Kreu Aktualitet Kryeministri Rama në shkollën profesionale Karl Gega

Kryeministri Rama në shkollën profesionale Karl Gega

126
0

Shkolla profesionale “Karl Gega” në Tiranë është kthyer në një model të arsimit profesional në vend. Rikonstruksioni i plotë dhe shtimi i ambienteve të reja do të bëjë të mundur që rritja e numrit të nxënësve, nga 700 në 1300, të mos krijojë mbingarkesë në klasë. Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte në shkollën “Karl Gega”, e cila mban emrin e një prej inxhinierëve më të njohur të shekullit të 19-të në Austri, me origjinë shqiptare.

Krahas rritjes së kapacitetit të shkollës, investimi më domethënës është bërë në pajisjen me bazë prodhuese dhe makineri për repartet e praktikave profesionale, të ndërtimit, gjeodezisë, mekanikës, automekanikës dhe përpunimit drurit. Synimi është që shkolla të kthehet në një qendër mutlifunksionale në shërbim të nxënësve, por edhe bizneseve. Kjo, sipas ministrit Ahmetaj, e kthen procesin e mësimdhënies në përputhje me standardet europiane, duke lidhur mësimin drejtpërdrejtë me prodhimin. “Një qendër multifunksionale, ku edhe studentët vetë të krijojnë dhe mësuesit të japin mësim por dhe bizneset të trajnojnë dhe punonjësit e vetë, pra, të kthehet në stilin e qendrës multifuknsionale që funksionojnë në gjithë vendet që kanë standard në kualifikimin teknik”, – tha ministri Ahmetaj.

Loading...

Zëvendësdrejtori i shkollës, Indrit Gorçe tha se shkolla ka vendosur një bashkëpunim të mirë edhe me zyrat e punës. “Kemi bërë një shkollë të re, një qendër multifunksionale që të mos i shërbejë vetëm shkollës sonë, nxënësit tonë, por të kemi dhe bashkëpunim me zyrat e punës që të sjellim ata persona që thonë nuk kemi zanat, nuk kemi kualifikimin e mundshëm dhe t’i kualifikojmë”, – tha Gorçe.

Duke apeluar të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional si rruga më e sigurt që i lidh me tregun, Kryeministri Rama theksoi se në shkollat profesionale jo vetëm mund të trajnohen punëtorët e bizneseve, por edhe individë të cilët marrin ndihmë ekonomike, pa kualifikimet e duhura. “Ne duhet të fuqizojmë shumë shkollat profesionale. Ajo që është më e rëndësishmja është që kanë filluar ta kuptojnë dhe kanë filluar të interesohen realisht. Tani problemi është që kërkesat na përballin me nevojën për të rritur, fuqizuar infrastrukturën, por tjetra që është e rëndësishme është se kanë filluar të kuptojnë dhe që nuk është thjesht çështje që bëhen hidraulik, apo marangoz, apo elektricist dhe shkojnë thjesht punonjës, mund të bëjnë dhe një biznes të vogël dhe pastaj fillojnë zhvillohen. Në Gjermani, pjesa më të madhe e atyre që janë në biznes të vogël vijnë nga shkolla profesionale”, – tha Kryeministri Rama.​

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here