Home Ditar 9 maji, dita e shënuar

9 maji, dita e shënuar

55
0

Sylë Gosturani

-9 Maji, është dita më e shënuar në histori deri në ditët e sotme-

Loading...

Gjithçka ndodhi , gjerë sa u arrit ajo ditë. 1939 lufta e dytë botërore mori përmasa të theksuara. Shtetet fillestare të luftës (Gjermania, Japonia e Italia) nënshtronin njërën pas tjetrës vendet e Evropës e të Azisë. Gjermania nuk kurseu as Francën, as Anglinë. Nga Padekalea e Lamanshi, artileria gjermane bënte batërdi mbi Anglinë. Synonte  që të fundoste flotën angleze e më pastaj të ndërhynte edhe me trupa tokësore ajrore. Franca nuk bëri as më të voglën rezistencë. Degoli kapitulloi. Amerika nuk kishte deklaruars hyrjen në luftë. Rrezikshmëria e nënshtrimit fashist dukej sheshit. Çurçilli, kryeministri anglez , po përpiqej të gjente rrugdalje. Ai konkludoi: Mundësia e vetme për t’i shpëtuar nënshtrimit fashist ishte angazhimi i shtetit të parë komunist në atë luftë dhe ja arriti . Me negociata të fshehta mundi të bind Hitlerin, se rreziku kryesor për Hitlerin nuk ishte Anglia dhe shtetet e tjera borgjeze por shteti komunist, Bashkimi Sovjetik. Kjo bindi Hitlerin  që të mobilizojë të gjithë potencialin e tij ushtarak dhe të sulmoi shtetin e sovjetëve. Pas disa viteve luftë e gjakderdhje me 22 Qershor 1941 , hordhitë hitleriane, shkelin marrveshjen e mos-sulmimit me afat trevjeçarë  në mes dy shteteve të nëshkruar nga dy ministrat e jashtëm të dy vendeve , atij gjerman e atij sovjetik . Në vijën kufitare sovjetike qielli u nxi nga aroplanët gjerman. Bombardimet e jashtzakonëhme i hapnin rrugë trupave këmbësore e artilerisë së gjithllojëshme. Nga pas, gjithçka  e mbulonte flaka. Në Moskë arriti lajmi i kobshim “Gjermania ka sulmuar . Gjithçka po digjej e shkrumbohej . Njerëzia po zhdukej”. Askujt nuk i besohej . Nuk i besohej udhëheqësit të atij vendi J.V.Stalinit. Shprehja e popullit: “Nuk din i forti ç’farë bën i ligu” është shumë domethënëse edhe për këtë rast. Është kategorike dhe e saktë  që trimave as  që u shkon ndermend  intriga dhe besprerja , ndersa të ligjtë kanë avantazh intrigën dhe besprerjen. Hitleri i mbrujtur me intriga e besprerje mendoi, se me një  sulm befasues e me tërë potencialin luftarak, mund t’i lante shumë shpejt hesapet me vendin e sovjetëve . Nga ai sulm befasues  mendja e ndritur e Stalinit turbullohet, bie në dilemë. Mbyllet në vetmi për të  gjetur rrugzgjidhje: “Të doërzohet apo të rezistojë”. Ajo dilemë zgjati gjersa Stalini u zgjua me një qartësi e vendim të prerë. Ai zgjim ishte një sunam, tingujt e të cilit u dëgjuan jo vetëm brenda Bashkimit Sovjetik por në të gjitha kontinentet. Thirrja , “O SOT O KURRË” drejtua , Ushtrisë së Kuqe, komsomolasve, punëtorëve, fshatarëve  mbarë popullit sovjetik , përbënte gjithçka të zgjidhjes . Ajo thirrje iu drejtua edhe klerikëve duke u thënë: “Ç’thot bibla kur humbet atdheun , ajo thotë kur humbet atdheun ke humbur,trimërinë , besën , nderin integritetin e pavarsinë”, prandaj edhe ju lëshoni kushtrimin , që populli të ngrihet në mbrojtje të vendit ku kemi lerë. Ajo thirrje ishte vendim e urdhër luftarak . Nga ai moment gjithë populli sovjetik u kthye në një ushtri të rregullt me strehim llogoret e luftës. Stalini pas thirrjes urdhëroi : “Gjithë populli të tërhiqej. Gjithçka, që pushtuesi mund të përdori të hidhet në erë . Asgjë e jona të mos i sherbej pushtuesit”. Sulmi i Gjermanisë mbi Bashkimin Sovjetik krijoi habi e panik , askush nuk parashikonte rrjedhjen e ngjarjeve. Njerëzimi drejtoi sytë kah sovjetët. Në mbarë vendet e botës lindën parti të reja komuniste. Partitë e vjetra u shkundën në dritën e ngjarjeve tëreja . Edhe në Shqipëri  u krijua ajo forcë politike (PKSH), që bëri bashkimin e popullit në atë luftë i prini atij në male, në fusha, në pyje, në shi e dëborë gjer sa me 29-të Nëntor 1944 mundi e sakrificat u kurorzuan me çlirimin e vendit. Komunistët morën në dorë situatat. Stalini urdhëroi “Gjithë industria të kthehej në funksion të luftës”. Pushtuesi po kënaqej me avancimet e shpejta në drejtim të Moskës. Populli sovjetik, gjithë forcat e armatosura vazhdojnë tërheqjen drejtë pikës ku nuk mund të mbajë më. Bashkimi Sovjetik po kthehej në një vullkan. Pushtuesit po i ngadalësohet gjithnjë e më shumë avancimi i mëparshëm. Ai çdo ditë, që kalonte , gjithnjë e më shumë goditej. Në çdo vend, në prapavijë e në vijë të parë shtohej rezistenca. Komsomolasit në prapavijat e armikut përballuan torturat më çnjerzore. Shembull tipik është ”Garda e re” e Fadajevit prej shtatë të rinjsh tranditi themelet e pushtuesit duke ia vjelur atij gjitha sekretet. Stalini më gjakftoftësi drejtonte çdo gjë nga lëvizjet më të vogla gjerë te sulmet mëmarramendëse. Ai, sipas Zhukovit në kujtimet e tij, nuk bënte gjumë fare. “Ne , gjeneralët madhor të luftës, qëndëronim gjerë afër mëngjezit duke bërë e ç’bërë planet e sulmit e të mbrojtjes, vendosnim të Lëviznim forca nga një rajon në tjetrin , nga një front në tjetrin. Stalini vendoste për ne gjeneralët, se në cilin front do të shkonim e cilat forca do komandonim. Pas këtyre diskutimeve e vendimeve largoheshim për të pushuar me bindjen , se kemi konkluduar në favor të fitoreve . Jo rrallëherë , kur shkonim në mëngjeze për t’u nisur në detyra , gjenim gjithçka të përmbysur nga ç’kishim vendosur gjatë natës . Stalini na komunikonte lëvizje të tjera forcash dhe vend komandime të tjera për ne . Ne ishim të detyruar t’i zbatonim pa kundërshtimin më të vogël. Sukseset për ne dhe humbjet për armikun në këto raste ishin të mahnitshme. Të gjithë gjeneralët kishim shqetësime për sulme të mundëshme nga lindja. Stalini nuk çfaqte as më të voglin shqetësim. Ne habiteshim me inisiativat e Stalinit dhe shpesh pyesnim njëri tjetërin ku i bazon Stalini lëvizjet e pa pritura të trupave dhe ndryshimet vendkomandave tona pa kurrfarë konsulte me askënd” ? Stalini pasi  shpërndante gjeneralët për të pushuar, që të nesërmën të ishin të aftë për komandim, konsultohej me fanogramet , që i vinin nga bashkpunëtorët e tij më trima e më besnik , që kishin mundur të infiltronin  në strofkat më sekrete e delikate të armikut . Sorge ishte njëri nga këta . Ai kishte mundur të depertonte në shtabin kryesor drejtues të luftës në Japoni. Ai ishte unufikuar nji me pjestarët e atij shtabi dhe për besimin, që kishte fituar e quanin edhe atashe ushtarak gjerman . Informatat e Sorges aq të sigurta e bënë Stalinin të çlirohej nga frika e sulmeve nga ana e lindjes. Zbulues të tjerë sovjetik kishte kudo në prapavijat e armikut por mahnitës qenë shoferi Gube e major Stazherov . Shoferi Gube , psudonim i gjimnazisti Hjubert, që pas mbarimit të gjimnazit me nata shkëlqyeshim , priste të vazhdonte studimet në njërën nga degët më të preferura të universitetit të Moskës u thirr dhe iu komunikua : Do vazhdosh studimet për zbulim ushtarak . Hjubert i nënshtrohet vendimit , sepse ai ishte përcaktuar pas një studimi të thellë të karakterit të tij. Pas mbarimit të luftës dhe fillimit të luftës H. hidhet me detyrë nëgjermani . Kalon prova e sprova . Të gjitha ikalon me notën shkëlqyeshim .Ajo , që e rënditë atë në zbuluesit më të mëdhaj të kohës ishte zbulimi i arkivave më sekrete në pellgun e lumit Elba. Ato duheshin marr e dërguar në Bashkimin Sovjetik . Mendja e ndritur e shoferit Gube gjeti mënyrën e grumbullimit të tyre dhe nisjen drejtë B.S.me avion . Gube kishte fituar besim e për rrjedhoj edhe  të drejtën e komandimit . Të gjitha arkat e mbërthyra e të vulosura brena së cilave gjendeshin sekretet më çudibërse të fashistëve i ngarkoi në disa makina dhe inisi për nji vend të fsheh të Elbës ku do vinte avioni sovjetik për t’i marrur. Rrugës veprimi i shoferit Gube u zbulua nga një zbulues gjerman. Ai sulmoi guben por në dyluftim gube doli fitimtar dhe gjitha makinat e ngarkura me arkivat më sekrete mbrrinë në desinacion, u ngarkuan në avion dhe pa asnjë telash arritën në vendin e sovjetëve ku do t’u bëhej autpsia . Shoferi Gube doli fitimtar e faqebardhë para popullit e atdheut të tij. Major Sazherov dorëzohet në forcat gjermane si ”tradhtar” i frontit antifashist. Përballon të gjitha torturat më çnjerëzore dhe fiton besimin e xhelatëve. Stazherov, me aftësi fizike e intelekt të jashtzakonshëm zbulon folen e grezav , ku pergatiteshin axhentët gjerman për t’u hedhur në frontet e ushtrisë së kuqe. Major Stazherov, pas shumë studimesh e disa kontributesh, që kishte dhënë, një ditë ibind që të dalin në stërvitje në një vend , që ai e kishte studiuar dhe përcaktuar si vend më i përshtashëm për t’i larë hesapet me xhelatët. Major Staxherov ua jep eprorve të tij kordinatat ku do bëhej stërvitja dhe sapo grejzat gjermanë arrijnë në atë fushë gjendën të rrethuar. Të gjithë grejzat asgjesohen . Komandanti i tyre arrestohet e merret për t’u hetuar . Lufta vazhdonte me intensitet shumë të lartë. Çdo ditë, që kalonte, rriste epërsinë e ushtrisë sovjetike mbi ate fashiste. Aktet heroike pasonin njëri tjetërin. Një mitroloz i vendosur në një qëndër zjarri pengonte ofensiven e ushtarëve të kuq në fushbetejë . Aleksandër Matrazov ivënë gjoksin qëndrës së zjarrit duke bllokuar gjithë intensitetin e zjarrit, që shkaktohej nga një mitroloz i rëndë në atë qëndër ,  bëhet fli duke i hapur rrugën sulmit të ushtarëve të kuq mbi ata gjerman. Gjëndja shpirtrore dhe morali inderluftuesve vjen gjithnjë duke ndryshuar. Ushtarët gjermanë po katandiseshin përditë e më keq ndersa ushtarët sovjetik çdo ditë e më tepër çelnikoseshin. Hitlerianët ishin të vetëdishim, se,  që të merrnin Moskën dhe t’i jepnin fund luftës , më parë duhej të merrej Stalingradi, prandaj gjithë potencialin luftarak e përqëndruan në portat e tij. Njerëzia anë e anë botës kishte drejtuar sytë te vendi isovjetëve . Radio Moska iinformonte ata për gjithçka .shpresat e njerzimit vinin duke u rritur. Para Stalingradit u vendos gjithçka. Për tre ditë e netë dielli u zu nga tymi e zjarri i armëve. Forcat sovjetike rigjeneroheshin me kontigjente të reja . Forcat gjermane vinin duke u shteruar. Morali i ushtarëve rus dhe krenaria e tyre arrin majat. Në ushtrinë gjermane fillojnë dizertimet. Gjeneralët shofin pamundësinë për të vazhduar më tej luftimet. Ata ngrejnë duart lartë. Zihen robër. Fati i tyre bie në mëshiren e shtabit qëndëror të ushtrisë sovjetike. Pas atij dështimi të ushtrisë gjermane, ushtria sovjetike hidhet në ofensivë të përgjithëshme mbi pushtuesin nazist duke e ndjekur ate gjer në dyert e Berlinit.

9 Maj 1945 ngrihet flamuri sovjetik mbi Rajshtag të Gjermanisë. Bota shpëton nga junta nazi-fashiste . Ajo fitore nuk qe e lehtë. Bashkimit Sovjetik i kushtoi 22 milion të vrarë e miliona të tjerë tëplagosur. I kushtoi shkatrrimin total të vendit por liria është mbi gjithçka. Ajo u arrit në saje të asaj lufte afër katërvjeçare. Beteja e Stalingradit, ku Gjermania hitleriane theu hundët, është beteja e pa parë në historinë njerëzore . Atë e drejtoi dhe mbajti përgjegjësi për gjithçka , që siguruan fitoren e asaj lufte J.V. Stalin. Mbi supet e ati njeriu rëndoi gjithë pesha e asaj lufte prandaj vlerat e ati njeriu nuk mund t’i zbej as t’i hijezojë askush. Nikita Hrushovi qe i pari , që hodhi baltë mbi ate burrë shteti. E pasuan pasardhësit e tij Brezhnjev e Gorbaçov. Gorbaçov sot është bërë një shetitës derë më derë pa kurrfarë vlere. Putin , që është kthyar në një car ndaj popullit rus, vjell vrerë e ushqen neveri për Stalinin. Po kush është Putini ? Ai që u sherbeu paraardhësve të tij veçanërisht Jelsinit. Duke i shërbyar Jelsinit në karrierën e tij, mundi  të siguronte vijimësinë e tij në atë detyrë dhe i kthyer në një car shtypës i popullit të vet fut hundët edhe në çeshtjet e popujve të tjerë. Politikanët e të gjitha ngjyrave të kohës së sotme, nga egoja dhe zilia antikomuniste harrojnë luftën e dytë botërore. Harrojnë atë luftë, që ua shpëtoi lëkurën paraardhësve te tyre. Ata, nuk ka nevojë t’ua përserisim sepse e dinë fare mirë, se ishte ajo fitore e ushtrisë së kuqe me Stalinin komandant, që theu atë përbindësh dhe botës i solli liri e paqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here