Kreu Aktualitet Me sipërmarrjen italiane për një kapitull të ri investimesh

Me sipërmarrjen italiane për një kapitull të ri investimesh

186
0

Kryeministri Edi Rama ftoi sot sipërmarrjen italiane për më shumë investime në Shqipëri, ku ka shumë potenciale rritjeje dhe mundësi investimesh, sidomos në fushën e turizmit dhe të agriturizmit. Duke shfrytëzuar Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, i cili solli në Tiranë afro 350 sipërmarrës italianë, me praninë edhe të zv/ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ivan Scalfarotto, Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria ofron mundësi investimi në shumë sektorë nga energjia, mineralet, bujqësia, por veçanërisht sektori i turizmit po njeh rritje edhe përtej mundësive të operatorëve vendas, duke e kthyer në një nga fushat më atraktive për investime. “Vendi ka shumë potenciale rritjeje dhe shumë mundësi investimesh në sektorin e energjisë, të naftës, mineraleve, në bujqësi, në mënyrë të veçantë në sektorin agroushqimor. Por hapësira ku mundësitë janë të shoqëruara edhe nga një kërkesë shumë e fortë, që rritet çdo vit në mënyrë eksponenciale, është ajo e turizmit. Ka vërtet shumë për të bërë në këtë fushë, ndërsa çdo vit, rritja e kërkesës është vërtetë e paarritshme nga pikëpamja e ofertës. Operatorët tanë janë të detyruar të refuzojnë rreth 5% të kërkesës. Vijnë nga vendet e Europës Qendrore, Veriore, por dhe nga Italia,” u shpreh Kryeministri.

Më tej, zoti Rama renditi disa nga arsyet që e bëjnë Shqipërinë një vend ku suksesi është i garantuar: “Taksat janë shumë më të ulëta dhe burokracia po ashtu. Kemi edhe një legjislacion shumë avantazhues për të gjithë ata që do vinin të investonin në turizëm. Mjafton të mendojmë që kushdo që do të investonte në një hotel, apo në një strukturë me 4-5 yje do të kishte 10 vjet pa asnjë taksë, nuk do paguante taksën e ndërtimit, taksën e pronësisë, asnjë taksë mbi fitimin, vetëm një TVSH prej 6% dhe kaq, për 10 vjet. Më pas, po të donin, do kishin edhe licencën falas për kazinotë dhe për marinën. Jemi duke përgatitur një program të shoqëruar me incentiva për agriturizmin, të mbështetur mbi modelin italian, sidomos mbi atë që Italia ka bërë në fillim të viteve ’90, kur me një program mbështetjeje për këtë sektor vërtetë e ka ndryshuar shumë dhe ka sjellë një rritje eksponenciale në agriturizëm. Jemi duke zhvilluar një proces rregullimi, duke menduar të asgjësojmë shumë pengesa burokratike administrative, duke reduktuar dukshëm kohën për një sipërmarrje që të fillojë një aktivitet këtu. Kemi futur edhe figurën e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve, gjë që do të thotë se, çdo rast shqetësimi për çdo ndërmarrje që i paraqitet ministrit do bëhet një çështje për të cilën do kujdeset vetë qeveria,” u shpreh Kryeministri.

Loading...

Sa i përket sigurive juridike, ai garantoi se edhe ato raste të evidentuara deri më tani si problematike do të minimizohen me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi. “Më duket se jemi në një fazë të mirë për t’ju thënë që është një vend i përshtatshëm ku çdo sipërmarrës italian duhet të jetë i sigurt për të fituar, jo për të humbur. Edhe reforma në drejtësi është një element i rëndësishëm garancie,” deklaroi Kryeministri Rama.  ​

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here