Home Sport Tirana përgatitet për Superioren

Tirana përgatitet për Superioren

42
0

Tirana ka filluar të mendojë për merkaton. Edhe pse nuk ka ende emra konkretë, e aq më pak negociata, bardheblutë i kanë idetë e qarta për Kategorinë Superiore. Pjesa dërrmuese e grupit do të qëndrojë, megjithatë largimet janë të pashmangshme. Madje, edhe vetë Ze Maria dy ndeshjet e fundit i ka shfrytëzuar pikërisht për këtë kauzë, për të vënë në provë ata që nuk kishin marrë shumë minuta. Domosdoshmëri për afrime ka në të gjitha repartet, por paraprakisht duhet thënë që trajneri mendon që drejtuesit duhet të operojnë për të afruar dy qendërmbrojtës me përvojë, një qendërsulmues, një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor qendre.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here