Kreu Ditar Fashistët e ditën Shqipërinë trëndafil, por harruan që ai ka gjemba

Fashistët e ditën Shqipërinë trëndafil, por harruan që ai ka gjemba

186
0

-Me rastin e 95 vjetorit të lindjes

Vasil Laçi lindi në fshatin Piqeras të Bregut në vitin 1923. Një kohë u end me punë të ndryshme, më në fund erdhi në Tiranë. Punoi në një hotel. Andej do të nisej ditën që bëri atentatin. Akti i Vasil Laçit bëri një jehonë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Radiot njoftonin për atentatin që iu bë Viktor Emanuelit në Tiranë.

Në gjurmët e jetës së Heroit Vasil Laçi, në një çast, më rrembeu dëshira për të ditur “Vallë ç’bënte atë natë atentatori Vasil Laçi? Ka marrë në dorë revolverin, e ka përkëdhelur dhe si të ishte arma një qënie e gjallë i ka thënë: “Ku je babloke, nesër ka për ta dëgjuar zërin e gjithë Shqipëria!” – kështu shkruhet në librin me kujtime “Yjë të Pashuar”. Nesër? Çfarë do të ndodhte ditën e neserme? Të nesermen, djaloshi nga Piqerasi do t’i dilte në rrugë Perandorit dhe do ta përshëndeste me plumba.

Natën e kaloi me xhuxhin perandor në sy. I besonte armës. Ajo ishte një baretë e re. I besonte edhe vetes…E mbështolli dorën me fasho të bardhë që të jepte përshtypjen e një dore të thyer. Ajo pëllëmbë dore e lidhur me fasho fshihte armën që në mëngjesin e ditës së neserme mori në gojëz fishekun e parë, të tjerët në varg. Nuk duhej tjetër veç djaloshi të guxonte të luante gishtin.

…Disa ditë në Tiranë po vazhdonin hosanatë për pritjen e perandorit. Radiot e gazetat derdhën lumë fjalësh. Këtyre fjalëvë u vuri pikën plumbi i beretës së Vasil Laçit.

Isha në kërkim të një dëshmitari okular që kishte parë Vasil Laçin në çastin kur kishte shtënë me pistoletë. Gjatë bisedës, shoku im i ngushtë Sheremet Sheremeti , thotë autori i këtij tregimi, veteran i paharruar Resul Bedo, më tha:

-Unë kam qenë aty, e kam parë me sytë e mi. U gëzova pa masë. Shkuam në kafenenë që dikur kishte marrë me qera familja e Sheremetit. Këtu vinin kryesisht njerëz nga anët tona, tha aid he vazhdoi:  “Ditën që do të ikte Perandori, në trotuaru vendosën kangjella. Dy anët e rrugës, deri në fushën e aviacionit, forca ushtarake. Para se të kalonte vetura e Perandorit, kaluan me rrëmbim e zhurmë dy skalione kavalerie. Pastaj motoçikleta.

Në qielol avionë. Dhe ja, papritur një zhurmë rrëmbeu bulevardin nga kreu në fund dhe paprirtur, para syve tanë u duk vetura me të cilën vinte perandori. Pastaj, Vasil Laçi u shfaq papritur dhe drejtoi armën nga perandori. Ai qëlloi disa herë radhazi, por një oficer Italian iu hodh në shpinë. E përpinë…”. Këtë dëshmon Sheremeti. Poa janë mjaft këto?

Nga libri “Atentatori i Perandorit” shkëputëm këto fragmente: “Ai kishte fshehur “Beretën”. Kyçin e dorës, të lidhur me fasho, e ndiente të sigurtë. Se ku e kishte dëgjuar apo dikush ia kishte mësuar se të lidhurit e dorës në atë vend, shmang ose pakëson çdo dridhje. Dhe ai donte që të mos i dridhej kurrsesi dora. Ai kurrë s’kishte vrarë njeri. Tani  ai po përgatitej të vriste një njeri. Të vriste mbretin e pushtuesve. Hera e parë dhe një provë kaq e madhe dhe e vështirë! Ne çastin kur shkrepi arma: “…Nëntogeri i këmbësorisë Antonio Roko, e vuri re dhe sapo Vasili shkrepi këmbëzën, ai iu hodh menjëherë mbi shpinë. Megjithatë, atentatori  qëndroi fort në këmbë dhe i vendosur e bëri punën, duke e shkrepur këmbëzën pesë herë me radhë. Veprimi i oficerit Italian, pohon raporti, shkaktoi që plumbat të devijojnë, “të shmangen nga drejtimi fatal që desh t’i japë atentatori.

…Pas krismës së pestë, Vasili u gjend i mbërthyer në darën e egër të fashistëve…Ata ndihgeshin shumë të fyer, qe prekur sedra e pushtuesve. Aq më tepër se në minutat e para, të gjithë pandehën se mbreti ishte vrarë….

Vasili iu nënshtrua torturave të rënda. Më 26 Maj 1941, u dënua nga gjyqi ushtarak me vdekje. Trupi gjykues u caktua me dekret të veçantë mbretëror. Kryetar i trupit gjykues, u caktua Gjeneral Feruci Paganuzzi. Prokuror i akuzës ishte general major Umberto Merangini.

Kur e pyetën në çastin e varjes për të thënë fjalën e fundit, Vasil Laçi kërkoi një krëhër për të krehur flokët. Dhe ashtu, i bukur e krenar, para se të bintë në litar thirri: Poshtë fashizmi! Rroftë Shqipëria e lirë!

Në rrugën e Durrësit, aty ku u krye atentati, në atë vend është vendosur një pllakë përkujtimore. Akti i Vasil Laçit është me përmasa të mëdha.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here