Kreu Ditar Mine Peza, dëshmore e parë në Tiranë

Mine Peza, dëshmore e parë në Tiranë

160
0

-Me rastin e 76 vjetorit të rënies në krye te demonstratës që u zhvillua në burgun e Tiranës, për të liruar djemtë e vajzat e burgosura nëpër burgje, të cilët do t’i internonin në Itali-
S’tremben nënat shqiptare, as vajzat arbërore nga plumbat e të shiturve, përpara çdo kërcënimi ato qëndrojnë të patundura. Të tmerruar nga lufta e gjithanshme që bënte populli ynë, me qëllim që të trembnin njerëzit e thjeshtë fashistët kishin vendosur që bijtë m ë të mirë të vendit, të cilët i kishin hedhur nëpër burgje, t’i internonin jashtë Atdheut.
Lidhur me këtë vendim kriminal të fashistëve, Komiteti Qarkor i Partisë për Tiranën, mori vendim për organizimin e një demonstrate, proteste para dyerve të burgut. Këtë detyrë Partia ua besoi grave dhe të rejave të qytetit të Tiranës.
Ishte e enjte, 17 Shtator 1942. Qëllimisht u vendos që demonstrata të bëhej ditën e enjte, pasi ajo ishte dita e takimit me të burgosurit dhe njëkohësisht edhe ditë pazari, kur fshatarët e rrethit të Tiranës vinin në qytet. Kjo do të ndihmonte për përhapjen e lajmit mbi demonstratën dhe, sigurisht, do të kishte pasojat e veta për nxitjen e luftës së popullit për liri.
Sipas njoftimit, në orën katër pasdite, gra e vajza u grumbulluan para burgut nga drejtime të ndryshme. Ishin gra e vajza të thjeshta, të varfra, punëtore, shtëpiake, nxënëse shkolle, etj. Të gjitha i bashkonte urrejtja kundër armiqve e tradhtarëve, revolta kundër vendimit kriminal që kishin marrë fashistët si dhe, dashuria e dhembshuria për bijtë e vëllezërit, të afërmit dhe të njohurit, për bijtë e nënës Shqipëri. Ato mezi prisnin rastin të shpërthenin. Dhe rasti erdhi: një shoqe kërkoi të takohej gjoja me të vëllanë që e kish të burgosur. Gardiani nuk e la, pasi nuk kish autorizim. Ajo, pa ja zhgjatur, u drejtua drejt derës së burgut. Roja u munfua ta ndalonte, por s’mundi.
Në këtë kohë atij i erdhi në ndihmë gardiania. Shoqja jonë e shtyu gardianën dhe e rrëzoi përdhe. Ky qe preteksti i fillimit të demostratës. Gratë e vajzat, të cilat deri tani mezi ishin përmbajtur, shpërthyen menjëherë, u përleshën me xhandarët e karabinierët duke thirrur: “Poshtë fashizmi!”, “Na i lironi djemtë e vëllezërit tanë, mos i çoni në Itali!” Buçiste burgu brenda nga kënga e të burgosurve dhe jashtë nga demostrueset. Fashistët, të ndodhur ndërmjet tyre si midis dy zjarresh, në fillim u çorientuan, pastaj forcuan rojet, dhe, më në fund, filluan të qëllojnë mbi demostrueset. Gratë, megjithëse pa armë, vazhdonin të thërrisnin e të përlesheshin me fashistët e tradhëtarët.
Autoritetet e burgut njoftuan menjëherë prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin, i cili nuk vonoi të vinte në vendin e ngjarjes. Ai, i xhindosur nga kjo ngjarje që nuk e priste, urdhëroi të ndalohej demostrata. Por, ajo jo vetëm nuk u shua, por mori zjarr akoma më shumë. Atëherë prefekti urdhëroi të shtinin kundër grave e vajzave. Dhe mitrolozi fashist filloi të qëllojë mbi to papushim. Plumbi i mallkuar fashist plagosi rëndë nënën patriote Mine Peza, Dëshmoren e parë për Tiranën.
Nënë Mineja ishtë grua patriote. Në demostratë kishte ardhur jo pse kish birin e saj të burgosur, por sepse kish bijte e Shqipërisë, të cilët ajo i quante si bijtë e saj. E plagosur rëndë, me plagën që i rridhte gjak, nënë Mijeka vazhdonte të thërriste: “Të poshtnit! Duan të na i çojnë çunat në Itali”. Mjaft shoqe, pjesëmarrëse active të demostratës, që mbanin Minen në duar, i mbyllën në një maqinë me fashistë e spiunë brenda dhe i çuan në kuesturë. Gjatë rrugës shoqet e arrestuara, megjithëse të mbyllura, i therrisnin popullit nga dritaret e makinës duke i treguar Mine pezës, që të shikonte me sytë e tij se ç’masakra po bënin fashistët, sat ë poshtër ishin ata.
Në kuesturë, trupin e saj, spiunët e përplasën në mes të çimentos, pa treguar asnjë kujdes. Vetëm në momentet e fundit të jetës së saj, atë e çuan në spital, por jo për ta shpëtuar nga vdekja, por për ta sjellë pak në vete, me qëllim që të nxirrnin ndonjë fjalë nga goja e saj. Fjalët e fundit të Mine Pezës qenë: “Të poshtnit, të shitunit tek fashistët! Rroftë Shqipnia e lirë”!
Mine Peza vdiq në spital. Kufomën e saj nuk e lanë ta varroste familja, por e varrosën në një vend larg që të mos i gjendej varri.
Partia e vlerësoi lart demostratën e grave, e cila shkatërroi planet e fashistëve për t’i internuar bijte e Shqipërisë në Itali. Në traktin e Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste për Tiranën thuhej:
“S’tremben nënat shqiptare, as tuten vajzat arbërore nga plumbat e të shiturve; përpara çdo kërcënimi ato qëndrojnë të patundura”.
Dhe krahas këtyre fjalëve në çdo skaj të Atdheut, u përhap kënga:
Ku kam vajzën, ku kam, djalin,/m’i kan fut në burg të zi,/far’ e fisin ma kanë tretun,/larg në ishuj n’Itali./Ah, ju muerët shpresën time,/mos m’i çoni n’Itali./Jo ata nuk kanë ba krime,/Për Atdhe s’deshën robni…
Lavdi e përjetshme për dëshmorët e Kombit tonë që dhanë jetën për popullin dhe Atdheun!
RESUL BEDO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here