik, ai u hodh në ballë të demostratës së bukes e u kap fytas me fashistët. E arrestuan, e torturuan që ta trembnin e ta thyenin, por jo vetëm që s’u tremb, jo vetëm që s’u thye, por u bë më i papërmbajtur në veprime.

Duke qenë udhëheqës i Rinisë Antifashiste, Kozma Naska luajti një rol me shumë rëndësi në organizimin dhe drejtimin e forcave të reja në shërbim të luftës. Një ndihmë të madhe ai dha edhe për ngritjen e këshillave e sidomos në drejtimin e njesitit guerril. Në çdo atentat kundër shërbëtorëve të reaksionit në çdo shpërndarje traktesh, në çdo aksion për prerje të linjave telefonike Elbasan-Krrabë apo në djedien e depove të armikut, në rrëmbimin e armëve e municioneve nga gazermat e Shkumbinit, ishte dhe dora e djaloshit Kozma Naska, ajo dorë që kish çarmatosur dhjetra oficerë fashistë në lokalet e dëfrimit, ajo dorë që goditi e fuqishme mbi ushtarët gjermanë për nxjerrjen nga burgu të sekretarit politik të Qarkorit, Tomorr Sinanit, ajo dorë që rrëmbeu automatikë nga kuestura fashiste në aksionin e njesititi. Armiku e diktoi dhe u vu në ndjekje, por Ai doli në ilegalitet.

Me krijimin e Brigadës II-të Sulmuese, fillon një faqe e re në aktivitetin luftarak të Kosma Naskës. Ai u caktua komisar politik i Batalionit të parë. Detyrë e vështirë, por Ai, i lidhur  ngushtë me partizanët, e kreu me nder këtë detyrë. Në të gjitha luftimet që zhvilloi brigade, atë e dallonte një optimizëm i patundur në fitore. I lidhur ngushtë me shokët B. Balluku, A. Kondi dhe K.Ngjela etj.Ai mësoi më shumë dhe u bë një udhëheqës e organizator i mirë. Shpirtin luftarak e ruajti të ndezur në çdo përpjekje. Në të gjitha aksionet e rrezikshme merrte pjesë dhe vetë.

Në muajin Janar të vitit 1944, një njesit i Brigadës II-t S me në krye Kozmain, u nis për të shkaktuar panik në radhët e mercenarëve të armikut, të cilët ishin vendosur në Shkollën e Kuqe.  Pas vrasjes së rojes, Kozmai hyri i pari  Brenda në strofkën e armikut, duke qëlluar me automatik. Mercenarët hodhën pushkët dhe, duke thirrur të alarmuar, u dhanë këmvëve. Jehon e aksionit shkoi gjer larg. Akti i kozma Naskës, që i vetëm hyri në mes të mercenarëve pa iu trembur syri, duke grirë me automatik, u bë i ditur për të gjithë.

Më 23 Janar të vitit 1944, në ditët e operacionit të Dimrit, në afërsi të Tiranës, në kufirin që ndan dy fshatrat Brrar e Ferrat, forcat naziste që ishin nisur të rrethonin një pjesë të partizanëve, u ndeshën me komisarin politik të Batalionit të Parë, Kozma Naskën. Për disa orë u bë i pamundur kalimi i armikut nga fshati Brrar për në Ferraj. Ai, ndonëse i vetëm, u bë një barrier e pakapërcyeshme. Ndërkohë, partizanët u tërhoqën , por në fushën e nderit, në krye të detyrës luftarake, ra heroikisht komisari, Kozma Naska.

I tillë qe Ai, luftëtar trim që, për të kryer detyrat ndaj popullit, nuk kursente asgjë, as jetën që e dha për të ndaluar lëvizjen e forcave armike nga Brrari në Ferraj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here