Kreu Sociale Gati fillimi i e spitalit të ri në QSUT, investim 14.4 mln...

Gati fillimi i e spitalit të ri në QSUT, investim 14.4 mln euro

107
0

Një spital i ri 7 katësh i sëmundjeve të brendshme do të ndërtohet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, projekt i financuar nga kredia e Banka e Këshillit të Europës të përfituar nga Qeveria Shqiptare.

Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u firmos kontrata për ndërtimin e spitalit të ri nga Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu dhe z. Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO.

Loading...

“Finalizuam një fazë shumë të rëndësishme të firmosjes së kontratës së dytë të projektit që modernizon Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, për ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri të sëmundjeve të brendshme, një spital bashkëkohor që do të ofrojë një standard të ri shërbimi për qytetarët”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu pas firmosjes së kontratës.

Spitali i ri, një investim prej 14.4 milion euro do të ndërtohet nga themelet brenda ambienteve të QSUT, ku do të përqendrohen të gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme (të 6-katëshit aktual) duke filluar nga kardiologjia, hemodinamika, nefrologjia etj. si dhe do të bëjë bashkë shërbimin e mjekësisë interne, alergologjisë, të cilat së bashku me shërbimet ekzistuese do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve interne.

Vendndodhja e spitalit të ri është  pas spitalit ekzistues të ndertuar në fazën e parë të masterplanit të QSUT-së. Lidhja me të me ura në të gjitha nivelet, do të sjellë edhe integrimin e shërbimeve me njeri-tjetrin, duke bërë kështu të mundur centralizimin dhe optimizimin e shërbimeve, uljen e  kostove dhe shfrytëzimin më të mirë të burimeve njerëzore. Ambienti lidhës ndërmjet dy spitaleve do të përdoret për pritjen e vizitorëve dhe pacientëve ambulator.  Ky spital do të jetë me 7 kate, nga të cilët një nëntokë dhe me dritë natyrale në ambientet e brendshme.

Gjithashtu për një organizim dhe funksionim më të mirë të shërbimit të urgjencës, me ndërtimin e këtij spitali të ri, Shërbimi i Urgjencës do të transferohet në godinën e re me hyrje nga rruga e Dibrës, duke krijuar kështu lehtësi në lëvizjen e autoambulancave.

Ky projekt madhor parashikon gjithashtu edhe krijimin për herë të parë të një spitali ditor brenda kësaj strukture, me 60 shtretër, i cili do të reduktojë shfrytëzimin e shtretërve dhe do të ulë kostot për trajtimin e pacientëve që nuk kanë nevojë për hospitalizim.

“Bashkë me ndërtimin e strukturës së re të Kirurgjisë së Përgjithshme, vendosim një standard të ri shërbimi në QSUT, me dy spitale moderne, një investim prej 25 milion euro që do të rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend”, tha Ministrja Manastirliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here