Kreu Aktualitet Bushati-Desir: Shqipëria, progres në lirinë e shprehjes

Bushati-Desir: Shqipëria, progres në lirinë e shprehjes

192
0

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir, ka nisur sot një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Takimin e parë në këtë vizitë, Desir e zhvilloi me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Të dy bashkëbiseduesit në takim ndanë të njëjtin mendim se, nuk ka shoqëri demokratike pa liri fjale dhe media të lirë. Desir përshëndeti Shqipërinë për progresin e bërë ne fushën e lirisë së shprehjes dhe medias. Ministri Bushati tha se Shqipëria është e angazhuar si në forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, ashtu dhe në ruajtjen e vlerave profesionale të gazetarisë, për të mbajtur këtë standard të zhvillimit demokratik në vend e për ta sjellë atë më pranë proceseve të integrimit evropian. Për ruajtjen dhe zhvillimin e fjalës së lirë, medias së lirë, medias virtuale, angazhimit profesional, përmirësimit të kuadrit ligjor etj., pritet që në muajin maj të këtij viti, të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë, Konferenca e 5-të e Vendeve të Evropës Juglindore në nivel të lartë për t’i dhënë përgjigje sfidave kryesore me të cilat ndeshet media dhe gazetaria sot. Ministri Bushati e përshëndeti mbajtjen e kësaj konference dhe konfirmoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në të.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here