Home Aktualitet Një sezon turistik me më tepër pastërti, siguri e mundësi argëtimi

Një sezon turistik me më tepër pastërti, siguri e mundësi argëtimi

35
0

Sezoni turistik i këtij  viti do të jetë me shumë më tepër pastërti, siguri e mundësi argëtimi, por duhet që edhe qytetarët e bizneset të jenë kontributorë të rëndësishëm në suksesin e tij. Ky ishte apeli që Kryeministri Edi Rama drejtoi sot nga Shëngjini, aty ku qindra të rinj, qytetarë dhe biznese iu bashkuan operacionit për pastrimin e plazheve. Me patronazhimin e të gjithë ministrave të shpërndarë në territor, por dhe me mbështetjen e sipërmarrjeve, si dhe të afro 1 mijë të rinjve, ky aksion synon jo vetëm pastrimin fillestar të zonave turistike, por edhe të garantojë pastërtinë e vijës bregdetare përgjatë gjithë sezonit.

“Sot kemi filluar me pastrimin e 2 kilometrave të kësaj zone deri në Kune dhe sëbashku me Ministrinë e Arsimit do vazhdojmë çdo javë me një plan, duke ngritur shtabe ku sipërmarrësit janë të gatshëm të kontribuojnë në pastrimin e plazhit në mënyrë sistematike,” u shpreh ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Loading...

Vetë sipërmarrësit e kanë mirëpritur ftesën e qeverisë për të bashkëpunuar për një sezon turistik me shumë më tepër pastërti.

Duke falënderuar sipërmarrësit për kontributin e tyre, Kryeministri Rama u shpreh se qëllimi kryesor i këtij aksioni është jo vetëm garantimi i një sezoni të pastër, por dhe ndërgjegjësimi ndaj mjedisit dhe natyrës si aseti më i rëndësishëm i Shqipërisë turistike. “Ajo që ne po përpiqemi shumë të bëjmë për këtë sezon është që jo vetëm t’i pastrojmë paraprakisht, por edhe të garantojmë pastërtinë gjatë gjithë kohës. Kemi bërë dhe një patronazhim me ministra që janë të ndarë në territor për të ndihmuar dhe koordinuar forcat e aktorëve të ndryshëm dhe besoj që do jetë një sezon shumë më i pastër se asnjëherë më parë, sepse kemi dhe një trupë me rreth 1 mijë të rinj që do të jenë të përfshirë në të gjithë sezonin për të sensibilizuar, për të penguar atë inercinë e tmerrshme të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend. Plus kësaj ka dhe komponentë të tjerë sezoni që nuk i ka pasur përpara, me festa lokale, me aktivitete sportive, me aktivitete artistike etj..”

Përsa i përket sigurisë përgjatë sezonit turistik, Kryeministri shtoi se “kemi bërë një plan shumë të detajuar, duke filluar që nga koordinimi i të gjithë hoteleve me Policinë e Shtetit dhe deri tek zhurmat që janë një problem i tmerrshëm që këtë vit do ta zbusim shumë, plus këto mjetet e ujit për t’i sistemuar.”

Ministra e Arsimit Lindita Nikolla tha se mbajtja pastër e mjedisit do të jetë një komponent i rëndësishëm i orëve komunitare në shkolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here