Kreu Opinion Balancimi midis Lulit e Saimirit dhe shefave të tyre

Balancimi midis Lulit e Saimirit dhe shefave të tyre

152
0
MBLEDHJE E GRUPIT TE PD - Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, pak ore para nisjes se seances se pare parlamentare per vitin 2016./r/n/r/nMEETING OF DEMOCRATIC PARTY - Former Prime Minister Sali Berisha and Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Lulzim Basha dhe Sajmir Tahiri, të dy ish-ministra të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Luli nga PD-ja dhe Saimiri nga PS-ja. Kush i emëroi? Lulin e vendosi plakushi Salih, arsyeja se Ai punoi me dashamirësi me Argitën, vajzën e Saliut për tre vite në Prishtinë dhe Kosovë duke plotësuar dosjet e oficerëve të UÇK “si kriminelë lufte” dhe merrnin nga dy rroga prej milionash nga Beogradi dhe nga Kosova. Për hatër të vajzës së Tij, Saliu e gradoi Ministër Transporti. Punën më të madhe e filloi në Rrugën e Kombit, Durrës-Morinë me investime me miliona apo miliarda Euro. Gjatë punës, duke transportuar paratë me një torbë të stërmadhe, për bela kishte harruar pa i lënë në objekt 230 milion Euro dhe kur u kthye në Tiranë i tregoi vetëm Salihit! Por, Ai i tha: mos kij gajle, po deshe më qera edhe mua me sa të duash ti! Dhe Luli aty për aty, hapi torbën dhe i dha shefit të tij, por me konditë që askush të mos e dinte, i tha Saliu. Ndaj Saliu e pyeti Lulin: a di të vjedhësh? Po. Po a di ti fshehësh? Jo. Atëherë s’ditke as  të vjedhësh dhe do të zbulojnë. E vërteta doli nga inventari i punimeve të rrugës se Luli kishte vjedhur 230 milion Euro për vete dhe shefin e tij.

Salih serbi e shpërbleu Lulin duke e caktuar ministër të Jashtëm, meqenese kishte bërë shkollë e krushqi në Hollandë. Luli, me dëshirë dhe me kurajo, u lidh me qeverinë greke duke i shitur qindra kilometra nga Deti Jon, i pasur me naftë e gaz ku dhe mori disa miliona. Marrëveshjen e shitjes e bënë me dokument, me dy vula në vitin 2009, Luli dhe Saliu dhe milionat e shitjes i ndanë mes tyre! Për trimëritë si ministër i jashtëm, Saliu e gradoi general ministër të Brendshëm! Kur opozita doli në protest para Kryeministrisë, Saliu urdhëroi Lulin dhe Luli gardistët brenda Kryeministrisë të hapnin zjarr kundër protestuesve duke vrarë 4 qytetar e dhjetra të plagosur. Për t’u dukur si trim, bëri dhe lobimin amerikan dhe-rus. Këto janë disa nga trimëritë e Lulit të Vocërr. Por s’mbarojnë me kaq! PD me dirigjent dhe agjentin plakush Salihin, deshën të kopjonin e imitonin Kristofor Kolombon që zbuloi Amerikën dhe këta zbuluan ”drogaxhiun ose kolumbianin shqiptar” Sajmir Tahirin, ish ministër i Brendshëm i Rilindasve. Por, historia flet ndryshe për të vërtetën. Dihet nga shqiptarët se në vitin 1946, u bë reforma agrare dhe qeveria e E.Hoxhës ua mori tokat bejlerëve e agallarëve dhe ua dha fshatarëve të varfër. Si në të gjithë Shqipërinë, kjo reformë u zbatua dhe në krahinën e Lazaratit.

Loading...

Saliu mbaroi shkollën për mjek dhe e emëruan në spitalin e Tiranës. Pasi mbarimit të shkollës, ai kërkoi të hynte mnë Parti. Kërkesa e tij iu dërgua Sigurimit të Shtetit, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurimit, Zef Lokës. Ky i fundit, e dërgoi në Tropojë tek Kryetari i Degës së brendshme Idriz Shehi, i cili e solli përsëri në Tiranë Saliun, tek Zefi  duke e pyetur: a e do Partinë? Po, po dhe sh.Enver i dua shumë dhe jap jetën për ata! Atëherë lexo e firmos akt-betimin. Po, po, dy firma. Qysh sot, je agjent i sigurimit dhe me që je mjek, pseudonimin yt është “Penecilina”. Hyri në parti dhe u rrit deri sekretar Byroje i spitalit të Tiranës. Sigurimi serb kërkoi një intelektual nga Veriu i Shqipërisë dhe gjeti Salihin me gjak serbi duke e bërë agjent të UDB me pseudonimin “Bisturi”.

Salih serbi, me shumë vullnet u shërbeu antarëve të byrosë politike të kryesuar nga E.H., u merrte kampionët e analizave, feçe, urinë deri thonjtë dhe i dërgonte në Austri dhe ju binte përgjigjet. Si shpërblim, Enveri i dha tokat shtetërore të Lazaratit duke i regjistruar në kadastër në emër të Saliut. Por, kur u ndërrua sistemi, i hynë në punë ato toka dhe ai si ish komunist, vajti në Kubë tek Fidel Kastro, sek. KQ PK Kubaneze dhe mori farë droge, kanabisi, e mbolli gjithë Lazaratin, punësoi simpatizantët e PD-së dhe mori miliardat nga shitja e drogës në Europë e më gjërë. Kjo ishte kooperativa bujqësore e bashkuar e Salih serbit në Lazarat që e beri Shqipërine të quhej Kolumbi! Po trimi i Ali Pashë Tepelenës, Sajmir Tahiri me policinë trime, e asgjesoi drogën në gjithë Lazaratin e deri në Malësinë e Madhe në Shkodër me ndihmën e aviacionit Italian. Por rojet e drogës të Salës në Lazarat, duke iu përgjigjur policisë së shtetit me armë, vranë një oficer policie.

Sali serbi, Luli i Vocërr dhe kukuvajka Kryemadhi, deklaruan se “zbuluan“ Amerikën si Kolumbi, zbuluan Sajmir Tahirin dhe gati një vit në çdo tubim, mbledhje, Kuvend dhe në çdo media të shkruar e televizive, nuk pushuan duke përmendur emrin e S. Tahirit. Edhe natën në ëndërr u shfaqej trimi tepelenas duke “trafikuar drogë”?! Por Ai s’e prishi terezinë, vetëm bëri durim 6 muaj dhe ua plasi në fytyrë të gjithë shpifësve të cilët nuk kishin asnjë argument e fakte konkrete. Ata, tani që Tahiri dorëzoi mandatin, e ka kapur frika të gjithë opozitën: Saliun, Lulin, Metën, Monikën e lakejt e tyre. Drejtësia vonon, por nuk harron. Opinioni le t’i verifikojëë dhe balancojë dy ministrat e Brendshëm: Lulin e Vocërr dhe Sajmir Tahirin për bëmat e tyre. Tahiri jua la dopio gjashtën në dorë opozitarëve, të cilët çirreshin në Parlament e kudo.

Dhe së fundi, dhuna ndaj veteranëve të Luftës dhe ndaj simpatizantëve të Komandantit të Luftës së Dytë Botërore, E. Hoxha ishte e parapërgatitur nga Partia Demokratike, e udhëzuar nga ish hyzmeqari komunist i byrosë politike të PPSH, Sali Berisha e “djali i tij” politik, Luli i Vocërr, të cilët nxitën disa rrebel e rrugaç ku treguan, vepruan e ushtruan dhunë fizike ndaj të moshuarve. Luli i Vocërr, deklaroi se do të ndalojmë e asgjesojmë çdo simbol të komunizmit dhe atëherë, Ai do të mbaj përkrah simbolet e fashizmit që na pushtuan!

Po prindërit e të afërmit e tij që i kanë shërbyer komunizmit, si do të veprojnë me to? Po “babai” politik i tij që mban në xhep akoma tesërën e kuqe të PPSH, Salihi, si do të sillet me Sali komunistin? Turp o Lul, turp e faqe e  zezë, për ty dhe partinë qe ti drejton!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here