Kreu Sociale 95-vjetori i shërbimit pyjor ne Shqipëri

95-vjetori i shërbimit pyjor ne Shqipëri

259
0

-Pronësia mbi pyjet, politikat pyjore shqiptare ne 27 viteve të fundit-

Sot natyra dhe mjedisi është një çështje ndërkombëtarë, e gjithë bota përballet me probleme të mëdha të ngrohjes globale. Shumë herë  më të mëdha janë problemet e mjedisit në vendin tonë. Vetëm vitet e fundit janë shkatërruar mbi 200 mijë hektarë pyje dhe shume pak hektarë janë pyllëzuar. Vetëm nevojat për dru zjarri (2.3 milionë m3 në vit) tejkalojnë me mbi 700 mijë m3 mundësinë vjetore të shfrytëzimit.

Loading...

Me kete prirjredo t’u lëmë trashëgimi një Shqipëri totalisht të zhveshur. Është koha për të vënë në shinat e duhura territorin në vendin tonë dhe më në veçanti problemet me pyjet.

Shkatërrimi i pyjeve çon në dëmtimin e gjithë ekosistemit tokësor. Me pyjet nuk kuptohen vetëm druret por edhe të gjitha bimët dhe kafshët që jetojnë në to. Përveç kësaj, mbulimi i pyjeve është me rëndësi vendimtare për habitatet bujqësore përreth, për mbrojtjen nga erozioni dhe ruajtjen e regjimeve të ujit. Pyjet gjithashtu janë një nga burimet më të rëndësishme per zhvillimin ekonomiko-social.

Historia e vjetër dhe e re e administrimit!

Politik-beresit per pyjet, në fund të cdo mandati politik thone se, “raporti midis prerjeve dhe rritjes se pyjeve në një vit është katastrofal” dhe se pyjet mund t’i shpëtojë vetëm partneriteti publik privat dhe reforma te thellë.

Po cila reformë…?

Historiku i regjimit juridik i pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi.

Në fillim të viteve ’20 në Shqipëri ekzistonin hapësira të gjera pyjore, shtrirja e saktë e të cilave nuk mund të thuhet, në mungesë të dokumentacionit perkates.

Këto pasuri në shumicën e tyre ishin të pashfrytëzuara. Mendohet se në këtë periudhë ka pasur 500.000 hektarë pyje shtetërore. Të ardhurat prej pyjeve të shtetit dhe pyjeve private përgjatë kësaj periudhe përbënin një nga të ardhurat kryesore të ekonomisë së vendit.

Si pyje të shtetit janë njohur qysh prej themelimit të Perandorisë Otomane malet, të cilat sipas legjislacionit mysliman ishin këto:

a- male që nuk ishin nën zotërimin e kujt,b- male që nuk ishin destinuar prej vitesh nga popullsia e qyteteve e të katundeve, c- male që ishin larg vendeve të banueshme.

Kodi Rural, i shpallur mbas Tanzimatit më 1274-1858, i ndau tokat (pronë) në këtë mënyrë;

a- emirije (shtetërore), b-mevfuke (vakufnore), c-metruqe (të lëna popullsive), e-mevat (të vdekura e të pazotëruara prej kujt).

Për efekt të kësaj ndarje edhe pyjet morën nga një emër të veçantë si vijon:

  1. a) pyje të shtetit, b) pyje të vakëfit, c) pyje të privatëve dhe d) pyje që ishin caktuar për nevoja të popullsisë të katundeve.

E drejta mbi pronen pyjore e kullosore te perbashket dhe perdorimin e saj, sipas Kanunit te Leke Dukagjinit.

Kanuni i Leke Dukagjinit, ka ushtruar ndikimin e vet te forte ne rregullimin e marredhenieve midis njerezve gjate nje periudhe shumeshekullore, qysh nga koha e Skenderbeut e deri ne fillimet e shekullit te XX.

Pervec prones private qe shprehej me thenien, “Çdo shtepi qe nxjerr tym do te kete pronat e veta”, ekzistonte dhe prona e perbashket me emrin ‘kujrija’ e qe perdorej bashkerisht nga fshati per lende, per veglat bujqesore, per drute e zjarrit, per kullote, per gjueti, e per nevojat e tjera.Kufij kishte çdo are apo livadh, çdo kopsht apo vreshte, çdo prozhme apo zabel, çdo shkurre apo ograje, dhe katundet me njeri tjetrin. Vendosja e kufijve behej me ceremonine e me solemnitetin me te madh:Çkulja dhe luajtja e gureve te kufirit barazohej me hapjen e varreve dhe luajtjen e eshtrave te te vdekurve.

E drejta mbi pronen pyjore te perbashket, administrimin dhe perdorimin e saj, sipas ligjit turk (deri ne 1922)

Pyjet dhe kullotat komune (te bashkive ) i ishin lene nje katundi ose shume katundeve, me qellim qe katundaret te perfitonin dhe te plotesonin nevojat e tyre per lenden e drurit per ndertimin e shtepive, kasolleve, hambareve, vatheve te bagetise, te qerreve e veglave bujqesore, si dhe per te pergatitur drute e zjarrit, qymyrdrurin dhe per nevoja te tjera.

Kalimi i pyjeve ne pronesi te fshatit behej ne baze te frymeve te katundit. Cdo shtepie i kalohej 20 dynym (afersisht 2 hektare). Kur ne afersi mungonin pyjet, fshatareve u ndahej nje pjese pylli nga pyjet e shtetit ne nje largesi jo me te madhe se 2 ore nga katundi.

Historia tregon se ka tradita te qarta e te mira per pronesimin, administrimin dhe perdorimin e pyjeve ne pronesi te familjeve, grup/familjeve, fshatrave. Pavaresisht nga pasiguria e shfaqur nga disa se a ka patur apo jo pyje ne administrim te fshatrave, fakti qe qysh nga Kanuni i Leke Dukagjinit e ketej, ka patur e jane zbatuar nenet e paragrafet e tyre mbi kete pike, dhe fakti qe kudo te thone se fshatrat kane pasur ne perdorim toka pyjore e kullosore me emertimet ‘pyll fshati’, ‘zabel’, ‘mera’, ‘ograja’, ‘musha’, ‘bjeshke’,’verri’, ‘xana’, ‘çaire’ etj, kane qene pikerisht keta pyje dhe keto kullota ne pronesi te katundeve.

Ndikimi i regjimit komunist ne marredheniet tradicionale te fshatrave me pyjet.

Regjimi komunistndryshoi rrjedhen normale te zhvillimit te prones, duke e shnderuar ate nga prone private, fshati apo komune, te kufizuar, te administruar e te mbrojtur me fanatizem, ne prone te te gjitheve, duke krijuar keshtu dore te lire per nderhyrje pa pengesa dhe sipas interesit te shtetit. Pyjet dhe kullotat u shpallen prone shteterore me ligjin e reformes agrare date 29.8.1945. Gjatë periudhës 1944-1990 kur nga pyjet u hoq çdo vit 2-3 fishi i mundësisë vjetore normale të shfrytëzimit.

Situata sot mbas ndryshimeve te sistemit politik.

Shqipëria ku tashmë si rezultat i reformës territoriale, rreth 80% e pyjeve kanë kaluar në pronësi publike(Pronesi te Bashkive) dhe afro 20% jane zona te mbrojtura dhe parqe kombetare (ne pronesi te Ministrise s Turizmit).

Në mbi 6800 fshatra janë krijuar tashmë komisionet e pyjeve e kullotave, jane ngritur 240 Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, 10 Federata Rajonale të Përdoruesve të Pyjeve e Kullotave Komunale, si dhe Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Shqipërisë, te gjitha së bashku  promovojne vlerat e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave dhe njohjen e të drejtave të përdorimit/pronësisë, te cilat jane nje potencial i madh administrativ i cili duhet vleresur nga pushtet qendrore dhe lokale per mireadministrimin e kesaj pasurie.

Strategjia e zhvillimit.

Në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e cila ka hyrë në fuqi në qershor 2009, Shqipëria ka pranuar se legjislacioni shqiptar do të përmirësohet gradualisht jo më vonë se shtatë vjet nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje.

Sipas FAO legjislacioni për pyjet në Europën Qendrore dhe Lindore është analizuar në një studim të botuar në 1999 dhe përditësuar në vitin 2002.

Disa shtete kanë hartuar ligje të reja për politikat pyjore, që me ndryshimet politike të vitit 1990.

Studimi arrin në perfundimin se vendet e Europes Lindore perfshi edhe Shqiperia, përqëndrohen më shumë në mbarëvajtjen e pyjeve, sesa në privatizimin apo jo të tyre.

Sipas Kombeve të Bashkura e drejta zakonore e përdorimit, e cila është një e drejtë që duhet të njihet me ligj. Fshati, komuna (komuniteti) dhe përdoruesit tradicionalë, shoqatat, duhet të mbeshteten dhe të këshillohen si duhet të menaxhojnë më mirë këto pasuri në dobi të tyre.

Avokati amerika i mjedisit nga SHBA, (Ford Foundation Felloë), që ishte i pari që bëri një studim krahasues për pylltarinë mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sipas Barresi-t, “vendet e rajonit i kanë konsideruar gjatë pyjet e tyre si burime të çmuara. Në disa raste, pyjet kanë qenë fokusi i ligjeve të veçanta për shekuj me radhë” thotë ai, duke shtuar se “Polonia dhe Shqipëria kanë qenë pionierë të vendeve të Lindjes në reformën e ligjit pyjor evropian. Polonia miratoi një ligj të ri gjithëpërfshirës – Akti mbi pyjet – në vjeshtën e vitit 1991.

Shqipëria e pasoi një vit më vonë me legjislacionin e ri të vetin – Ligji për Pyjet dhe Shërbimin Pyjor.

Barresi jep një këshillë! Ja si shkruan ai në raportin e tij krahasimor për Shqipërinë dhe Poloninë: “Çdo vend që dëshiron të largohet shpejt dhe dukshëm nga sistemi i centralizuar i pronësisë në sektorin e pyjeve, do të bënte mirë që të shikojë frymëzimin te ligji Polak për pyjet”. Shqiptarët atëherë iu referuan ligjit Francez. Sot nuk dihet se cilin model janë duke zgjedhur ekspertët në projekligjin që janë duke përgatitur këto vite. Por këshilla duket e vlefshme, nisur nga ajo që gjen sot në Poloni.

Sipas Komisioni Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) dhe Instituti Europian të Pyjet (EFI) thote;

Pyjet në pronësi publike dhe private luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e tokës, ruatjen e biodiversitetit, zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe ofrojnë shërbime dhe produkte pyjore dhe jopyjore. Për më tepër ato prodhojnë përfitime social – ekonomike për mirëqënien e  pronarëve të tyre.

Sipas tyre, forca kryesore drejtuese e ndryshimeve në strukturën e pronësisë së pyjeve është shtyrja drejt privatizimit dhe kthimit te tokave pyjore në ish vendet me ekonomi të centalizuar.

Federata Kombëtare e Pyjeve e Kullotave, ne bashkepunimme Fedratat rajonale,  prej vitesh kane propozuar dhe adresuar tek politikë-bërësit shqiptarë zgjidhjen e çështjes së pronësisë mbi pyjet. Ne mendojmë se thellimi i proçesit të transferimit të pyjeve nga pushteti vendor tek komunitetet, pra drejt perdorimit/privatizimit, do të ndikonte ndjeshëm në zhvillimin e zonave rurale dhe do të na afronte më shumë me fqinjët tanë Europianë. Përvojat e përmendura më lart shërbejnë si mësim i mirë për politikanët shqiptarë që shpesh duke u marrë me politika të mëdha harrojnë rëndësinë që kanë pyjet, gjysma e tokës shqiptare, e lënë pa programe, strategji dhe politika kombëtare mbi pronësinë dhe zhvillimin e tyre.

“ Ne  ekonomine e tregut, shitesit dhe bleresit  duhet ta dine qe toka qe po blejne i perket dikuj. Titujt e qarte dhe ligjore te pronesise, jane esenciale per prosperitetin e nje vendi. Ato jane esenciale per terheqjen e investimeve te huaja direkte, per paqe sociale dhe jane faktor te rendesishem per integrimin e Shqiperise ne BE. Prandaj edhe nje here, duhen pershpejtuar proqeset ne kete fushe, per percaktimin, identifikimin e pronareve dhe perdorueseve, demshperblimet dhe kompensimet per te drejtat e pronesise, te cilat jane themelore per nje zhvillim ne te ardhmen. (Helmuth Lohan)

XHELAL SHUTI

Koordinator

Fed.P.P.K.K. Kukes

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here