Home Sociale Një ditë gëzimi në aksion me veteranët

Një ditë gëzimi në aksion me veteranët

68
0

Në muajin mars u mblodhën disa shokë e shoqe të organizatës së veteranëve  se bashku me Dr. Vogël Adem Qokaj, u mblodhën në minibashkinë e Laprakës për të takuar administratoren e saj, znj. Jonida. Të nesermen, një grup shokësh e shoqesh si: Ollga Papa, kryetarja e organizatës së veteranëve të lagjes nr.62; Xhevdet Malaj, anëtar i Këshillit Zonal. Erdhën edhe nga organizata 61-63 dhe shumë të tjerë. z. Jonida na ftoi për kafe dhe më pas 5-6 pleq, të cilët kishin makina na çuan tek blloku “Guintash” së bashku me punonjëset e bashkisë (njësinë administrative nr.11) mbollën 12 pemë.

Shoqet  Greta Ruçi juriste, Juliana Beqiri – specialiste e shërbimeve publike punuan së bashku me ne duke na respektuar si moshë e vjetër. Më pas bëmë shumë foto si grup gjatë punës. Në këtë zonë deri tani janë mbjellë 70 selvi, 15 ullinj, 2 blirë dhe do të mbillen edhe 10 rrënjë ullinj të tjerë. Pas këtij aksioni simbol me biseda, humor me njeri tjetrin sepse jemi të gjithë dashamirë, na ftoi për kafe z. Lazan Sefa, biznesmen dhe veprimtar i dalluar. U kënaqën të gjithë së bashku. Këta 3 punonjëse, Jonida, Greta dhe Juliana me sjelljen e tyre të kulturuar na vlerësuan e na bënë respekt sa që ne u ndamë shumë të kënaqur.

Loading...

Them se është kënaqësi ta takohemi përsëri me këta njerëz të mrekullueshëm. Takimit i dhanë gjallëri veterani mbi 90 vjeçar Koço Konomi, kryetari i veteranëve Vogël Qokaj, i cili po i afrohet të 90-tave. U regjistrua edhe një ditë e bukur dhe e lumtur në kujtesën e këtyre veteranëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here