Home Opinion Reforma në drejtësi, sfida kryesore ngritja e institucioneve të reja

Reforma në drejtësi, sfida kryesore ngritja e institucioneve të reja

47
0

“Deri dje gjyqtarët e prokurorët ishin kthyer në një koorporatë, e cila e ishte e pamundur për t’u depërtuar. Ndërsa sot shikojmë gjyqtarë e prokurorë, të cilët nuk e ndjejnë veten që kalojnë procesin dhe dorëhiqen, si dhe gjyqtarë e prokurorë të cilët nuk e kalojnë dot procesin e Vettingut, e kjo është pikërisht ajo për të cilën qytetarët shqiptarë kanë dhënë besimin për Reformën në Drejtësi”.

Me këto fjalë u është drejtuar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike- Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, gjatë një takimi të zhvilluar në këtë universitet.

Loading...

Takimi i organizuar në formën e një bashkëbisedimi të hapur kishte në qendër të diskutimit Reformën në Drejtësi, ecurinë e saj, mbështetjen që Qeveria ka dhënë për këtë reformë si dhe ndikimin e rezultateve të reformës në marrjen e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Ministrja Gjonaj ka theksuar se Qeveria ka ndërmarrë të gjithë iniciativën e saj, ligjvënëse, ligjbërëse, por edhe njëkohësisht edhe mbështetjen financiare në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër janë miratuar një sërë aktesh nënligjore dhe si dhe është siguruar mbështetja financiare e infrastrukturore, për t’iu dhënë mundësinë e ngritjes dhe funksionimit institucioneve të reja, të cilat janë të lidhura me procesin e vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë Gjonaj.

Nga ana tjetër ministrja e Drejtësisë ka evidentuar se një ndër sfidat kryesore të reformës është ngritja sa më shpejt e institucioneve të reja, të cilat ndikojnë në të gjithë procesin e emërimit, rekrutimit, futjes apo përfshirjes së studentëve të rinj në shkollën e Magjistraturës dhe të gjitha këto janë lidhura zinxhir.

Gjonaj është shprehur përpara studentëve se “Rekomandimi pa kushte i dhënë nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë i atribuohet pikërisht rezultateve pozitive që kemi pasur me Reformën në Drejtësi dhe tashmë jo vetëm thjesht me dizenjimin e saj, por për rezultatet konkrete që janë dhënë e kanë qenë të dukshme lidhur me procesin e Vettingut”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here