Kreu Sociale Asnjë tolerancë ndaj abuzuesve me sigurinë ushqimore

Asnjë tolerancë ndaj abuzuesve me sigurinë ushqimore

122
0

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, konferencë për shtyp:

Po dal në këtë komunikim publik, mbas një rasti të konstatuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe pastaj mbështetur dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në rrethin e Shkodrës, në qytetin e Shkodrës, ku është konstatuar një aktivitet në kundërshtim me ligjin, prodhim i paligjshëm, falsifikim i prodhimeve ushqimore që është një shkelje e rëndë flagrante dhe natyrisht dhe të natyrës penale. Kjo është një punë e përditshme e jona, nuk është as rasti i parë, as rasti i fundit. Po pse po dal në këtë komunikim publik, është sepse dua të ritheksoj rëndësinë që për ne ka marrë dhe është duke marrë dita – ditës bashkëqeverisja me qytetarët, sepse e gjitha kjo ndodhi pas një denoncimi të thjeshtë qytetar. I thjeshtë por që u kthye në një rast, i cili çoi atje ku duhet prodhuesit e paligjshëm. Janë arrestuar 3 persona pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme, por edhe 2 inspektorë. Arsyeja e dytë sepse po dal në këtë komunikim publik është për të bërë të njohur sesi po e jetësojmë premtimin tonë të para 6 muajve sesi të japim fund historisë, tashmë dhjetëra vjeçare të konstatimit të rasteve të paligjshmërisë dhe pastaj të asnjë konstatimi të shkaktarëve, të inspektorëve, punonjësve të shtetit, zyrtarëve, të cilët e kanë lejuar, bekuar këtë paligjshmëri. Në rastin konkret nuk janë çuar, nuk janë arrestuar nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor tre persona të përfshirë në prodhimin e falsifikuar të ushqimeve, por dhe 2 inspektorë të AKU-së. Kjo qasje do të vazhdojë, nuk do të ketë paligjshmëri në fushën e sigurisë ushqimore të pashoqëruar dhe me inspektorët apo zyrtarët që e kanë lejuar, apo krijuar këtë paligjshmëri. Siguria ushqimore po trajtohet me seriozitetin që ligji e kërkon, se është një komponent i sigurisë kombëtare. Për këtë arsye kemi hartuar një plan në kuadër të cilit, bashkëpunojmë në mënyrë shumë efektive dhe dua ta falenderoj Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, por edhe Shërbimet e Inteligjencës për shkak, që siç e thashë siguria ushqimore edhe sipas ligjit është një komponent i sigurisë kombëtare. Bashkëqeverisja ndërkohë, nuk është një slogan siç e shikoni, por është një instrument i qëndrueshëm i punës tonë të përditshme. Përmes platformës së bashkëqeverisjes, përmes denoncimit qytetar, krahas dhe planeve tona, programit tonë të punës të institucioneve në nivel qendror, por edhe ne nivel lokal, kemi bërë të mundur që të rrisim eficencën e punës tonë. Është një rrugë shumë e shkurtër, bashkëqeverisja me qytetarët, platforma Shqipëriaqëduam.al është një rrugë e shkurtër, për të çuar denoncimin direkt në zyrën e ministrit, në tavolinën e ministrit, por edhe të kryeministrit dhe për t’i dhënë mundësi gjithkujt dhe gjithçkaje të zgjidhet dhe të marrë përgjigje brenda një afati rekord, që është afati prej dhjetë ditësh. Edhe njëherë dua ta mbyll duke falenderuar institucionet që bashkëpunojnë me ne, në kuadër të një programi, tashmë të strukturuar, Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Shërbimet e Inteligjencës. Premtoj, që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe duke u shoqëruar me një qasje të re, me një risi tjetër, të cilën dua ta bëj të njohur për të gjithë operatorët ushqimorë, që është vetkontrolli. Pra nuk është se jemi duke ndërmarrë masa represive për të zënë në befasi ata që deri dje një lloj të drejte morale e kane patur të mos jenë 100% brenda kuadrit, apo standardeve ligjore, për shkak se shteti shpeshherë ka munguar, por ju kemi dhënë atyre mundësinë që të vetkontrollohen duke iu bërë të njohura standardet përmes checklist-ave të çdo operatori dhe pastaj mbas vetkontrollit, mbas paralajmërimëve dhe kohës në dispozicion për t’u vetpërmirësuar, natyrisht masat e zbatimit të ligjit do të jenë pa kompromis, pa tolerancë, sepse nuk mund të bëhet tolerancë me sigurinë ushqimore. Ka lidhje me jetën, ka lidhje me shëndetin e konsumatorit shqiptar. Faleminderit!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here