Home Ditar Atdhetar i shquar dhe antifashist i orëve të para

Atdhetar i shquar dhe antifashist i orëve të para

102
0

-Kush lufton ashtu në këmbë, kush ha hekurin me dhëmbë?-

Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1896 dhe kreu shërbimin ushtarak në flotën detare si nënoficer. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, ai mbeti në marinë, me shërbim aktiv. Në vitin 1929 u gradua kapter dhe shërbeu në  motoskafin “Tirana”, i cili bënte roje në bregdetin tonë. Deri dhe heroi shkrihen në një. Qysh i vogël, mujua punoi ndihmës detar dhe më pas detar në Shkodër e në Durrës. U thirr në ushtri dhe shërbimin e kreu në Marinë. Heroi ishte roja e parë bregdetare e vendit. Ai me vite andej përgjonte të keqen, sepse andej, nga deti, dilnin bajlozët e detit. Andej pritej rrezik.

Loading...

Në vitin 1937, Mujo Ulqinaku veçohet në ballë të demostratës së madhe që bëhet` në Durrës. Nuk ishte një rastësi qëndresa e tij. Mujo Ulqinaku u vu në krye të detarëve atdhetarë dhe i priti këmishëzinjtë me zjarr në fytyrë.

Ishin 50.000 ushtarë fashistë italianë me pushkë të mbushura, ishin 137 anije lufte që drejtuan grykat e topave mbi Shqipërinë, ishin 500 sorra të hekurta fashiste që nxinin atë ditë qiellin e Atdheut tonë. Ushtria fashiste italiane, zbarkoi edhe në portin e Durrësit. Ajo u rreshtua në formacion luftarak dhe nisi rrugën nga porti drejt qytetit.

Një mitroloz, me të shtënat e tij të parreshtura rreshtoi përtokë ushtarët e parë italianë dhe dha sinjalin e luftës së madhe kundër okupatorëve të huaj. Ishte mitrolozi i Mujo Ulqinakut Fashistët ua mbathën këmbëvë dhe u strukën në anën e detit. Hynë nëpër anijet. Si duket, ata prisnin t’u hidheshin lule dhe jio plumba. Dolën përsëri. Dhe përsëri me plumba u pritën.

Të betohemi, vëllezër, se s’do të kursejmë as gjakun, as jetën tonë për mbrojtjen e Atdheut”. Mujua ndërroi pozicion. U dogjua sërish krisma e mitrolozit të tij. Herën e tretë fashistët u përplasën të çoroditur nëpër anijet e tyre. Një përleshje e pabarabartë.  Kush lufton ashtu në këmbë?/Kush ha hekurin me dhëmbë?/Eshtë Mujua, një kapter,/që lufton e vdes me nder!

Në pozicion, grumbull gëzhojash. Mitrolozi hesht. Një flamur i bardhë ngrihet. Ç’ka?

-U dorëzuan! – thanë ata që qenë në det dhe u lëshuan drejt bregut.

Mujua numuroi fishekët. “Pak, shumë pak!” I priti t’i afrohen. Mbërtheu duart në mitroloz. Uli diftakun e shënjestrës. I kishte afër, shumë afër! Shtrëngoi dhëmbët! Shtrëngoi edhe gishtin! Edhe pesëdhjetë fashistë të tjerë të vrarë! Ky ishte fundi i përleshjes. Plumbat e armikut ia përshkuan trupin Mujo.

“Dhe u mbyt trimi në gjak

Për një truall, për një prag”!

Më 7 Prill 1939, Mujo Ulqinaku u vu në krye të qendresës dhe ra heroikisht duke luftuar me pushtuesit italianë në portin e Durrësit. Ai ra që një popull i tërë të ngrihej në luftë.

Thonë se Mujos i pëlqenin këngët e trimave, në veçanti ajo e trimit Tahir nga Ulqini që i këndohëj: Ç’i ke bërë armët,Tahir trimi?/I kam varur në degë të ullinit,/me i ba pritë gjithë Ulqinit”…

Mujo Ulqinaku me bashkëluftëtarët e tij, provoi se ishte një trim mbi trima, një atdhetar i shquar, një luftëtar antifashist i orëve të para, një komandant popullor i zoti. Ai ishte një njeri me zemër të madhe, një prind e kryefamiljar shëmbullor, një qytetar i respektuar. Ashtu si për heronjtë dhe dëshmorët e tjerë,figura dhe vepra e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, do të mbahet kurdoherë gjallë . Emri i Tij do të mbetet i pavdekshëm për sakrificën që dha së bashku me shokët e tij, duke frymëzuar brezat e sotëm dhe te ardhshëm për ta dashur, për ta mbrojtur dhe lulëzuar atdheun tonë të dashur, lirinë dhe demokracinë.

Amaneti i Heroit te Popullit, Mujo Ulqinaku  për të mbajtur lart idealin dhe atdhedashurinë për të cilin jetoi e ra trimërisht me shokët, do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrat e mbarë popullit shqiptar.

RESUL BEDO

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here