Kreu Ditar Maji i datave historike

Maji i datave historike

142
0

-Tre datat historike të muajit Maj Janë: 1 Maji, 5 Maji dhe 24 Maji-

1 Maji e ka zanafillën në historinë Botërore në vitin 1886, plot 132 vjet më parë në Çikago të Amerikës ku me mijra punëtorë u hodhën në grevë dhe u përleshën me padronët e tyre. Punëtorët kërkonin të drejtat e tyre: 8 orëshin e punës dhe paga. Padronët i detyronin të punonin punëtorët 10-12 orë në ditë si skllevër. Por, ata nuk ju përgjigjeshin detyrimit që kishin ndaj punëtoreve, për t’i paguar për orët që ata punonin, por u jepnin përgjigje kërkesave të tyre me grykën e mitrolozëve duke i vrarë e masakruar. 40.000 punëtore kanë masakruar ata, ku këmishët e bardha të punëtoreve të pafajshëm dhe që kërkonin të drejtat e tyre, skuqeshin nga gjaku, ndaj dhe ata u bënë flamur të kuq.

Loading...

Më 1 Maj, në mbarë Botën valviten flamuj të kuq në kujtim të 40.000 të rënëve për të drejtat e tyre. Kjo ditë nga e gjithë Bota përparimtare u vendos si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Padronët e shtetit borgjez, i masakruan për interest e tyre kapitaliste duke përfituar në kurriz të popullit.

Në Shqipërinë tonë, 1 Maji u festua për herë të parë në qytetin e Shkodrës në vitin 1905 nga një grup punëtorësh të ngarkim- shkarkimit, zejtarë, këpucar etj., të cilët bënë manifestim në mes të qytetit. Nën shëmbullin e tyre, më 1 Maj 1905, morën pjesë të gjithë punëtorët e Shkodrës me flamuj të kuq në duar. Nga ai vit, në Shkodër çdo 1 Maj, festohet, duke u bërë kështu traditë. Por kjo nisëm u përkrah edhe nga punëtorët e qyteteve të tjera si në Kuçovë, Korçë, Vlorë, Durrës, Mat dhe shumë qytete të tjera,deri kur pushtetin e mori Ahmet Zogu, i cili i ndaloi manifestimet në kujtim të të rënëve më 1 Maj, sepse kishte frikë nga punëtorët!

Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit italo-gjerman, pushteti popullor e festoi 1 Majin në mënyrën me madhështore. Çdo vit bëheshin parakalime në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, ku punëtorët valvitnin flamujt e kuq. Ky manifestim bëhesh nga të gjitha moshat: Pionier, rini, burra, gra e të moshuar të veshur bukur. Dhe 1 Maji mbeti traditë, e cila festohej nga çdo familje shqiptare. Me bankete e kurbane, kryheshin vizita ndër familjarët punëtorë e nëpunës të çdo ndërmarrje, uzine,fabrike, kombinati,kantjer prodhimi e ndërtimi e në çdo fshat.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bëheshin parakalime; në çdo qytet ngriheshin flamuj të kuq. Punëtorët mbushnin gjoksin me dekorata nga puna e djersa e tyre. Ky ishte 1 Maji në Shqipëri për 45 vite deri në vitin 1990 kur u ndërrua sistemi, sepse nuk i leverdiste të festonte  e të kremtonte ditën e 1 Majit se kishin frikë nga punëtorët dhe e hoqën nga kalendari si festë zyrtare. Dhe, kur ndonjë sindikatë si ajo e Konfederatës dilnin në manifestim, urreheshin nga shteti borgjez dhe nuk i lejonin vendosjen e flamujve nëpër ndërmarrje e shtylla. Pra, 1 Maji “vdiq”. Në vend të kësaj feste, u ringjallën Pashkët, Krishtlindjet, Bajrami, Krishti e Muhameti, Nevruzi i Bektashinjve – festa këto që  nuk krahasohen kurrë me 1 Majin e punëtoreve e mbarë Botës!

Datë historike është edhe 5 Maji. Komunistët dhe punëtorët në vitin 1942, i kishin kapërcyer demostratat, u armatosën dhe i dolën përballë pushtuesve me armë në dorë. Më 5 Maj 1942, Sekretari politik i KQ të Rinisë Komuniste Shqiptare Qemal Stafa me të rinjtë Xhorxhi Martini, Sadik Stavaleci, Liri Gega e të tjerë, me aktin e tyre sublime, i lanë popullit një ditë tjetër Kombëtare. Ato qëndrojnë pranë njëra-tjetrës me ngjashmëri perfekte. Kjo rrjedh prej misionit të përbashkët: Çlirimin e punëtoreve dhe gjithë punonjësve nga shtypja e shfrytëzimi kapitalist.

Më 5 Maj 1942, ra heroikisht Qemal Stafa me armë në dorë duke luftuar deri sa ju mbaruan fishekët i rrethuar nga mercenarët e Mustafa krujës e italianët. Ai me insistim u tha shokëve: “Kapërceni murin dhe ikni. Unë do t’ju mbroj”. Dhe nga ajo ditë, 5 Maji mbeti dita e Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut. Pra, në çdo 5 Maj, bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmoreve “Nëna Shqipëri”, për të kujtuar Heronjte dhe Dëshmorët e Atdheut.

Por, edhe 1 Maji si festa e punëtoreve, duhet të kujtohet sepse kështu kujtojmë Heronjtë e Punës Socialiste, të cilët punuan dhe dhanë kontributin e tyre për rindërtimin e vendit nga shkatërimet që pati nga lufta. Shume prej heronjve i kam njohur në ndërtimin e veprave madheshtore të Atdheut për 45 vjet rresht. Dhe disa nga këta janë: Sali Vata , Ferit Qeska, Sabri Shini, Dan Shemën, Hazis Varfërin, Kadri Ruçin, Isuf Plloçin, Rrahman Hankun, Timo Mëhillin, Frrok Pjetër Gegën, Lezan Pislin, Ismail Loshën, Gjergj Kol Markun, Llazar Papamihalin, Todi Mançon, Themie Thomain, Shkurte Pal vaten, Frrok Kaçorrin, Tefta Camin, Ilia Qiqin, Kristaq Prifti, Frrok Xhetanin, Adem Rekën, Budo Isufin, Met Delvinën etj. gjithashtu edhe 11 Heronjtë e Batrës së Martaneshit: Neshat Qoku, Avdyl Verlaku, Neshat Pupla, Dilaver Pula, Emin Përshaku, Baftjar Qoku, Sybi Kadria, Skënder Tomja, Hysen Tosku, Mënyr Nurçeja, Shaban Hoxha. Këta heronj punëtorë të gjeologjisë Mat, Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka shpallur Heronj të Punës Socialiste. Përveç këtyre heronjve, ka dhe shumë të tjerë të Luftës e Punës, të cilët duhet të kujtohen nga të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë.

Datë historike është edhe 24 Maj 1944, Kongresi Historik i Përmetit ku në këtë Kongres u zgjodhën këshillat Nacionalçlirimtare që zevëndësonin qeverinë; u aplikuan gradat e ushtrisë; E. Hoxha me gradën Kolonel u zgjodh komandant i përgjithshëm i ushtrisë Nacionalçlirimtare. U muar vendimi i moslejimit të hyrjes së Zogut e kriminelëve të luftës në Shqipëri dhe shumë vendime të tjera. Aktualisht sot në dy degë industriale të rëndësishme: naftëtar 6000 me pronarë privatë dhe 12.000 minatorë. Sistemi nuk i lejon të festojnë 1 Majin! Edhe pagat hërë jua japin e herë jo.

Unë që festova 45 vjet 1 Majin, aq vite që punova për ndërtimin e Atdheut të dashur ju uroj nga zemra: Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Luftës e Punës! Lavdi të përjetshme! Aktivitetet dhe dhuratat për 1 Majin! Në çdo ndërmarrje shtetërore me rastin e 1 Majit, krijoheshin komisione organizuese nga organizatat e bashkimeve profesionale e Rinisë. Zhvilloheshin mbrëmje tematike si: vallëzime, koncerte, estrada dhe ndaheshin stimuj moral për punëtore të dalluar, dekorata, fletë nderi e lavderimi. Zhvilloheshin edhe gara mes ndërmarrjeve: kush jepte më shumë shpërblime në lekë 3000-5000 lekë të kohës deri në vitet ’90 kur u ndërrua sistemi. Pra, në familjet punëtore dhe ato të nëpunësve shpenzimet e festës na i jepte shteti!

Po mbas ’90-ës? Jo, jo, se ne punëtorët e nëpunësit e para ’90-ës, jemi pensionist e shumë nuk jetojnë më. Ata punuan një jetë të tërë në miniera, gjeologji, ndërtimi, fabrika e uzina e kudo, por pensionet herë na mjaftojnë për të blerë ilaçe, por edhe shumë herë matemi për të future dorën në xhep për të pirë një kafe! Ne sikur jemi harruar duke menduar për punën  e madhe që kemi bërë për ndërtimin e Shqipërisë. Le të shohim se si do të festohet këtë vit 1 Maji i punëtorëve!

Rrofshin festat: 1 Maji, 5 Maji dhe 24 Maji!

IDRIZ PASHA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here