Kreu Ditar Heroi i Popullit Vasil Shanto ne 74-vjetorin e rënies

Heroi i Popullit Vasil Shanto ne 74-vjetorin e rënies

229
0

Lindi në Shkodër më 17 Gusht 1913 në një familje të varfër. I ati ishte furxhi. Vitet e fundit, Ai i kaloi në Strugë tek kushërinjtë e tij dhe shkoi përsëri në Shkodër në moshën shkollore. Filloren e kreu në qytetin e Shkodrës në vitin 1927. Më pas vazhdoi gjimnazin, por për arsye ekonomike e ndërpreu dhe filloi të punojë si furxhi në dyqanin e babait. Kriza ekonomike e vitit 1929-‘30 përfshiu edhe zejtarët e Shkodrës dhe babai i Vasilit, xha Petro u  detyruan të shpërngul në Tiranë.

Në vitin 1930, Vasili u njoh me militantin komunist Ali Kelmendi, i cili ishte kthyer nga emigracioni në Atdhe për të filluar zhvillimin e lëvizjes komuniste në Shqipëri. Në verën e vitit 1931, Vasil Shanto bënte pjesë në Celulën e parë komuniste të krijuar nga Ali Kelmendi e Asim Vokshi. Në verën e vitit 1933, u krijua Celula e parë komuniste në gjimnazin e Tiranës ku bënin pjesë: Vasil Shanto, Skënder Çaçi, Asim Zeneli. Vasili përveç punës së madhe që bënte me të rinjtë e gjimnazit, punonte dhe mbante lidhje të vazhdueshme më grupe punëtorësh të profesioneve të ndryshme për t’I ngjallur urrejtjen ndaj rregjimit feudo-borgjez të Zogut. Në vjeshtë të vitit 1936 u takua për herë të parë me Qemal Stafën ku së bashku me Mihal Durin i kanë dhënë një ndihme të madhe Migjenit për të botuar librin “Vargje të lira”. Vasili së bashku me Qemalin në gjimnaz shtonin radhët e celulave komuniste me shokë si: Ali Demi, Xhezmi Delli, Themo Vaso etj, duke krijuar një situatë revolucionare duke u lidhur me vajzat e Institutit të Femrave dhe të Shkollës Teknike, krijuan në to Celula komuniste.

Loading...

Më 25 Dhjetor 1938, xhandarmeria zogiste arrestoi Vasil Shanton, i cili i qëndroi trimërisht torturave çnjerëzore që përdorën hetuesit në burg që të thyenin vullnetin dhe karakterin e tij për të treguar shokët, por ai nuk i tradhëtoi. Pas pushtimit fashist, Vasil Shanto bashkë me 7-8 shokë, për të mos rënë në duart e fashistëve, u arratisën nga Shqipëria dhe arritën në qytetin e Resnjës, ku takuan patriotin Myslim Peza, me të cilin u miqësuan me njeri-tjetrin në luftën e përbashkët kundër pushtuesve fashistë, nazistëve e tradhëtarëve të vendit. Pas kthimit nga Jugosllavia, Ai zgjodhi rrugën e Luftës Antifashiste me vetëdije të plotë. Vasili me shokë filluan të ngrinin disa baza ilegale. Populli i varfër e patriot i Tiranës, filloi të hapte dyert për illegalët, të ndante me ta bukën e gojës, të ndihmonte për organizimin e luftës me të gjitha mundesitë e tyre. Vasil Shanto takohej vazhdimisht nëpër baza ilegale me E.Hoxhen dhe Qemal Stafën për bashkimin e komunistëve dhe zgjerimin e luftës së armatosur.

Në Gusht të vitit 1941, në çetën antifashiste të M. Pezës, u dërgua një grup komunistësh, ku Vasil Shanto u caktua Komisar i Çetës së Pezës dhe nga ajo ditë Çeta e Pezës u quajt “Çetë partizane”. Në çetë Ai ngriti grupet edukative për partizanet, për të merituar plotësisht emrin “partizan” për t’i bërë të dashur ata me popullin dhe për të shtuar rradhët e Çetës dhe të krijoheshin formacione më të mëdha, të bënin një jetë të thjeshtë ashtu si edhe fshatarët. Çeta partizane e Pezës ishte hedhur në veprim. Çdo ditë ndërmerrte aksione kundër pushtuesve fashistë. Më 28 Tetor 1941, Vasil Shanto me të gjithë shokët dhe popullin e Tiranës, merr pjesë në demostratën e madhe antifashiste që shërbeu si një provë e madhe për bashkimin e komunistëve. Më 8 Nëntor 1941, Vasili mori pjesë në mbledhjen e grupeve Komuniste për themelimin e PKSH, si përfaqësues i Grupit Komunist të Shkodrës, ku kontribuoi në organizimin dhe zhvillimin me sukses të saj. Ai ishte mjeshtër i maskimit për të përballuar ndjekjet dhe spiunimin e agjentëve të fashistëvt që e ndiqnin këmba-këmbës.

Më 28 Dhjetor 1941, Vasili organizoi atentatin në mes të Tiranës kundër agjentit fashist Beqir Kazazi, vrasja e të cilit solli panic tek fashistët. Më 17 Janar 1942, në Tiranë, Ai së nashku me 2-3 shokë qëlluan për vdekje agjentin e policisë fashiste Sami Tahiri. Vasil Shanto është dëerguar nga KQPKSH për forcimin e punës së partisë në Shkodër, Martanesh, Elbasan e në qytete të tjera. Ai mori pjesë në Konsultën e parë të aktivit të PKSH që u mblodh më 12 Prill 1942 në Tiranë, ku mori detyrën shumë të rëndësishme për forcimin e punës politico-edukative dhe organizative të partisë. Gjatë Korrikut dhe Gushtit 1942, Vasili u muar me ngritjen e një bazë për teknikën e Partisë për botimin e gazetës “Zëri i popullit”.

Nga data 17-22 Mars 1943, në Labinot-Mal, u mbajt Konferenca e parë e vendit e PKSH.  Vasilin për kontributin e dhënë në forcimin e punës së Partisë dhe në luftën e armatosur kundër fashistëve e armiqve, e zgjodhën kandidat të KQPKSH. Ai u ngarkua nga Partia si i deleguar i KQ për drejtimin e organizatës së PK të Qarkut të Shkodrës për të vënë në jetë vendimet e Konferencës së parë të vendit, për t’i bërë ato më luftarake. Në Shkodër, më 26 Korrik,Vasili organizoi aksionin e madh politik ku afër dhjetë mijë qytetarë të prirë nga komunistët, dolën në demostratë në rrugët e Shkodrës duke brohoritur: “Poshtë fashistët dhe tradhëtarët”, duke kënduar këngë patriotike revolucionare. Në ditët e fundit të Shtatorit, në Labinot u mblodh konferenca e dyte, ku Vasil Shanto u zgjodh anëtar i Këshillit ANÇl.

Më 8 Shtator 1943, Italia kapitulloi pa kushte. Kjo bëri që të mbledh 40-50 komunistë, ku sqaroi situatën dhe se me kapitullimin e Italisë fashiste, nuk merr fund lufta, prandaj të grumbullohen sa më shumë armë, municione, ushqime, veshmbathje për partizanët dhe njesitet guerile. Të vazhdohej politika për demaskimin e Ballit Kombëtar, legalitetit dhe Klerit reaksionar katolik. Më 11 Shtator 1943, në Shkodër hyjnë gjermanët, të cilët vendosën rregjimin e egër të pushtimit. Më 12 Shtator 1943, Vasili kreu aksionin kundër bazave ushtarake italiane duke marrë nga magazinat armë, municione, veshmbathje dhe sende ushqimore , me të cilat u furnizua Batalioni partizan “Perlat Rexhepi”. Pas disa ditësh, merret aksioni për djegien e Kuesturës fashiste, i cili kryhet me sukses. Nga fundi i Nëntorit 1943, Vasil Shanto së bashku me shokun e tij, trimin Reshit Rusi, nisen për në Jugosllavi ku do të merrnin pjesë si përfaqësues të PKSH dhe të Këshillit të Përgjithshëm ANÇl të Shqipërisë në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist NAÇl Jugosllav. Pas një jave udhëtimi, me shumë vështirësi arritën në qytetin  e vogël të Andriavicës, ku u zhvilluan punimet.

Më 29 Janar 1944, Vasil Shanto, Reshit Rusi  dhe dy të tjerë, u nisën për në Shqipëri duke udhëtuar ditë e natë, maleve me shumë vështirësi. Kur arritën në gril të Vrakës, u gjetën të rrethuar nga xhandarmëria, siç duket nga tradhëtia e nbjërit nga shoqëruesit e tyre. Vasili dhe Reshiti nuk u dorëzuan por luftuan me xhandarët deri sa dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut nga nazistët dhe tradhëtarët. Kjo ndodhi më 1 Shkurt 1944. Pas Çlirimit nga Presidiumit i Kuvendit Popullor, i ka dhënë titullin më të lartë “Hero i Popullit”. Në Tiranë, një shkollë 9-vjeçare dhe një rruge, mbajnë emrin e Heroit të Popullit. Në Tiranë është ngritur nje monument për të kujtuar kontributn dhe veprën heroike të Vasil Shantos.

Xhevdet Çelmeta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here