Home Opinion “Gjeneralen” kryemadhi e tradhtojnë oficerët e saj

“Gjeneralen” kryemadhi e tradhtojnë oficerët e saj

101
0

Në historinë botërore, në çdo formacion civil apo ushtarak, ka patur dhe ka tradhëti. Kështu po ndodh çdo ditë në partinë politike LSI që drejton “komandantja kryemadhi”. Arsyet janë nga mënyra e drejtuesve të kësaj njesie politike mes 129 të tilla…

LSI-ja u shkëput nga Partia Socialiste duke dalë më vehte për të ndertuar shtëpinë e re të saj. Zot i kësaj shtëpie, ishte vetë Ilir Meta. Fillimisht u duk si një Parti e dobishme, sidomos për brezin e ri. Mirëpo, Ai gjatë drejtimit të kësaj partie,  i pëlqeu profesioni i shoferave duke drejtuar timonin majtas-djathtas! Arsyeja ishte pretendimi për të marrë pushtetin. Megjithëse s’ngeli pa fitore dukë përfituar shumë ministra si në të majtën dhe në të djathtën. Por meta u lodh duke u rrotulluar majtas-djathtas dhe ia dorëzoi “ushtrinë” bashkëshortes!?

Loading...

Por, kryemadhit iu shtua oreksi për të marrë drejtimin e shtetit ku gjatë fushatës zgjedhore 2017, pretendonte e deklaronte se do të dalë forcë e parë! Por sovrani e hodhi në humnerë. Në të njejtën kohë, armiqësohet me Partinë “nënë” socialiste. Ky veprim i kushtoi për keq Partisë së LSI-së. Kësaj partie familjare që çdo ditë në ekrane televizive duke sharë e shpifur pa asnjë bazë qeverinë Rama  si Kryemadhi por akoma më shumë “Vasillaqi”, i cili ditë e natë nuk pushon duke shqrë e shpifur. I shkreti, pretendonte të bëhej kryeministër në 2017-ën. Por, unë do të thoja se, pot ë ishte dhe çoban lopësh, do t’ia hante ujku dhente e jo më Kryeministër, ky njeri llafazan!

Oficerët e “gjenerales” Kryemadhi, të cilet deri tani janë rreth 44, e kanë tradhëtuar, por pritet që dhe ushtarët të marrin shëmbullin e ofiucerëve të tyre për të  dezertuar dhe në fund do të ngelen vetëm servilët ose do të shkrihet si Partia “Libra”! “Tradhëtarët” e LSI-së iu bashkuan Partisë Mëmë të saj, Partisë Socialiste.

Elektorati shqiptar, sidomos intelektualët që nuk janë të paktë por me shumicë, i kuptojnë ngjarjet politike dhe veprojnë me ndërgjegje se si e kujt  i shërbejnë!? Kështu vepruan edhe 44 këshilltarët e LSI-së. por, ky është vetëm fillimi sepse “gjeneralja” Kryemadhi i humbi dhe ato pak mend që kishte, kur hoqi çizmen e këmbës për t’i rënë Kryeministrit, Edi Ramës. Me veprimin e saj të ulët, ajo i humbi vlerat e saj si kryetare  e LSI-së. Ajo do të m betet në histori dhe do të kujtohet në çdo kuvend në Shqipëri dhe në Botë. E si mund të drejtojë Partinë një grua si Kryemadhi, e cila nuk është në gjendje të drejtoj dhe të frenoj veten e saj me veprimet  që ajo ben?

Tani, z.Kryemadhi, po mundohet duke ju servilosur Lulit të Vocërr për të bërë koalicxion në zgjedhjet vendore të 2019-ës. Por, Luli është në të njëjtat pozita e halle, sepse edhe atë po e tradhetojnë e braktisin “ushtarët” e Partisë së tij. Më e mira do të ishte që z. Kryemadhi dhe Luli të dorhiqen, sepse nuk i do dhe përfill më as elektorati i tyre.

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here