Kreu Sociale Magjia e pyllit te Butrintit

Magjia e pyllit te Butrintit

215
0

Keto dite te ftohta dimri dhe ne teresi te nje klime te ftohte politike, ekonomike, vizitova disa here pyllin e bukur te Parkut te Butrintit, per te gjetur pak ngrohtesi. Kur viziton kete Park, nuk te befasojne vetem monumentet e kultures, por dhe pylli i virgjer qe qendron ne kembe per qindra vjet. Te befason kjo larmi dhe harmoni mijravjecare qe gjate rrugetimit te saj ne shekuj nuk ka patur shume ndryshime.

Gjithe mjedisi paraqet interes, ofron shume gjera befasuese per t’i eksploruar dhe nuk ngopesh sa here qe e viziton. Te duket sikur shkon per here te pare dhe gjithmone perballesh me gjera te reja. Kur kalon prane monumenteve te kultures, befasohesh dhe kersheria zgjidhet shume shpejt nga ciceroni apo nga tabelat dygjuheshe qe i shoqerojne. Shpejt meson se kur datohen, çfare periudhe i perkasin, ciles perandori , per çfare sherbenin dhe perulesh me respekt dhe admirim per cdo qyteterim .

Loading...

Krejt ndryshe ndodh kur viziton pyllin, kete monument te gjalle natyrore, nje siperfaqe prej rreth 17 ha, qe rrethon dhe hijezon monumentet kulturore dhe krejt mjedisin, nuk e ke kete privilegj dhe kersheria, magjia dhe e fshehta te shoqerojne ne gjithe rrugetimin. Do te perballesh me misteret e pyllit, me te fshehtat e tij dhe jeten mistike te drureve. Duhet te komunikosh, ta kontaktosh dhe te rrish per shume vite bashke me Natyren, ta monitorosh, te degjosh te rrahurat e zemres se saj, zerin dhe klithmat e saj ,qe ajo te filloj gradualisht pa u nxituar te tregoj te fshehtat e saj . Duke ecur ne shtigjet dhe rrugicat e ketij pylli, prezantohesh me madheshtine e tij, me forcen dhe vitalitetin e tij. Shumellojshmeria e habitat e vete dafines, prallit, ilqes, vidhit, rrenjes, frasherit, lofates, bunges, qarrit, mretes, kocimarres te shoqerojne kudo. Nje pyll i dendur plot jete,te mpleksur dhe te perqafuar me njeri -tjetrin, shumica me gjethe gjithmone te blerta, disa me gjethe te rrezuara, duket sikur te thone : Hej kujdes, kjo eshte shtepia e jone, ketej mos kalo, mos na prish qetesine…ky eshte universi yne qe e krijuam me shume mundim dhe sakrifica. Pylltaret e vertete dhe njerezit qe e duan Natyren e njohin kete gjuhe dhe e respektojne kete univers, dhe ne majet e gishtave te kembes, pa e shqetesuar, dhe pa u penguar prej Tij ,vazhdojme dhe futemi ne brendesi . Ketu çdo qenje e gjalle drunore dhe jo, ka gjetur mjedisin, qoshen qe i takon. Lufta e ashper per ekzistence kane detyruar prallin, dafinen, kocimarren, ullastren , qe te perballen me rrenjen, frasherin,vidhin, qarrin, ilqen… dhe t’ja dalin me sukses. Perballesh dhe me urthin, Morenzen dhe shume bime kacavjerese , qe duke u mbeshtetur te druret e tjere , duke ngulur mire ventuzat per te thithur limfen kane arritur deri ne Maj mbi 25 metra.

Poshte ketyre te befason filizeria e pasur, e shumellojshem, me lartesi te ndryshme, qe rriten nen kujdesin e drureve prinder. Ketu drita futet vetem 3-5%, se e pengoncatia e drureve meme. Ne keto kushte realizojne procesin e fotosintezes vetem sa per te jetuar. Nuk harxhojne energji, force dhe rezerva ushqimore.Vetem zhvillimi i avasht, i qendrushem eshte e vetmia garanci qe nje pjese e tyre te shijoj pleqerine e thelle 200- 300 vjeçare.

Druret funksionojne tamam si njerezit, kane kujtese, shkembejne informacion, ndjejne dhimbje, digjen nga rrezatimi diellor, pesojne paraliza nga ngricat, krijojne si njerezit rrudhat e thella ne lekure. Edhe ato si njerezit kane kundershtaret dhe armiqte e tyre.Kur sulmohen leshojne aromat e tyre paralajmeruese duke dhe ne informacion dhe drureve te tjerre qe te marrin masat e duhura .

Ne pyll ka nje kod te pashkruar qe percakton misionin dhe detyrat e çdo individi. Kush nuk e zbaton e ka veshtire te jetoj. Te bien ne sy disa drure dinak qe perdredhin trupin dhe kuroren e tyre ,qe te arrijne me shpejt ne drite. Bigezojne trungun dhe perpiqen te kalojne gjitonin per te arritur ne maj. Ato nuk do te mbrrijne kurre ne Maj, se nuk do t’i rezistojne forces se eres dhe egersise se saj,ato do te thyen. Vetem druret e drejte, te lemuar,elastik, te qendrushem, qe nuk nxitojne do te ngelen ne lojen e jetes .

Pak me tutje perballemi me nje dru meme te rrezuar, e shtrire per se gjati ne toke, pa jete… Ai qendroi ne kembe mbi 300 vjet, duke ofruar sherbimet e tij te çmuara, mjedisit,bashkesise, krijesave. Por edhe tani i vdekur, pjeserishte i kalbur, do te vazhdoj te ofroj sherbimet e çmuara ekosistemit per shume shekuj akoma. Ne trungun dhe deget e tij nje jete tjeter po aq e gjalle dhe e larmishme ka filluar. Mijra kerpudha, bakterie, mikroorganizma, insekte,e kane pushtuar dhe sejcili specialist ne punen e tij po luftojne qe t’ja rikthejne tokes te perpunuar. Nje pyll mund te bej te funksionoj pa derrin, kaprollin, ujkun, dhelpren.., por eshte e pa mundur te jetoj pa kete ushtri, pakete bashkepunim, pa kete zinxhir ushqimor midis vdekjes dhe jetes. Kjo ushtri eshte fillimi i zinxhirit ushqimor ne kete ekosistem, ajo gjendet kudo ne çdo mjedis dhe dru te pyllit.

Vazhdoj ecjen nen druret e medhenj te ilqes, prallit, rrenjes, frasherit qe gjate gjithe jetes se tyre kane arritur diameter mbi 80 cm. Ne trung, ne dege dhe ne rrenje , gjate 200 viteve e kusur ne saj te foto sintezes kane fiksuar me mijra ton CO2. Qe te realizohet kjo magji duhet te egzistoj pylli, duhet te funksionoj kjo makine gjigante natyrore siç funksionon ketu. Sa e rendesishme eshte qe pyllin ta le me te qete, t’a ruajme, t’a leme ne mbreterine e tij. Ai do t’i formoj vete kushtet dhe do te ofroj sherbimet e çmuara pa qene nevoja te investojme. Ja ketu nuk eshte bere asnje investim, por lumturohesh dhe befasohesh qe shikon kete biomase, nje mjedis plot jete, te befasojne druret dhe shkurret e gjalle ne kembe, sipas kateve, te impresonojne druret e thate, te rrezuarat, te kalburat, te befason legusha e trashe, ky dyshek i madh natyrore, plot humus dhe jete, ku nje grusht prej saj ka me shume mikroorganizma se sa njerez mbi planet.

Hasim drure mbi 100 vjecare dhe duken sikur kane kaluar rinine e pare, shikon rrudhat e levores te drureve 200 vjeçare dhe ne pylltaret jemi ne gjendje te dallojme moshen, vuajtjet apo lumturine e tyre. Shikon drure mbi 300 vjeçare qe u eshte reduktuar kurora, fuqite e tyre me kalimin e moshes jane zvogeluar dhe nuk jane ne gjendje te furnizojne deget dhe majat qe gjenden atje lart mbi 20 meter. Pak me tej nje dru tjeter qendron ende ne kembe dhe ka vetem trungun dhe deget e trasha, pa asnje degezim, pa jete dhe do te qendroj keshtu per shume vite akoma. Poshte tij filizat, krijesat e tij jane me te gjalla, me te rritura dhe te gatshem me ardhjen e pranveres , qe te nisin garen per mbulimin e hapesires qe krijoi vdekja e prindit te tyre. Ato nuk nxitohen, akoma kane nevoje per sherbimet e nenes se tyre. Nena i ka mesuar te mos nxitojne, te jene te mençur, te rriten avash duke forcuar qelizat e trungut, rrenjet t’i fusin thelle dhe te grumbullojne sa me shume drite, uje dhe rezerva ushqimore.

Duke ecur lumturohesh me kete larmi druresh, qenjesh, mikroorganizmash ne nje siperfaqe kaq te vogel. Tek kjo larmi qendron sekreti dhe jeta mistike e drureve, magjia e pyllit dhe ekosistemit, ketu qendron vazhdimesia dhe qendrushmeria e tij. Sa me shume lloje te gjenden aq me veshtire perhapet dhe sundon nje individ ne kurriz te tjetrit. Ai gjithmone do te ndeshet me pranine dhe luften e kundershtarit

Natyra eshte e bukur, eshte mistike, magjike, por eshte dhe mesuese e ashper. Kush nuktregohet i kujdeseshemdhenukpershtatet me mjedisin, me ligjesite dh e kodet e saj, kush nuk zbaton mesimet e saj e ka veshtire te mbijetoj.

INXH.KRISTO KAURI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here