Kreu Ditar Ku do t’i zhvilloje garat e notit agjenti i Serbisë?!…

Ku do t’i zhvilloje garat e notit agjenti i Serbisë?!…

221
0

Po bëhen gati dy vite, ku të gjithë shqiptarët që nga Kuvendi, grup njerëzish nëpër kafene e deri çdo familje, po diskutohet e shkruhet në media e televizione, shitja e Detit në vitin 2009 afer 10 vjet nga Salih Karadiçi e djali i tij politik “Luli i Vocërr”. Unë po përdor thenjen popullore: ”U bë deti kos”, o shqiptar merrni lugët në brez drejt Detit e hani kos!

U çudita po dhe u indinjova nga deklarata e serbit Salih, kur cilësoi Kolonel Meçollarin si spiun! “Kurvë, mbaje kopilin”. Para se të hyje në Partinë e Punës e mori Idriz Shehi (Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës), i cili e çoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurimit të Shtetit te E. Hoxha, me drejtor Zef Lokën dhe me dëshirën e madhe të Salihit u ingranua si agjent i sigurimit (spiun) me pseudonimin “Penicilina” si mjek agjent. Në aktbotimin para drejtorit Zef Loka, tha: “Për Partinë e sh.Enver do luftoj e sakrifikoj edhe jetën, të na rrojë sa malet Partia dhe sh. Enver (firmosi aktbetimin) dhe e vuri në jetë mbasi u pranua në parti deri sekretar. Mjerë bluzat e bardha si vuajtën nga Salihi!

Sigurimi serb kërkoi një intelektual verior nga Shqipëria për ta rekrutuar dhe, gjeti pikërisht Salih Karadiçin me gjak serbi duke e emëruar agjent sigurimi të UDB me pseudonimin “Bisturi”, I cili i shërbeu me zell dhe vazhdon t’i shërbejë edhe në ditët e sotme kundër Shqipërisë e Kosovës?! Ai u martua me vajzën e Rexhep Shehit e të serbes Milica (Sllobodankën). Në Tiranë i ndërruan emrin (Liri). Vjehrra e Salihit ishte antare e UDB dhe motra e saj, tezja e Lirisë, Kolonele e UDB; djali i saj agjent ekonomik i Millosheviçit. Rexhepi, Bujar Bukoshi, Bashkim Gazidede e Salihi, ishin familjarisht agjent e spiunë të UDB. Çdo veprim, krim, tragjedi e shkatërrimi i çdo gjeje mbas ’90-es në Shqipëri, është bërë me urdhër  të Serbisë dhe agjenturës së UDB-së nëpërmjet Salih Karadiçit e bashkëpunëtorët e tij.

Vrasja e 2 Prillit e katër të rinjve në Shkodër, burgosja për kafe morti e N. Hoxhës, R. Alisë, F. Nanos, Zef Lokës e deri Adem Jasharit; bombat e VEFA, ngritja e firmave piramidale, Salihi deklaroj se janë para të pista, populli fukara shiti gjithçka futën lekët të firmat që s’i morën kurrë! Firma “Gjallica” e financoi Salihi, lekët ia mori Aser Arafati sepse Shemsie Kadria e kësaj firme, ishte shoqja e motrës së Lirisë. Kur dolën piramid firmat, Arafati  i kërkoi paratë Salihit. Por ky e nxorri Suden nga burgu, Sudja i dha paratë dhe likuidoi borxhin Arafatit.

Depot e armëve i hapi Salihi duke organizuar gjithë rrethet veriore, ushtarak e rezervist në Përmet  me të gjithë potencialin ushtarak deri artileri, tanke, autoblinda e avionë bombardues për të sulmuar e pushtuar Jugun e Shqipërisë, Vlorë, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë etj. Urdhëroi dy pilotë avionësh bombardues për të bombarduar gjithë qytetet jugore. Por, dy pilotët trima atdhetarë të ndershëm u nisën me kuintala bomba ngarkesë dhe fluturuan mbi Det duke i hedhur të gjitha në ujin e Detit dhe me Radarë dhanë sinjalin: “Zoti Salih! Z. Zhulali! Ne detyrën e kryem. Bombat i hodhën në Det, ne nuk vrasim popullin dhe vëllezërit  tanë”! Ndodhemi në një aerodrome të Italisë. Rroftë Shqipëria! Poshtë tradhëtarët e Kombit, alla Salih e kompani! Salihu u kthye me bisht ndër shalë,i turpëruar i dështuar në misionin e tij, luftë Veri-Jug!

Nga armët në duart e kriminelëve të udhëzuar nga Salihi u vranë mijra shqiptarë. Mbi 160 në Tropojën e tij i ngatërroi fis me fis; 200 në Mat e Dibër, qindra në Vlorë e Ura Vajgurore e kudo më shumë se në luftën e Dytë Botërore. Tragjedia e Otrantos,  qindra viktima ranë në fund të detit; 27 viktima në Qafshtanë, më shumë gra e fëmijë tek Tuneli i Armatimit; dhjetra e më shumë në Fushë Arrëz të djegur me urdhër të Salihit. 16 viktima tek Liqeni i Farkës; 26 në Gërdec; 300 të plagosur, 30 të humbur në Karaburun; 4 të pafajshëm u vrarë para Kryeministrisë; vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-Maqedonas. Vrasja e Trebickës se i kishte rregjistruar bisedat sekrete të përkulësve para Millosheviçit të Rugovës, Salihit, Bukoshit që ranë në gjunj para tij, duke i deklaruar se ata që kanë shenjën e UÇK-së, janë kaçak, komita mali, ndaj mos i kini frikë?…

Kështu Trebickën e vranë “Lepujt në Korçë”; vrau Azemin si rival për pozitë; vrau Sokol Olldashin për të mbrojtur Lulin e Vocërr me që e kishte “dashamir” të vajzës së tij, Argitës ku jetuan e bashkepunuan tre vite në Prishtinë duke fallsifikuar të gjitha dosjet e oficerëve të UÇK-së si kriminel lufte në shërbim të Serbisë dhe duke marrë shpërblime miliona nga Beogradi dhe rrogë nga Shqipëria dhe Prishtina.

Dalim tek tema e shkrimit, ku do të bëjë garat e notit agjenti i Serbisë që i shiti Detin Greqisë! Salihi deklaroi se bëra mirë bashkë me djalin e tij politik, Lulin e vogël që i shitën Detin Greqisë. Unë, tha, zbatoj Kanunin e Lekës. Salihi gjeti mbështetje tek i ashtuquajturi president (vetëm i popullit, jo), Iliri. Mbase kanë ndarë bashkë floririn e Krrabës s’e kanë shumë dashamirës me njeri-tjetrin dhe po mundohen me çdo kusht e  mashtrim marrëveshjen e Detit. Më e keqja se po shpikin rrena, akuza dhe çdo gjë kundër qeverisë dhe Edi Ramës, si e si të pengojnë Reformën në drejtësi, sepse po të realizohet reforma, i prêt qelia e burgut. A e dinë këta kriminelë e keqdashës se shqiptarët kanë vrarë deri të afërmit e tyre për dy pëllëmbë tokë! E këta i shitën qindra kilometra det grekut. Drejtësia duhet të veprojë urgjentisht. Qindra krime të Salih Karadiçit, këtij armiku e krimineli serb kundër Shqipërisë e Kosovës dhe bashkëpunëtoreve të tij alla Luli-Meta e soj e sorollop, tradhëtar e armiq të popullit.

Para pak ditësh, Salih Karadiçi lëshoi një deklaratë bombë: Më 21 Janar unë urdhërova 5 snajpëra për të vrarë Edi Ramën. Kjo deklaratë publike ishte e profesionit të tij si kriminel që ka vrarë me mijëra e mijra shqiptarë dhe pa frikë duhet  të shpallet “kampion botë” si vrasës e kriminel dhe t’i jepet kupa e titulluar “Kupa siçiliane”… Në fakt trimat  nuk bërtasin: të vras, se pushka e bën krismën vetë. Ai nuk është trim por ka përdorur banditë dhe kriminel që ka vrarë mijëra vetë. “Bravo”. Salihi deklaroi se zbatoi Kanunin. Por Kanuni i Lekë Dukagjinit thotë: “mos të vriten grate”, sepse gratë dhe vajzat janë vrarë nëpërmjet Salihit. Dhe kur në Rrihënas u riatdhesua Ndue Gjon Marku ish Kryetar i Komitetit të Maleve (krimineli i Mirditës) e priti Salihi, e përqafoi si çlirimtar e jo si kryekriminel që në Mirditë me bandën e tij vrau 82 burra e 12 gra mirditore (Kanuni i Saliut). Gramos Pashkën e mbyti në det (5 vetë). Si duket në marrëveshje me Ilirin, Lulin, Mediun, Vasillaqin, Kryemadhin, Nokën e të tjerë, po dridhen nga frika e Vettingut e drejtësisë. Por shpejt do të ndëshkohen nga drejtësia.

Me shoqatën “Shqiponja”, Salihi theu embargon duke furnizuar njerëzit agresor të gjakut të vet, serbët e Millosheviçit me armë e naftë kundër kosovarëve. Si lihet ky kriminel i lirë? Apo akoma s’ka drejtësi? Vetëm me deklaratën e urdhërin e dhënë 5 gardistëve për të vrarë Kryeministrin e vendit, Edi Ramën, e përfshijnë nenet e Kodit Penal për tentativë për vrasje. Deri kur s’do të kemi drejtësi ne shqiptarët? Kriminelët të marrin ndëshkim për krimet e kryera që i shpëlaftë Deti!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here