Home Opinion Pse qeveria duhet të vazhdojë procesin e reformave në fushën e pyjeve

Pse qeveria duhet të vazhdojë procesin e reformave në fushën e pyjeve

289
0

Ekonomia pyjore gjatë gjithë këtij tranzicioni të gjatë ka pësuar shumë dëmtime si në fushën ekonomiko-mjedisore ashtu edhe institucionale. Disa nga faktorët përmendim:
Reforma jo të studiuara dhe afatshkurtër. Ndryshime strukturore të shpeshta e jo të bazuara. Pronësia në pyje ende e papërcaktuar. Roli dhe kompetencat e aktorëve jo të qarta. Moszbatimi i ligjeve dhe mangësitë që ato kanë patur. Investimet e pamjaftueshme per zhvillimin e sektorit.
Mëgjithse keto që në vitet e para te tranzicionit, qeveritë kanë ndërmarrë disa reforma për decentralizimin dhe zhvillimin e sektorit te pyjeve në Shqipëri.
Në vitin 1992 (dt. 23/10), miratoi Ligjin Nr.7223 “Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjorë”. Baza juridike e këtij ligji ishte pronësia mbi pyjet ku përkufizohej në :
1-Pyje shtetëtore. 2-Pyje komunal dhe 3- Pyje private.
Pyje komunal janë pyje me një sipërfaqe 0.4 deri 1 ha, te cilat mund t’ju jepen në përdorim familjeve me banim në fshat.
Në zbatim të këtij ligji, Ministria e Bujqësise miratoi rregulloren 308 dt, 26/01/1996, “për kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale për përdorim dhe administrim”. Në këtë rregullore përcaktoheshin kriteret dhe procedurat për kalimin e pyjeve dhe kullotave në përdorim dhe pronësi të komunave. Objekt i qeverisë shqiptare ishte kalimi në përdorim të komunave dhe të fshatrave i 40% te sip. të pyjeve dhe 60% te sip. kullosore.
Ne vitin 2000 (dt.31/07) baza ligjore u pasurua me ligjin nr. 8652 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, (Per transferimin e pronave të patundëshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore) i ndryshuar disa here. Strategjia e kësaj baze ligjore kishte si qëllim konceptin e “Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve dhe Kullotave Komunale”.
Prandaj për përdorimin dhe menaxhimin e pyjeve nga banorët lokal ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin udhëheqës te komuniteteve lokale, për zbatimin e këtij qëllimi u krijuan SHPPK në një nivel komune dhe me vonë Federatat Rajonale dhe ajo Kombetare me konceptin e ri të “Menaxhimit të Qëndrueshëm te Pyjeve dhe Kullotave Komunale”.
Ne vitin 2004 (dt.23/04), u miratua VKM nr. 274, “Strategjia per Zhvillimin e Sektorit te Pyjeve dhe Kullotave ne Shqiperi”.Pikat kryesore të kësaj strategjie ishin;
a-Vazhdimi i procesit të transferimit te pyjeve dhe kullotave tek organet e qeverisjes vendore drejtë kalimit te komunitit të të drejtave te plota mbi pronesine dhe përdorimin.
b-Përfundimi i kalimit te 40% të fondit pyjore dhe 60% të fondit kullosore në përdorim dhe administrim të NJQV.
c-Organizimi i strukturave për shërbimin këshillimor veçanarishte të pylltarisë komunale.
d-Nxerrja e rregulloreve duke përcaktuar statuset për rolet dhe përgjegjësite, të drejtat dhe detyrat e të gjitha strukturave lokale dhe qëndrore për menaxhimin e qëndrueshem te pyjeve dhe kullotave etj.
Ne vitin 2005 (dt.04/05) u miratua ligji i ri,“Per pyjet dhe shërbimin pyjore”, (i ndryshuar ne vitin2007). Ky ligj synonte të mbante parasysh kushtet e reja te krijuara dhe ndryshimet e ndodhura gjate këtyre 13 viteve të tranzicionit në qeverisjen e pyjeve, sidomos përvojen në kalimin e pyjeve në përdorim komunal si tek fshati, përdoruesit tradicional dhe menaxhimin e tyre nga Shoqata te krijuara në çdo njesi vendore. Megjithë ndryshimet që bëri ky ligj, nuk i dha zgjidhje strategjike dhe afatgjata problemit të pronësise së pyjeve, si për përdorimin e pyjeve dhe kullotat nga përdoruesit tradicional apo dhe sistemin e shërbimit këshillimore. Nuk qartësoi si duhet rolet e aktoreve.
Pronësine e pyjeve e ndau si me poshtë:
1-Fond pyjore në pronësi publike.
a-Pyje dhe toka pyjore në pronësi të shtetit.
b-Pyje dhe toka pyjore në përdorim apo pronësi te organeve të qeverisjes vendore.
2-Fond pyjore në pronësi private
Në vitin 2006 doli udhëzimi i ministrise se Bujqësise nr.619,“Për procedurat dhe dokumentacionin ligjore për vënien në përdorim të fondit pyjore dhe kullosore”.
Në vitin 2008 (dt. 09/01), qeveria miratoi VKM nr.22 “Mbi përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”.
Në vitin 2016 u miratua LIGJI Nr. 5/2016 “PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË PYJEVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik dhe privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit.
Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij ligji: a) shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri; b) rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor dhe kullosor, referuar legjislacionit në fuqi; c) shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve drusore.
Ne vitin 2016 (dt.08/06), pas reformes administrative te qeverisjes vendore, qeveria miratoi VKM nr. 433, “Per transferimin ne pronesi te bashkive te pyjeve dhe kullotave publike, sipas listave te inventarit aktualishte ne administrim te Ministrise së Mjedisit dhe te ish- komunavene pronesi te bashkive”.
Sot kemi te transferuara në pronesi të bashkive 80% të fondit pyjore dhe kullosore.
Të gjitha asetet që disponojnë drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor do t’u transferohen bashkë me stafin bashkive.
Bashkitë ngritën strukturat përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave në pronësi të tyre, duke ju referuar detyrimit të projektligjit, në të cilin përcaktohet sasia e punonjësve për sipërfaqe pyjore/kullosore në administrim si dhe pagesat e stafit teknik.
Po pregatitet projekt/ligji i ri për pyjet dhe kullotat dhe sipas degjesave me grupet e interesit. Ky projekt ligj po bën disa ndryshime në regres duke krahasuar me proçeset e deritanishme, sipas tij pyjet dhe kullotat mbeten pronësi shtetërore, (Parqet kombetare dhe zonat e mbrojtura ne pronesi te ministrise se Mjedisit dhe Turizmit dhe pjesa tjeter prone e NJQV, bashkive perkatese), nuk njihet roli menaxhues i shoqerise civile (Sh.P.P.K), nuk njhet dhe nuk mbështet roli i fshatit dhe i familjeve rurale që kontribojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të pyllit të fshatit dhe të familjeve tradicionale, nuk merret në konsiderate përvoja mbi 20 vjeçare e konsolidimit të traditës në zonat rurale për menaxhimin e pyllit dhe kullotes si dhe investimet e bëra nga B.B. dhe donator te huaj për thellimin e reformave institucionale në sektorin e pyjeve apo ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve dhe të strukturave lokale, ngritjen e modeleve mbi bazen e të cileve po realizohet procesi i decentralizimit të pronesise dhe i kopetencave tek komunitetet lokale për një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave.
Meqënëse qeverisja e majtë është nismëtare e shumicës së këtyre reformave në fushen e zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe kullotave si dhe mbron dhe mbështet interesat e grupeve shoqërore më të varfra siç janë banorët e zonave rurale pasi baza e jetese së tyre janë burimet natyrore pyjet dhe kullotat. Mendojmë dhe propozojmë që në politikat e qeverisë:
a-T’u legalizohet e drejta e pronesisë/përdorimit të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore bazuar në të drejtën tradicionale të këtyre banoreve brenda kufijve territorial të fshatit.
b-T’u njihet e drejta e zhvillimit ekonomik bazuar nga te ardhurat e produkteve dhe nënprodukteve pyjore (drute e zjarrit, bimet mjeksore si dhe produkte te tjera nga pylli).
c-Të mbështen me subvensione familjet bujqesore që kontribuojnë në shtimin e e sip. pyjore me drure me rritje te shpejte, si dhe zhvillimin e agroturizmit.
d-Të rregullohet me ligje roli i aktoreve lokale si; (ShPPK, F.R.P.etj), si përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të banorëve rural, si dhe ofruese e shërbimeve në ndihmë të tyre.

XHELAL SHUTI
Federata PPK Qarku Kukës

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here