Kreu Ditar Domosdoshmëri të rikujtohen ngjarjet historike shqiptare

Domosdoshmëri të rikujtohen ngjarjet historike shqiptare

186
0

Domosdoshmëri të rikujtohen ngjarjet historike shqiptare
Të gjithë brezat shqipfolës, kudo që ndodhen, kanë nevojë e domosdoshmëri të njohin historinë tonë ndër shekuj e miliona vite të ekzistencës së popullit tonë shqiptar. Jund të përmendim:
Beselidhja e Lezhës me ideator Heroin Kombëtar, Skënderbeun, i cili thirri e bashkoi të gjithë princat shqiptar për të mirën e Arbërit.
Lidhjen e Prizrenit, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit e çdo ngjyre;
28 Nëntorin 1912, ngritjen e Flamurit në Vlorë, me nismëtar Plakun e Urtë, Ismail Qemalin.
16 Shtator 1942, Konferenca e Pezës që hodhi themelet e Unitetit të shqiptarëve për Liri e Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit Italian. Iniciator ishte E. Hoxha dhe gjithë rrymat: nacionalist, legalist, komuniste, paria e vendit pa dallim feje, krahine e ideje.
Më 16 Shtator 2018, në Pezë ishte vetëm një ditë përkujtimore, por ishte edhe një festë e bukur. Unë, si çdo vit, isha pjesmarrës në përkujtimin e kësaj ngjajre tepër, tepër të rëndësishme ku kjo Konferencë dha e zbatoj kushtrimin për Çlirimin e Shqipërisë. Kam shkuar në këtë festë në orët e para të mëngjesit nga kurioziteti. Aty u bëra dëshmitar i zhvillimit të “festës”. Forcat e Rendit ishin në mbrojtje të qetësisë e rregullit, në gatishmëri të plotë. Makinat arritën me një trafik shumice. Qendra e Pezës filloi të mbushet me festues të të gjitha moshave nga Pionierë feri te veteran të Luftës Nacionalçlirimtare të veshur bukur. Pionieret ishin të veshur me kostume kombëtare të Tiranës dhe veteranët si për dasma ku në gjokset e tyre vesullonin Dekorat e trimërisë në Luftë. Gra e vajza veshur gjithashtu bukur duke kërcyer e kënduar me shumë këngë partizane, ku autoporlantët më zë të lartë ushtonin në gjithë Pezën këngët kushtuar Konferencës së Pezës dhe udhëheqësit të kësaj Konference.
Rreth orës 9-10 arritën dhe udhëheqës qendror si: nënkryetarja e Kuvendit z. Vasilika Hysi, ku dhe u prononcua me një fjalim domethënës e kuptimplotë për të pranishmit dhe për brezat e ardhshëm.
Deputeti Pandeli Majko ndër të tjera tha: “Burra ka dhe patur jo vetëm Veri e Jug, por dhe Shqipëria e Mesme. 76 vjet m ë parë, kur ekzistonin dy Shqipëri: njëra në okupim dhe tjetra këtu, në pezë, deklaroi Majko për këtë ditë shumëe historike të popullit tonë.
Bashkia e Tiranës bëri homazhe në Varrezat e dëshmorëve. Në fjalën e tij, Kryebashkiaku Veliaj theksoi: “Ne kacafytemi kundër njeri-tjetrit, të shpëtojmë Shqipërinë”. Bashkia organizoi aktivitete muzikore dhe panaire për ta kthyer Pezën në destinacion feste për të gjithë qytetarët. Velija theksoi gjithashtu rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarje dhe për brezat e ardhsëhëm. Kjo Konferencë është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët për të mos penguar njeri-tjetrin por për të punuar së bashku për progresin.
Komunistët kujtojnë me pankarta në duar komandantin e Përgjithshëm E. Hoxhën duke kënduar me zë të lartë këngë partizane dhe para lapidarit të babë Myslimit Partia Komuniste organizoi një tubim të mirëfilltë të kohës komuniste (e drejta e tyre), jemi në pluralizëm dhe Konferenca e Pezëës ishte pluraliste, pa dallim ideje, krahine e feje. Qëllimi ishte çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit fashist Italian dhe ia arriti qëllimit nën drejtimin e PK me Komandantin e saj, udhëheqës kryesor i Luftës. Në Shtator 1943, Italia Fashiste kapitulloi. Drejtues kryesor të Konferencës ishin: Enver Hoxha, Babë Myslimi, Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), Komandant çete partizane, Haxhi Lleshi, komandant çete, Ymer Dishnica, Koço Tashko, Ramadan Çitaku (Baca Kosovar), Mustafa Gjinishi, nako Spiru, Abaz Kupi, Miladin Popoviç, Nexhmije Xhuglini. Enveri mbante një çantë që dukesh e fryrë, në të cilën mbante bomba dore një dorë në nagant njëzeteshe dhe një nagant në brez e shënime dhe dokumente. Kur filloi Konferenca, fillimisht u këndua Himni i Flamurit, të gjithë u ngritën në këmbë. Më 16 Shtator edhe M.Shehu, Liri Belishova etj. etj. Një ndihmë të madhe për mbledhjen e Konferencës së pezës kish dhënë gazeta “Zëri i popullit” e lindur në Gusht 1942. Ajo lëshoi kushtrimin e thirrje mbarë të gjithëve për çështjen e madhe: Çlirimin e vendit nga okupatori fashist (Edhe në Luftën e Dytë Botërore “Zëri i popullit” “luftoi” san ë një brigadë sulmuese me artikuj, me informacionet e saj në ndihmë partizanëve.
Opozita shqiptare nga asnjë parti e tyre nuk erdhën në Pezë. E çuditshme! Por ky xhest i pseudodemokratëve, dihet; ata mohojnë Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar e trimave partizanë që dhanë jetën në lule të rinisë. Këto ditë, deklarojnë se kanë bërë një document për në Kuvend që të hiqen gjithë simbolet e 45-50 viteve dhe emrat e rrugëve e titujt e dekoratat e dhëna nga regjimi i E. Hoxhës. E, sa poshtë kanë rënë! Deputeti, Doktori Tritan Shehu, deklaroi: të pushohet kryetari i Bashkisë së Tepelenës z. Peçi sepse i këndoi Komandantit me rastin e 75 vjetorit të Çlirimit të Tepelenës. Por, Peçi i kundërpërgjigjet Shehut: “Në Lushnje “të qerasën me presh” dhe ti duhet të vije në tepelenë, sepse të kanë dhënë votën si deputet i rrethit dhe, pot ë vije, do të “qerasnim” jo me presh, por me kastravec…! Edhe kryetari i të përndjekurve u çudit nga Peçi. Po ky zotëri përse është persekutuar? Sigurisht, ka shkelur ligjet e regjimit.
I shkrova këto rreshta ç’ka pashë e përjetova më 16 Shtator 2018 në Pezën heroikeë, një nga ngjarjet më kuptimplote dhe të lavdishme për mbarë popullin shqiptar dhe në veçanti për Pezën Heroike. Opozita, me ish presidentin Nishani e atë aktual meta, le të dekorojnë mercenarët, ballistët dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe duan t’u heqin dekoratat Heronjve të Luftës dhe të Punës së Shqipërisë…!
I bëj thirrje brezave të rinj, pasardhësit e veteranëve të Luftës e Punës të ndjekin shëmbullin e baballarëve, gjyshërve të tyre për mbrojtjen e Atdheut dhe ndërtimin dhe lulëzimin e Shqipërisë. Tradhëtarët e bijtë e tyre le të lehin, Shqipëria e patriotëve, në sulm përpara. Rini, duaje Atdheun tënd, Shqipërinë!
Qeshu Rini, qeshu, e ardhmja të takon ty! (Migjeni i Madh).
IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here