Home Sociale Ulliri, pasuri dhe krenari kombëtare

Ulliri, pasuri dhe krenari kombëtare

72
0

Ulliri, pasuri dhe krenari kombëtare

Mukje 27.04. 2018

Loading...

Nga HAKI KOLA

Ashtu siç ka biodiversitet të pasur, Shqipëria ofron dhe shumë surpriza, një nga të cilat është druri me të cilin natyra e ka bekuar Shqipërinë, e duket se nuk është se i kemi bërë hyzmetin e duhur, për t’u njohur me të dhe ndoshta për t’a përdorur edhe si një objekt për agroturizmin. Shqipëria ka si Ministri Bujqësie, ashtu edhe kulture, por ka edhe agjenci për zhvillim rural dhe të bujqësisë. Vlerat e Ullinjve të Mukjes, unë i shoh si pasuri e krenari kombëtare të Shqipërisë, ç’ka dëshmojnë për një investim të gjeneratave shumë të hershme, e njëkohesisht sjellin tek ne një kulturë të lashtë pune, që na e pasuron historinë e trashëgiminë e kulturës bujqësore. Eshtë e paimagjinueshme që asnjë institucion shqiptar nuk ka tentuar ta propozojë këtë pasuri të jashtëzakonshme mesdhetare për ta cilesuar si vlerë ndërkombëtare e të jetë nën kujdesin e UNESCO, siç është bërë për vlerat shumëshekullore të Beratit, Gjirokastrës apo vlerat e gjithanshme të biodivesitetit e pejsazhit për Rajcën. Ndoshta më mungonin formacioni, por nuk di të ketë ndonjë hapsirë për të aplikuar për ndonjë projekt për të studjuar publikuar e rehabilituar Ullinjtë e Mukjes, një fshat që përbën një Ballkon të mrekullueshëm për ta vëzhguar, shijuar e zbukuruar ultësirën perëndimore, e që mbart vlera të jashtëzakonshme, me Ullinjtë që ka e mban.

Nuk e di, por nuk kujtoj të jetë përmendur emri i Mukjes ne 100 fshatrat që janë shpallur si prioritet për zhvillimin e turizmit në këtë mandate të qeverisë, në kohën që potencën ia ka falur si natyra, ashtu edhe përkushtimi, dija këmbengulja e investimeve i gjeneratave të mëparshme, në çdo drejtim që të arsyetosh. Ka fjalë që këto ullinj trashëgohen në Mukje që nga koha e Heroit tonë Kombëtar, Skenderbeut, por akoma nuk ka ndonjë angazhim për të bërë analizën e rritjes apo të potencialit për zhvillim të kësaj zone të këtij monumenti të jashtëzakonshëm që nëse do të bëhej pjesë e mediave, kurikulave të Universiteteve si dhe të një jetesë të begatë të banorëve, ç’ka do të na bënin krenar, për vlera që bashkëjetojnë e degradohen nga indiferenca e mosnjohja e politikbërësve. Eshtë një spontanitet që të tremb, pasi kur reflekton kujtohesh që kështu nga harresa kemi mbetur pothuaj pa trashëgimi, si kështjellat, apo trashëgimi të tjera arkeologjike e deri tek rrezikimi i kishave që mbartin vlerat e jashtëzakonshme të artit, si pikturat e Onufrit e të tjera vlera të trashëguara që jetojnë si jetimët e harruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here