Home Opinion Babë e “bir”, vetë e shkruan dhe vulosën statutin e ri

Babë e “bir”, vetë e shkruan dhe vulosën statutin e ri

82
0

Kongresi i të ashtuquajturës Parti Demokratike e mbledhur në sallën e Pallatit të Kongreseve më 29 Prill 2018 – salla me kapacitet 2500 vende , u raportua nga Luli i Vocërr se në Kongres ose më drejt, Kuvend pa të drejtë fjale, ishin 7000 të deleguar ose të ftuar e caktuar nga Berisha-Luli! Kjo ngjarje më dërgoi larg-larg, para 90 vitesh në kohën e qeverisjes së Mbretit Zog. E kam gjetur të shkruar në shtypin e asaj kohe dhe nga tregimet e pleqve të po asaj kohe.

At Gjergj Fishta kërkonte qeverinë zogolljane për të metat e  prapësitë ndaj popullit shqiptar në organet e shtypit të asaj kohe, agjentit dhe si babai politik i A. Zogut, Lalë Krosit njësoj si Salihi me Lulin, nuk i pëlqeu dhe e kërcënoi Fishtën me këto thënje po na shtypin e kohës. Por veç shtypit, dërgoi tre trima të armatosur te At Fishta duke i transmetuar presionin e Lalë Krosit: “Fishta-Fishta, po i dredh do “bishta”; do t’i pres ato gishta me thika?! Atë Fishta u thotë trimave të Lalës si gjeni i mënçur që ishte u thotë, i thoni Lalës Zogut: “Lalë Këros, Lalë-Këros, vetë shkruaj dhe vetë vulos, nuk të thotë kush se mos…!

Loading...

Tre trimat dhe shtypi, ia transmetuan Lalës. Ndaj unë do të thoja se veprimi i Lulit të Vocërr është analoge dhe e ngjashme me Lalë Krosin, ku Statutin e Ri të PD, vetë e shkruajtën e vetë e vulosën. Por e çuditshme nga një Statut për të bashkuar PD që në lëvizjen studentore të viteve ‘90 shqiptarët kishin dëshirë e shpresë për demokraci Luli, përpiloi një Statut jo për të bashkuar partinë me militant të mirëfilltë e parti formuese, ai bëri e vulosi një Statut për të ndarë e shkatërruar PD.

Luli i vocërr po trash zërin 1 orë e 20 minuta, shaj e shpif për qeverinë Rama! Nuk la të tjerë për të diskutuar. Por, kur diskutoi Selami, Ai nxiti sallën ta fishkëllenin e kështu ndodhi se kishte frikë nga të vërtetat e Selamit dhe nga jashtë u prononcuan Topalli, Patozi, Bregu, Bode, Imami. Zonjat tamam demokrate Bregu-Topalli, i thanë Lulit: na e shkatërrove Partinë e bëre atë private, me disa të paditur e fare e fis që të vijnë mbrapa. Bile, Topalli i dërgoi haber lulit: “hipi avionit e ik në Hollandë se u rrëzove”!

Selami tha: Statuti personal Basha-Berisha, më i keqi që nga krijimi i PD që vetëm emrin ka demokratike, se me këtë Statut kurrën e kurrës nuk bëhet demokratike. Mirëpo Luli iu drejtua Ramës: dragoxhi. Po çifligun e drogës, pronë e Salës e PD në Lazarat, kush e shfrytëzoi, mbjell, zhvillo dhe vjel e shit ku morën miliardat PD-ja? Ramës iu drejtua si hajdut. Por kush i vodhi 230 milion Eurot e Rrugës së Kombit – Luli-Sala! Ramës iu drejtua: po shkatërron Shqipërinë? Ti! Kush i shkatërroi mbas ‘90-ës çdo gjë që bën shqiptarët për 45 vite, si industri, fabrika, uzina, kombinate e qindra të tilla, të cilat i çuan në zero.  PD-ja e Salihut dhe Lulit të Vocërr, por drejtësia heshti dhe po hesht akoma. Ishallah, Vettingu mbase bën drejtësi.

Kush i hapi depot e armëve dhe u vranë mijra shqiptar? Saliu! Kush ia shiti Detin  – Greqisë me vulë në vitin 2009, duke marrë miliarda nga shteti grek, sepse Deti është i pasur me naftë e gaz. Kush e mobilizoi gjithë ushtrinë e rezervistët e Veriut me të gjitha llojet e armatimeve luftarake deri në tanke e avion bombardues në Përmet për të sulmuar Jugun. Saliu! Por plani i dështoi se dy aviatorët trima me shenjën që u bëri Zhulali, ish ministri i Mbrojtjes, ata i hodhën kuintalët me bomba në det dhe lajmëruan me radiomarrëse-dhënëse: Zoti Sali! Detyrën e kryem! Bombat i hodhëm në det; nuk vrasim e bombardojmë vëllezërit tanë. O ju kriminel! Ndodhemi në aerodromin e Italisë! Po 100 trimat të UÇK që kishin ardhur për stërvitje në Dajt e Belsh të Elbasanit, kush i përzuri dhe disa prej tyre i futën edhe në burg. Mes tyre dhe Heroin Adem Jasharin. Po makinën ushtarake serbe të Millosheviçit kush e furnizoi me naftë e armë? Sali-Serbi! Po oficerët e UÇK-së kush i paditi si kriminel? Luli i Vocërr e Argita (Sllobodanka)!

Sala dhe Luli i thonë Ramës “kriminel”. Po kush i vrau më 2 Prill në Shkodër katër të rinj mes tyre konkurentin Arben Broci? Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Ali Spahia me urdhër të Salës dhe porosi të UDB-së! Më pas biznesmenin shqiptaro-maqedonas R. Hoxha, A. Hajdarin, Trebickën deri te S. Olldashin si konkurentë të Lulit. Kush i vrau, Salihu-serbi dhe Luli i Vocërr. Edhe 4 qytetarë të pafajshëm në Bulevard. Atëherë kush janë kriminelët një mijë herë më kriminelë se ato të diktaturës komuniste. Serbi Salihi janë Salihi e Luli i Vocërr. Ndaj demokratë të nderuar ku nuk jeni pak që nga lëvizja studentore bëni çmos me çdo mënyrë, largoni dhe jepjani drejtësisë këta dy kriminelë dhe formoni një Parti Demokratike se i duhet Shqipërisë, sepse drejtuesit aktual të PD nuk duan demokraci, nuk duan Europë. Ato vetëm duan  anarshi, rrëmujë, sharje, shpifje. Unë si qytetar i moshës së tretë, por që jetova dy sistemet, po vërtetoj se ikëm nga shiu dhe ramë në breshër! Si mund të lihen të lirë keqbërësit dhe kriminelët 28 vite (kur do të bëhesh moj Shqipëri! Faik Konica). O zot, o Zot, ruajna Shqipërinë nga shqiptari!

Nga Kongresi i PD më pëlqeu vetëm kundërshtimi për të ngritur bustin e Pjetër Arbnorit. E kam njohur kur unë kryeja disa punime në burgun e Burrelit. Ai ishte spiun i sigurimit. Raportonte të burgosurit! Vetë ishte dënuar për pederast e shpërblimin e  mori si i dënuar politik! I bëj thirrje zonjës Arta Marku dhe Ministres së drejtësisë të hapin dosjet e spiunëve e kriminelëve të dy sistemeve. Po kleriku Kirill rus çdo në Shqipëri apo e ka ftuar Ilir Meta për t’u mbështetur tek Rusia e Putinit për të shpëtuar nga bëmat e tij me floririn dhe me lobimet. Ky xhest, pra ardhja e rusit, e dëmton Shqipërinë në marrëdhenjen me Europën e SHBA e Gjermaninë. Nuk e kuptoj si u zgjodh president një person i një partie familjare me gjithë ato prapësi ndaj shqiptarëve?

Europën e kemi këtu në Shqipërinë tonë. Po ne shqiptarët kemi 28 vjet që na ka hyrë lufta ndër veti! U çudita kur në Tiranë s’u ngrit asnjë flamur për 1 Majin në respekt të 40.000 të rënëve punëtore në Çikago të Amerikës dhe në gjithë Botën? Kur do ta gjejmë lirinë e demokracinë ne shqiptarët?!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here