Home Opinion Kukësi digjet, Kryemadhi krihet!

Kukësi digjet, Kryemadhi krihet!

86
0

Meqenëse muaji Mars filloi e mbaroi me temperatura të ulëta, shi e borë, sidomos në zonat malore, opozitës shqiptare “ju dhimbën banorët e Kukësit”, të cilët i vunë zjarrin zyrave të taksave në Kalimash që të mos ngrijnë nga të ftohtit. Demostruesit me shkrepset nepër duar për të vendosur zjarrin dhe për të djegur ato zyra, i dërgoi Lul Basha, se Luli i Vocërr kishte frikë se në ato zyra mund të kishte ndonjë proces-verbal apo ndonjë dokument që vërtetonte realisht vjedhjen e 230 milion eurove që vodhi Luli i Vocërr kur ishte ministër i Transporteve. Por, kur u ndërtua rruga e Kombit, arsyeja që dogji zyrat kjo ishte, i përkrahur nga babai i tij politik Salih Karadiçi dhe Kryemadhi që nga entusiazmi kur digjeshin, ajo filloi të krihej e të pispillosesh për të vajtur urgjent tek SHQUP-i. Bashkë me PD e drejtuesit e saj, u kënaqën që po digjesh tym e flakë pasuria e popullit në Rrugën e  Kombit.

Kombin e duan të gjithë shqiptarët patriot e atdhetar, brenda e jashtë Shqipërisë deri tek arbëreshët e Italisë e arvanitasit e Greqisë. Por fatkeqësisht në historinë shumëshekullore, ka pasur dhe tradhëtar shqiptar kundër Shqipërisë dhe aktualisht në vend, ekzistojnë dy kohë politike e popullore : e majta PRO Kombit e Atdheut dhe e djathta, kundër Kombit e Atdheut! Edhe plakushi “Kotiçi i gështenjave” me gjak serbi, Saliu që nuk është pjesë e Kombit Shqiptar, por me prejardhje sllave nga deti Kaspik i Gjeorgjisë e gjak serbi, u kënaq e bëri thirrje që të vazhdojnë demostratat në Shqipëri kundër Qeverisë e popullit shqiptar se kështu e urdhërojnë padronët e tij nga UDB-ja.

Loading...

Nuk jam nostalgjik për 45 vitet e monizmit por kishte të këqia po më shumë të mira: Ja një Ligj: “Kush dëmton – zhdëmton”. Ky Ligj duhesh zbatuar kundër atyre vandalëve që na shkatërruan Shqipërinë mbas 90-ës çdo gjë që unë me moshatarët e mi ndërtuam në 45 vite gjithçka, vepra industriale, fabrika, uzina, hidrocentrale, kombinate, shkolla, spitale e çdo gjë, i ndërtuam me djersë e gjak. Por, për vandalët dhe të ashtuquajturit “demokrat” na i shkatërruan, i dogjën, i vodhën dhe i shitën për skrap të gjitha makineritë  e fabrikave e uzinave deri dhe tanket e avionët e ushtrisë duke shkuar çdo gjë në kuotën zero dhe tani po stimulojnë trazira si e si të shpëtojnë nga Vettingu e drejtësia për bëmat e tyre kriminale, jo vetëm pasurisë kombëtare industrial dhe bujqësorte. Hapën depot e armëve dhe nxitën vëllavrasjen duke patur shumë viktima; tragjeditë e ’97-ës, Otranto, Qafshtam,  Farkë, Gërdec  dhe  vrasje të kundërshtarëve politik; masakra e 2 Prillit në Shkodër ku u vranë kater të rinj; Remzi Hoxha biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Trebicka, Azem Hajdari, 4 qytetarë para Kryeministrisë me plumba të ardhur nga godina e Berishës. Në fund dhe Sokol Olldashi për pushtet të Lulit të Vocërr kur ishte kryebashkiak i Tiranës me urdhër të serbit Salih!

Unë kam parë në Greqi, Itali dhe në çdo rrugë  jashtë vendit, paguanin taksë shoferët, jo një po në shumë postblloqe. Pastaj, është e kuptueshme se rendi kapitalist me taksa jeton në çdo fushë të jetës, sidomos në shtimin e çdo lloj armatimi deri te raketa e bomba automike dhe çfarosje në masë. Ne industrinë nxjerrëse dhe përpunuese e kemi zhdukur, bujqësia dhe toka janë djerrë; Tokat në Lazarat i mbolli me drogë vetë PD, ato toka të cilat brezi im i tretë, i kishim kthyter kodrat e malet në toka pjellore si fushat dhe patëm siguruar bukën në vend. Ndërsa tani marrim miell me krunde nga Serbia e Kosova!

Opozita ndjen kënaqësi nga përmbytjet në vend nga shirat e natyrës dhe ia hedh fajin Qeverisë. Sipas tyre Qeveria Rama duhet që të mos lejojë natyrën të hedhë reshje shiu ose vetë Ajo të bëhet çadër, kurse opozita t’i lutet Zotit sa më shumë shi e përmbytje që të mbytet Shqipëria si dikur qyteti i Shkodrës e dinë historianët e gjeografët. Meqenëse përmenda Shkodrën, m’u kujtua një thënje e z. Jozefina Topalli kur ishte deputete e PD, kur Shkodra u përmbyt: “O lumja unë e  lumja, është bërë Shkodra ime si Venecia mbi ujë?!” E nderuara e ka kuptuar se si duhesh të punonte pushteti i PD për Shqipërinë dhe vazhdimisht ngrinte zërin, prandaj Luli i Vocërr e përjashtoi si deputete z. Topalli dhe z. Majlinda Bregu, dy zonja fisnike.

Po e mbyll me titullin: “Kukësi digjet, Kryemadhi krihet”. Mos o Zot, lere me kaq! Kur del në ekran Luli i Vocërr, na kujton Enverin sepse edhe i ngjan. Opozita kundër kombit. Erdhi zjarri nga Kukësi në Tiranë, kjo duket një kënaqësi e opozitës!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here