Kreu Ditar Një derë atdhetare e njohur ndër breza

Një derë atdhetare e njohur ndër breza

275
0

Eshtë detyrë e shenjtë dhe kënaqësi shpirtërore të shkruash për kullat e trimave malësorë të Geghysenit të Malësisë së Gjakovës. Ato janë me qindra, por unë po ju tregoj lexuesve të gazetës sonë për shtëpinë e Abaz Ram Nikoçit, Geghysen-Tropojë. Kanë qenë model për trimëri, bujari, punëtore e të dashur për shokun dhe mikun; shumë të rreptë për armikun e vatanit. Kanë vuajtur gjatë regjimeve antipopullore, por kurrë s’janë gjunjëzuar dhe mbetën shëmbull frymëzimi për brezat. Heroi i Popullit Bajram Curri e ka patur bazën tek Geghysenasit e në veçanti tek shtëpia e Qerim Delisë e Abaz Ramës e të tjerë, te cilit i kanë shërbyer Abaz Rama, Man Avdia (Nikoëi), Sejdi Miftari etj.

Gjatë LANÇ, Abazi qe kryetar i KNÇ për Lekurtejt nga 10 Marsi 1943 deri në fillim Tetori 1944 (sepse ai vdiq). Shtëpia bazë e partizanëve, kushëriri Uka ka qenë partizan dhe komandant toge deri në Çlirimin e Kosovës në Maj 1945; Isufi  ka qenë partizan në brigadën e 25-të S. Këtu i dashur lexues po ju njoh me një filiz të nderuar që la emër të mirë nga kjo derë atdhetare. Ky ishte Ibrahim Abaz Nikoçi, i lindur më 11.6.1934 në Geghysen. Arsimin fillore e kreu në vendlindje Lekurtaj, Geghysen-Tropojë dhe ishte një ndër nxënësit e parë në vitet 1945-1949.

Në vitet 1952-54, ka qënë instruktor në Komitetin e Rinisë në Bajram Curri. Shërbimin ushtarak e kreu në Jergucat të Gjirokastrës në vitet 1954-56. Në vitet 1957-58, ka qenë sekretar Lokaliteti në Dragobi. Gjatë viteve 1958-61 mbaroi shkollën e M.P Brendshme ku dhe doli oficer dhe shërbeu në Ersekë, Leskovik dhe në Kukës deri sa doli në pension në vitin 1994 ku dhe është vlerësuar me 3 medalje dhe urdhra të ndryshme në vitet 1971, 1979, 1987 etj. Ka qenë me cilësitë më të mira të burrit, ku fjalët me të mira për të kanë folur Sadri Ngjeçi, Asllan Poga, Halil Xhafa, Shpend Meshi e dhjetra kuksianë e hasianë.

Ai u nda nga jeta më 27 Mars 2003 duke u përcjellë me nderimet e duhura dhe respekt nga familja e mbarë qyteti i Kukësit. Emri dhe vepra e tij, e bëjnë të pavdekshëm nëpër breza që kujtohet vetëm për të mirë.

NUREDIN S. LUSHAJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here